AKZM

Two calls for offers for Companies or Groups of experts

Two calls for offers for Companies or Groups of experts that are meant for the implementation of activities under the GEF/UNDP/GWP-Med Project “Enabling Transboundary Cooperation and Integrated Water Resources Management in the Extended Drin River Basin” which supports the Drin Coordinated Action (Drin CORDA), the Process for the implementation of the Drin MoU.

Call for Offers for the preparation of two Thematic reports of the Drin Transboundary Diagnostic. Analysis The Global Water Partnership – Mediterranean (GWP-Med) welcomes offers from Companies or Groups of experts for the preparation of the two following Thematic reports that will form part of the Drin Transboundary Diagnostic Analysis under the GEF/UNDP/GWP-Med Project “Enabling Transboundary Cooperation and Integrated Water Resources Management in the Extended Drin River Basin”:

Biodiversity and Ecosystems Socioeconomics. The Call for Offers and the Terms of Reference are available here. The deadline for submissions is by the 30th of November. Please address your offers to secretariat@gwpmed.org and vladimir.stavric@gwpmed.org.

Call for Offers for the Pilot Project “Multipurpose management of Skadar Lake vegetation through biomass collection and production of fuel briquettes in Montenegro - Phase 1” The Global Water Partnership - Mediterranean (GWP-Med) welcomes offers from Companies or Group of Experts for the

 realization of the Phase 1 of the Pilot Project “Multipurpose management of Skadar Lake vegetation through biomass collection and production of fuel briquettes in Montenegro” that will be developed in the framework of the GEF/UNDP/GWP-Med Project “Enabling Transboundary Cooperation and Integrated Water Resources Management in the Extended Drin River Basin”.  The Call for Offers and the Terms of Reference are available here. The deadline for submissions is by the 30th of November.

Please address your offers to secretariat@gwpmed.org and vladimir.stavric@gwpmed.org.

Call for Technical Support (local experts) for the preparation of the Drin Transboundary Diagnostic AnalysisThe Global Water Partnership - Mediterranean (GWP-Med)

Call for Technical Support (local experts) for the preparation of the Drin Transboundary Diagnostic AnalysisThe Global Water Partnership - Mediterranean (GWP-Med) is seeking to hire experts from the Drin Riparians to provide technical assistance for the preparation of the following thematic reports that will form part of the Drin Transboundary Diagnostic Analysis. See below the necessary expertise per Drin Riparian. Interested experts are kindly requested to send their CVs tosecretariat@gwpmed.org andvladimir.stavric@gwpmed.orgby 23 November 2016.

Pollution. One expert for each of the following: Albania 
Kosovo 
Former Yugoslav Republic of Macedonia

Institutional and Legal setting. One expert for each of the following: Albania
Kosovo Former Yugoslav
Republic of Macedonia
Montenegro
Water-Food-Energy Nexus. One expert for each of the following:

Albania
Kosovo
Former Yugoslav

Republic of Macedonia
Montenegro
The preparation of the Transboundary Diagnostic Analysis is an activity implemented in the framework of the GEF Project. “Enabling transboundary cooperation and integrated
water resources management in the extended Drin River Basin” (GEF Drin Project) that supports the Drin Coordinated Action (Drin CORDA), the Process for the implementation of the Drin MoU.

Nis sot (BioNNA), Baza e të Dhënave Kombëtare të Biodiversitetit për Shqipërinë!

Nis sot (BioNNA), Baza e të Dhënave Kombëtare të  Biodiversitetit për Shqipërinë!

TIRANË, 21 Tetor, – Të dhënat kombëtare për biodiversitetin janë tashmë të vlefshme përmes faqes së internetit “Rrjeti Kombëtar i Biodiversitetit të Shqipërisë” (BioNNA). Ky është një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes së Shqipërisë për Natura 2000, duke siguruar që të dhënat e biodiversitetit të jenë të mbledhura sipas protokolleve standarde, të ruajtura ndër vite dhe në dispozicion të komunitetit shkencor, vendimmarrësve dhe planifikuesve, eko-turistëve dhe publikut të gjerë. Në këtë prezantim të pranishëm ishin Zv.Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu, Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej, Drejtoresha e Biodiversitetit dhe Zonave të Mbrojtura, pranë Ministrisë së Mjedisit, Klodjana Marika si dhe të tjerë përfaqësues të organizmave ndërkombëtare në vendin tonë dhe ekspert të fushës. “Deri tani ne nuk kemi patur një sistem dixhital të hedhjes së të dhënave të biodiversitetit. Kjo, jo vetëm për shkak të mungesës së burimeve financiare, por dhe mungesës së vizionit dhe një strategjie afatgjat. Organizimi i duhur i bazës së të dhënave të biodiversitetit dhe sigurimi i aksesit në të është e një rëndësie të madhe, pasi do të ndikoj drejt për drejt në hartimin e politikave dhe strategjive, vlerësimeve strategjike dhe identifikimin e prioriteteve, si në nivel kombëtar dhe në atë global“, tha Zv.Ministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu.

“Të dhëna mbi florën dhe faunën e egër në vendin tonë ka, por janë mbledhur në mënyrë sporadike dhe jo sipas protokolleve standarde. Tashmë, pas vendosjes së dy moratoriumeve, ai i pyjeve dhe gjuetisë, presim një pasurim të bidiversitetit dhe shtim të faunës së egër, por për grumbullimin e këtyre të dhënave, duhet ngritur një sistem elektronik dhe ky është sistemi BioNNA. Ndërkohë janë Rangers-at tanë që do të mbledhin në terren të dhënat dhe puna do të nis me trajnimin e tyre për njohjen e metodave dhe standardeve“, tha Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej.

Ndërsa Shqipëria zotëron një trashëgimi të pasur biodiversiteti, të dhënat përkatëse të biodiversitetit në formë digjitale janë ende të kufizuara. Me futjen e BioNNA situata do të ndryshojë tashmë, pasi ajo do të sigurojë organizimin e duhur të të dhënave të biodiversitetit dhe të aksesit të tyre. "Duke organizuar të dhënat përkatëse përmes BioNNA ne do të kontribojmë në hartimin e politikaveve dhe strategjive, vlerësimeve strategjike dhe identifikimit të prioriteteve të ndërhyrjes, si në nivel global ashtu edhe ne atë kombëtar", tha Andrea Ghiurghi, menaxher projekti të ECARO të IUCN së.

Kjo bazë të dhënash është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kombëtare për Zonat e MbrojturaAKZM) dhe Ministrinë e Mjedisit (MM) me qëllim sigurimin e një qëndrueshmërie afatgjatë të mbledhjes së të dhënave dhe analizave të biodiversitetit në Shqipëri. Kjo është një nga rezultatet e projektit të IUCN-së "Mbështetje institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri" financuar nga Bashkëpunimi Italian për Zhvillim. Kjo bazë të dhënash do të kontribuojë ne sinergji me  projektin e BE,  NaturAL, një nga objektivat e të cilit është fillimi i procesit për krijimin e rrjetit të Natura 2000.

Për më shumë informacion:

Andrea Ghiurghi, IUCN ECARO’s  Menaxher projekti, E: andrea.ghiurghi@iucn.org

Aleksandra Nikodinovic, IUCN ECARO, E: aleksandra.nikodinovic@iucn.org

Shënime për editorin:

Informacion rreth projektit:

Titulli: Mbështetja institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri

Shqipëria është një vend i pasur me diversitet biologjik dhe mbi një e treta e territorit të saj është e mbuluar me pyjet-vendbanimi i ujqerve, arinjve, rrëqebullit, derrit te egër dhe shumë llojeve të tjera te faunes se eger.

Megjithëse rrethuar nga pasuritë natyrore, shumë njerëz në Shqipëri luftojnë për të bërë me te miren per te veten e tyre. Një nga planet tashme të mire avancuara është shfrytezimi I  parqeve kombëtare të vendit dhe zonave të tjera të mbrojtura ne mbeshtetje te nevojave te popullsise, si dhe te vete natyrës. Bashkepunimi Italian për Zhvillim është duke bashkëpunuar me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) për të promovuar qasje të reja për menaxhimin e zonave të mbrojtura, për të treguar një gamë të gjerë të përfitimeve që komunitetet lokale dhe më gjerë do të mund të gëzojnë nga ekosistemet e mire ruajtura dhe mirë-funksionale . Projekti ka për qëllim të përfshijë në mënyrë aktive popullsinë lokale dhe influencimin e tyre ne të ardhmen e zonave të mbrojtura te  Velipojës dhe Shebenik-Jabllanicës, te trajnoje zyrtaret  në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe te rrise ndergjegjesimin për të ndihmuar qeveritë lokale dhe kombëtare për të shfrytëzuar më mirë potencialin natyror të këtyre zonave. Aktivitetet janë të mbështetura nga dy anëtarët e IUCN në Shqipëri: Instituti për Ruajtjen e Natyrës të Shqipërisë (INCA) dhe Shoqata per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

ëebsite i projektit: www.iucn.org/projectalbania

Broshura "Për një të ardhme të qëndrueshme"

https://www.iucn.org/sites/dev/files/import/doënloads/albania_brochure_eng_31_05_2012_ëeb_1.pdf

Rreth Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS)

Në njëzet vitet e fundit, Shqipëria ka ndërmarrë një rrugë të rëndësishëm drejt stabilizimit politik dhe ekonomik, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe rritje progresive ekonomike. Bazuar ne  këtë zhvillim politik dhe ekonomik, Kooperacioni Italian ka riformuluar programin e saj, duke synuar në këtë mënyrë kryesisht të mbështesi procesin e integrimit të Shqipërisë ne BE si dhe identifikimin e prioriteteve dhe strategjive për miratimin dhe zbatimin e acquis communautaire, sikurse thuhet në Protokollin e Ri te bashkepunimit dhe Zhvillimit  Italo-Shqiptare, 2014-2016. Për të nxitur zhvillimin social dhe ekonomik, Italia miraton një qasje multi-sektorial, zbatimin e projekteve që prekin disa fusha të ndërhyrjes. Bashkëpunimi italian aplikon si marevshjet dypalshe ashtu edhe ato shume palshe , mbështet në të njëjtën kohë projektet e OJQ-ve  dhe bashkëpunimin e decentralizuar. Agjencia italiane për Bashkëpunimin dhe  Zhvillim (AICS) siguron koordinimin e përgjithshëm, menaxhimin, monitorimin dhe raportimin e projektit. Ofron mbështetje teknike për aktivitetet dhe promovon koordinimin dhe sinergjitë me partnerët institucionalë dhe ndërkombëtarë shqiptare në këtë fushë.

www.italcoopalbania.org

Rreth IUCN

IUCN është një Union anëtarësimi unike i përbërë si nga organizata  qeveritare ashtu edhe ato të shoqërisë civile. Ajo ofron i organizatave publike, private dhe jo-qeveritare njohuritë dhe mjetet që mundësojnë ne te njejten kohe progresin njerezor, zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e natyrës. Krijuar në vitin 1948, IUCN tani është rrjeti mjedisor më i madh dhe më i shumellojshem ne bote botë, i cili mbledh njohurite, burimet e 1300 organizatave anëtare dhe 15.000 ekspertë. Ai është një ofrues kryesor i të dhënave të ruajtjes, vlerësimit dhe analiza. Anëtarësimi i saj i gjerë mundëson IUCN për të mbushur rolin e inkubatorit dhe besuar e praktikave më të mira, mjetet dhe standardet ndërkombëtare. IUCN ofron njëhapësirë ​​neutrale ku aktorë të ndryshëm, duke përfshirë qeveritë, OJQ-të, shkencëtarët, bizneset, komunitetet lokale, organizatat popujve indigjenë dhe të tjerët mund të punojnë së bashku për të krijuar dhe zbatuar zgjidhje për sfidat e mjedisit dhe për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm. Duke punuar me shumë partnerë dhe përkrahës, IUCN zbaton një portofol të madh dhe të ndryshme të projekteve të konservimit në të gjithë botën. Duke kombinuar shkencën e fundit me njohuritë tradicionale të komuniteteve lokale, këto projekte të punojnë për të rikthyer humbjen e habitatit, rivendosjen e ekosistemeve dhe për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve. Si një partner i projektit të Natyrës IUCN ofron mbështetje teknike në lidhje me zonat e mbrojtura, ngritjen e kapaciteteve, shikimit dhe komunikimit.

www.iucn.org/ecaro

Kush është AKZM

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Vendimi. Nr. 102, datë 4.2.2015, ka për qëllim menaxhimin, mbrojtjen, zhvillimin, zgjerimin dhe funksionimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në vendin tonë, që përbëjnë sot rreth 16% të territorit të Shqipërisë. AKZM menaxhon rrjetin e zonave të mbrojtura dhe rrjetet e tjera natyrore si Natura2000 sipas planeve të menaxhimit të hartuara. AKZM monitoron dhe inventarizon florën dhe faunën në këto zona, si dhe një aspekt shumë i rëndësishëm është gjenerimi i të ardhurave nga shërbimet ndaj të tjerëve. AKZM do t’i përdorë këto të ardhura për të investuar në po këto zona. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka një staf prej 274 persona, nga të cilët 20 në zyrën qendrore dhe 254 në Administrata Rajonale të Zonave të Mbrojtura.

www.akzm.gov.al

Ministri Koka: Qendra informimit në Parkun Shebenik-Jabllanicë edhe qendër edukimi për fëmijët e zonës. Merita kryesore për mbrojtjen e këtij Parku dhe rivitalizimin e tij i shkon banorëve të zones

Ministri Koka: Qendra informimit në Parkun Shebenik-Jabllanicë edhe qendër edukimi për fëmijët e zonës. Merita kryesore për mbrojtjen e këtij Parku dhe rivitalizimin e tij i shkon banorëve të zones

 

Ministri I Mjedisit z. Lefter Koka ishte sot në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë për të inaguruar “Qendrën e Vizitorëve në Steblevë”. Fondi për ngritjen e kësaj qendre rreth 130.000 euro financuar nga qeveria italiane përmes Cooperazione Italiana. Ky projekt u realizua nga Ministria e Mjedisit, AKZM dhe IUCN. Të pranishëm ishin edhe z. Andrea Senatori, Drejtori Cooperazione Italiana, deputetë të zonës, Kryetari i Bashkisë Librazhd si dhe përfaqësues nga pushteti vendor

Parku kombëtar Shebenik-Jabllanicë më i madhi në vend me sipërfaqe rreth 33,927.7 ha

do të ketë për herë të parë një qendër vizitorësh me standarde bashkëkohore. Qendra do të shërbejë si qendër informacioni për turistët vendas dhe të huaj si dhe vizitorë të ndryshëm, për të promovuar gjerësisht vlerat e këtij parku. Qendra  ka një muze  mbi  vlerat e parkut (herbare,foto, historike, kënd për traditat vendase, broshura,harta,fletëpalosje etj.).

Ministri i Mjedisit z. Lefter Koka në fjalën e mbajtur falenderoi dhe vlerësoi angazhimin e deputetit Taulant Balla për realizimin e këtij projekti. Në vijim të fjalës së tij ai tha: - “ Kjo qendër informimi do të jetë edhe qendër edukimi për fëmijët e zonës. Fëmijët do të jenë ambasadorët më të mirë të këtij Parku. Absolutisht merita kryesore për mbrojtjen e këtij Parku dhe rivitalizimin e tij i shkon banorëve të përkushtuar të zonës”.

Nga Librazhdi, Ministri Koka riktheu edhe njëherë vëmendjen tek bashkëpunimi i Ministrisë me shoqërinë civile: – “Nëse në Tiranë flet gjithkush për gjithcka këtu shohim krejt një tjetër situatë, mbushesh me optimizëm që mjedisi shqiptar mund të mbrohet. Lufta për mjedisin është një luftë e përditshme. Në 20 vite gjithkush e harroi. Por sot në këto 3 vite ne jemi bërë bashkë me shoqërinë civile e qytetarët shqiptarë për të përmbushur qëllimin e misionin tonë Mbrojtjen e Mjedisit”

Në fund, ai inkurajoi dhe vlerësoi Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura AKZM si institucion të ri të krijuar (2015) për punën e angazhimin e tyre në rivitalizimin e zonave të mbrojtura si atraksion për turizmin vendas dhe atë të huaj

Deputeti zonës Talulant Balla vlerësoi punën e shkëlqyer bërë në Ministri Koka, duke vlerësuar angazhimin e tij dhe menaxhimin me sukses edhe në Bashkinë Durrës disa vite më parë. Ai theksoi se Parku Shebenik-Jabllanicë është më i mbrojturi në Shqipëri falë punës së stafit të administratës së zonave të mbrojtura dhe vetë banorëve

Drejtori i Cooperazione Italiana z. Andrea Senatori siguroi mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë italiane në projektet e mjedisit që po ndërrmerr qeveria shqiptare

Në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë Agjencia e zonave të mbrojtura ka përfunduar planin e menaxhimit, ka rritur ndjeshëm monitorimin e plotë të hapësirës së parkut , ka përcaktuar 60 km shtigje te markuar dhe  300 km  të hedhura në GIS për turistë të huaj dhe vendas dhe ndërtuar 4  vend-pushime të vogla për vizitorët.

Është e rëndësishme të theksohet se kemi një rritje të ndjeshme të vizitorëve krahasuar me 2015 , 3400 vizitorë  në këtë park sot krahasuar me 1500 ne vitin e mëparshëm

Kemi rritje të ndjeshme të kafshëve të egra në këtë park , me rreth 30% të numrit total të tyre, falë moratoriumit të gjuetisë

Në këtë park është punuar dhe për përgatitjen e miniguidave natyrore. Janë zhvilluar trajnime me një grup të rinjsh, rreth 20 persona, banorë të zonave përreth, si dhe rreth 30 nxënës nga shkolla Rrajcë dhe Dorëz, të cilët janë quajtur dhe Ambasadorët e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Ministria e Mjedisit me AKZM kanë ndërrmarrë nismën e ngritjes të qendrave të tilla në disa pika strategjike të zonave të mbrojtura në Shqipëri.

Vetëm disa ditë më parë u inagurua Qendra e Vizitorëve Lumi Buna –Velipojë së bashku me Kullën e Vrojtimit .AKZM  po rikonstrukton 4 Qendra vizitorësh në parqet Kombëtare Dajt, Llogara, Divjakë-Karavasta, Theth dhe po rikonstruktohen 2 zyra Adzm në Qafë-Shtamë dhe Valbonë. Investimi si buxhet i qeverisë shqiptare për këto qendra  shkon në  110 milionë lekë të reja. 1 vit më parë u inaguruan dhe 2 qendra vizitorësh, në Prespë të Vogël dhe ne Prespë të Madhe me fonde të KfË.

Festa e Patates

Sot në ingagurimin e qendrës ishin të pranishëm edhe banorë të zonës për të festuar Festën e Patates. Deri më sot nuk është bërë i mundur certiifikimi i prodhimit dhe organizimi i pikave të shitjes në zonë. Patatja e Steblevës prodhohet në zonë me mikroklimën e shkëlqyer. Për këtë produkt bujqësor tokat janë të favorshme, sistemi vaditjes është përmirësuar ndjeshëm.

Kultivohen rreth 150 ha, duke siguruar prodhime të cilësisë së lartë deri 3000 ton në vit, është produkt organik,

Tregu e kërkon pataten e Steblevës dhe ajo ka “emrin” e saj në Durrës, Tiranë. Elbasan, Librazhd por tregtimi bëhet tek tregtarët ambulantë dhe jo në pika grumbullimi dhe pa patur çertifikatën e patates së Steblevës 

Inagurohet Qendra e Vizitorëve, Velipojë

Inagurohet Qendra e Vizitorëve, Velipojë

 

Përfundon rikonstruksioni i Qendës së Vizitorëve, Peisazhi i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, Z. Andrea Senatori, Drejtor i Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim/Cooperacione Italiane, Z. Boris Erg, Drejtori i Zyrës së Programit të IUCN të Evropës Juglindore, Z. Mauro Ghirotti, Kordinator Programi / MAECI, etj, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit. Rikonstruksioni i Qendrës së Vizitorëve Lumi Buna-Velipojë, kulla e vrojtimit si dhe të tjera elemente plotësuese të këtij Peisazhi të Mbrojtur janë realizuar nga Ministria e Mjedisit, AKZM, IUCN sipas projektit “Mbështetje Institucionale për menaxhimin e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri”, në një vlerë prej 80 000 euro, financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Cooperacione Italiane. Po me mbështetjen e projektit të IUCN-së është realizuar dhe rikonstruksioni i Qendrës së Vizitorëve të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanic si dhe i zyrave të Administratës së Zonave të Mbrojtura, Elbasan, të cilat kanë kushtuar rreth 130 mijë euro.

“Sot, fillon një proces i ri për Zonat e Mbrojtura. Ngritja e Qendrave të Vizitorëve ka qenë një prioritet i shkruar, i cili do të realizohet në muajt e ardhshëm. Synimi ynë është që të jenë funksionale 10 Qendra vizitorësh në 10 zonat më të vizituara nga turistët”, deklaroi Zamir Dedej, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM.

Menaxherët e NAPA dhe RAPA do të sigurojnë mirëmbajtjen e kesaj qendre dhe përdorimin e duhur të saj ne te ardhmen, duke ndihmuar dhe informuar vizitorët park. Qendra do të jetë nje pike nisje për guidat turistike në Peisazhin e Mbrojtur te Velipojes, dhe për të promovuar një shumëllojshmëri të infrastrukturës së re turistike Brenda saj të tilla si ecje dhe shtigje bicikletash përgjatë lumit Buna si dhe kullën e vrojtimit te zogjve që mund të përdoret nga vizitorët si dhe për qellime shkencore.

Dr. Mauro Ghirotti, koordinator i programi, pranë Agjencisë italiane për Bashkëpunim dhe  Zhvillim tha: "Eshte shumë pozitive dhe motivuese teksa shikon se mbështetja jonë e vazhdueshme për të ruajtur trashëgiminë natyrore shqiptare, rezultatet e punës shkencore të kryera me institucionet kryesore shqiptare, italiane dhe ato ndërkombëtare në ndihmë të autoriteteve kombëtare për vendimmarrjen dhe hartimin e politikave, lidhur me menaxhimin e zonave të mbrojtura, materializohet në veprime konkrete për të ruajtur peisazhin e mbrojtur Lumi Buna-Velipojë ".

Zonat e mbrojtura kanë nje potencial të madh për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm; ato mund të përmirësojnë statusin socio-ekonomik të komuniteteve lokale dhe njekohesisht te kontribojnë në ruajtjen e biodiversitetit. "Në Shqipëri kemi dëshmuar një tendencë në rritje në zhvillimin e turizmit dhe rritjen e numrit të vizitorëve në zonat e mbrojtura. Kjo duhet të mbështetet me infrastructure per vizitoret dhe aftesi interpretuese te duhura të autoriteteve te zonave te mbrojtura ", tha z Boris Erg, Drejtor i Zyrës Rajonale IUCN për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore. "IUCN është e angazhuar për të mbështetur autoritetet shqiptare në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura, duke përfshirë planifikimin e menaxhimit të vizitorëve, zhvillimin e infrastrukturës së turizmit te lehte e te kujdeshem, si dhe ngritjen e kapaciteteve për interpretimin dhe menaxhimin e vizitoreve", perfundoi z Erg.

Për rikonstruksionin e Qendrës së Vizitorëve në Peisazhin e Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë punimet kanë nisur më 1 qershor dhe përfunduan më 28 shtator 2016. Qendra ka disa ambiente, si muzeu, ku gjendet një informacion i gjerë për vizitorët dhe nxënësit e shkollave, panele e piktura me tematika të ndryshme të zonës së mbrojtur. Kjo qendër mund të presë rreth 30 persona njëherësh. Numri i vizitorëve është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Zonat e Mbrojtura që administrohen nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shkodër vitin e kaluar shënuan rreth 51 500 vizitorë, ndërdsa këtë vit rreth 59 mijë, një pjesë e mirë e të cilëve të huaj. Peisazhi i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë preferohet shumë nga turistë vendas dhe të huaj, si dhe nxënësit shkollave janë prezentë gjatë gjithë vitit, pasi për ta kjo zonë është një laboratorë natyre. Kjo zonë e mbrojtur është lehtësisht e vizitueshme, si dhe duke qenë zonë bregdetare vizitohet gjatë gjithë vitit, duke ofruar birdëhatching, ecje të lirë, shëtitje me biçikletë. Në zonën e mbrojtur lumi Buna/Velipojë përveç qendrës së vizitorëve janë bërë edhe investime të tjera:

a) Eshtë ndërtuar një kulle vrojtimi për shpendët në vendin e quajtur këneta e Gjerdafit me një lartësi 9 m.

b) Eshtë ndërtuar një belvedere në breg të lumit Buna me një pamje fantastike.

c) Janë identifikuar 7 shtate shtigje për biçikletat. Më pas është prodhuar dhe instaluar sinjalistika konform standardeve europiane janë vendosur 100 shtylla standard me 450 tabela përkatëse për secilin shteg.

d) Janë vendosur dy tabela informacioni njëra afër qendrës së informacionit e tjetra afër belvederes në breg të lumit Buna, ku pasyrojnë një informacion për zonën e mbrojtur.

e) Janë blerë disa pajisje të domosdoshme për monitorimin e florës dhe faunës në zonë.

Kush është AKZM:

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Vendimi. Nr. 102, datë 4.2.2015, ka për qëllim menaxhimin, mbrojtjen, zhvillimin, zgjerimin dhe funksionimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në vendin tonë, që përbëjnë sot rreth 16% të territorit të Shqipërisë. AKZM menaxhon rrjetin e zonave të mbrojtura dhe rrjetet e tjera natyrore si Natura2000 sipas planeve të menaxhimit të hartuara. AKZM monitoron dhe inventarizon florën dhe faunën në këto zona, si dhe një aspekt shumë i rëndësishëm është gjenerimi i të ardhurave nga shërbimet ndaj të tjerëve. AKZM do t’i përdorë këto të ardhura për të investuar në po këto zona. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka një staf prej 274 persona, nga të cilët 20 në zyrën qendrore dhe 254 në Administrata Rajonale të Zonave të Mbrojtura.

ëebsite i AKZM-së: akzm.gov.al

Projekti “Mbështetja institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri”, IUCN

Shqipëria është një vend i pasur me diversitet biologjik dhe mbi një e treta e territorit të saj është e mbuluar me pyjet-vendbanimi i ujqerve, arinjve, rrëqebullit, derrit te egër dhe shumë llojeve të tjera te faunes se eger.

Megjithëse rrethuar nga pasuritë natyrore, shumë njerëz në Shqipëri luftojnë për të bërë me te miren per te veten e tyre. Një nga planet tashme të mire avancuara është shfrytezimi i parqeve kombëtare të vendit dhe zonave të tjera të mbrojtura ne mbeshtetje te nevojave te popullsise, si dhe te vete natyrës. Bashkepunimi Italian për Zhvillim është duke bashkëpunuar me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) për të promovuar qasje të reja për menaxhimin e zonave të mbrojtura, për të treguar një gamë të gjerë të përfitimeve që komunitetet lokale dhe më gjerë do të mund të gëzojnë nga ekosistemet e mire ruajtura dhe mirë-funksionale. Projekti ka për qëllim të përfshijë në mënyrë aktive popullsinë lokale dhe influencimin e tyre ne të ardhmen zonave të mbrojtura të Velipojës dhe Shebenik-Jabllanicës, të trajnojë zyrtarët në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe të rrisë ndërgjgjësimin për të ndihmuar qeveritë lokale dhe kombëtare për të shfrytëzuar më mirë potencialin natyror të këtyre zonave. Aktivitetet janë të mbështetura nga dy anëtarët e IUCN në Shqipëri: Instituti për Ruajtjen e Natyrës të Shqipërisë (INCA) dhe Shoqata per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

ëebsite i projektit: ëëë.iucn.org/projectalbania

Broshura "Për një të ardhme të qëndrueshme"

https://ëëë.iucn.org/sites/dev/files/import/doënloads/albania_brochure_eng_31_05_2012_ëeb_1.pdf

Turizmi i Qëndrueshëm në Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë – Një gur i çmuar për zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e natyrës

Turizmi i Qëndrueshëm në Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë – Një gur i çmuar për zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e natyrës

Shkodër, 29 shtator 2016-Zonat e Mbrojtura kanë një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm – një factor kyç në përmirësimin e situatës social-ekonomike të komuniteteve vendore si dhe kontribuojnë për mbrojtjen e biodiversitetit. Ky është një ndër mesazhet e e Konferencës 2-ditore mbi “Zhvillimi i Turizmit në Zonat e Mbrojtura” që zhvillohet në Shkodër në datat 29 - 30 shtator 2016, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) me mbështetjen e projektit të financuar nga BE-ja, NaturAL. Përfaqësues të qeverisë vendore, OJF-ve, komunitetit të biznesit që operon në zonat e mbrojtura, dhe pjesmarrës të tjerë kanë rënë dakord që zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në zonat e mbrojtura duhet të fillojë me plane menaxhimi te rregullta, infrastrukturën e turizmit dhe ngritjen e kapaciteteve për shërbime përkthimi dhe menaxhimin e vizitorëve nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet autoriteteve për zonat e mbrojtura, komuniteteve lokale, dhe operatorëve turistike.  Ky eveniment përbën një mundësi unike për operatorët turistikë në Shqipëri që të takohen me partnerët potencialë të te eko-turizmit vendor, për të mësuar më shumë rreth ofertave dhe kërkesave të tyre, si edhe për të vlerësuar mundësitë e investimeve potenciale në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Në ditën e parë të konferencës u hap panairi për turizmin i titulluar “Të njohim zonat e mbrojtura”, i cili u fokusua në praktikat më të mira të Sektorit Privat (me apo pa mbështetjen e projekteve dhe OJF-ve), ose të Administratës Rajonale për Zonat e Mbrojtura (ARZM). Iniciativat për turizmin dhe produktet që ofrojnë zonat e mbrojtura të Shqipërisë u prezantuan në panair dhe u promovuan potencialet për zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik të këtyre zonave. Konferenca do të mbyllet në datën 30 Shtator me ceremoninë e hapjes së Qendrës për Vizitorët në Velipojë e cila nxjerr në pah një sinergji të rëndësishmë dhe koordinim ndërmjet donatorëve ndërkombëtarë. Duke synuar mbështetjen për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Zonën e Mbrojtur të Lumit Buna, promovimin e vlerave të Parkut dhe ofrimin e një hapësire për edukimin e të rinjve, qendra e vjetër e informacionit në Velipojë u rehabilitua nga projekti “Mbështetje Institucionale për Menaxhimin e Zonave të Mbrojtura” (MIMZM) i financuar nga Kopeacioni Italian për Zhvillim.  AKZM dhe menaxherët e Parkut do të marin përsipër mirëmbajtjen e qendrës dhe do të sigurojnë përdorimin sa më efikas të saj në të ardhmen.

SHËNIM:

Rreth projektit

Emri i plotë i projektit NaturAL është “Forcimi i Kapaciteteve Kombëtare për Ruajtjen e Natyrës – Përgatitja për Rrjetin Natura 2000”. Ai financohet nga Bashkimi Evropian dhe synon të ndalojë humbjen e biodiversitetit nëpërmjet përmirësimit të menaxhimit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri. NaturAL zbatohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe Shoqëria Botanike Italiane (SBI).

Projekti po mbështet zbatimin e të paktën pesë planeve ekzistuese të menaxhimit në zonat e mbrojtura në Shqipëri, të përzgjedhura si zona prioritare: Liqeni i Shkodrës; Korab-Koritnik; Divjaka-Karavasta; Mali i Tomorrit; dhe Bredhi i Hotovës-Dangëlli si dhe ndërhyrjen në 5 zona dytësore: Lumi Buna-Velipojë; Mali i Dajtit; Shebenik-Jabllanica; Vjosa – Narta; dhe Llogara.

www.natura.al

Mbi Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Në 20 vitet e fundit, Shqipëria ka ndërmarë hapa të rëndësishëm përpara drejt stabilizimit social-ekonomik, konsolidimit të institucioneve demokratike dhe rritjes ekonomike në mënyrë progresive.  Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim e cila e ka ndjekur këtë rrugëtim synon të mbështesë procesin e Integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe të identifikojë prioritetet dhe strategjitë për abatimin e acquis communautaire, sikundër parashkohet në protokollin e ri të Zhvillimit Itali-Shqipëri 2014-2016. Për të forcuar bashkëpunimin social-ekonomik, Italia po adopton një qasje ndërsektoriale duke zbatuar projekte në shumë fusha. Zyra Italiane për Bashkëpunim zbaton marëveshje dypalëshe dhe shumëpalëshe duke ofruar mbështetje edhe për projektet e organizatave jo fitimprurëse dhe bashkëpunimin e decentralizuar.

www.italcoopalbania.org

Rreth IUCN, Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës

IUCN është një bashkim unik i qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile. Ajo u ofron organizatave private, publike dhe jo-qeveritare njohuritë dhe mjetet e nevojshme që bëjnë të mundur zhvillimin njerëzor, zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e natyrës në mënyrë harmonike. E themeluar në vitin 1948, IUCN është tashmë rrjeti më i madh dhe i shumëllojshëm mjedisor me 1,300 organizata anëtare dhe rreth 15,000 ekspertë. Eshtë lider në fushën e të dhënave, procesimit dhe analizave të tyre. Anëtarët e tij bëjnë të mundur që IUCN të përmbushë rolin si inkubator i besueshëm i praktikave më të mira të mjeteve dhe standarteve ndërkombëtare. IUCN siguron një hapësirë neutrale ku akorët e shumëllojshëm përfshirë qeveritë, OJF-të, shkencëtarët, biznesin, komunitetet vendore, organizatat dhe të tjerë që punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje për sfidat e mjedisit që sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm. Puna me shumë partnerë i mundëson IUCN një numër të konsiderueshëm projektesh në mbarë botën. Duke kombinuar arritjet më të fundit të shkencës me njohuritë tradicionale të komuniteteve vendore këto projekte bëjnë të mundur rikuperimin e mjediseve të dëmtuara, rimëkëmbjen e ekosistemeve dhe mirëqënien e njerëzve.

www.iucn.org

https://twitter.com/IUCN/

Rreth Shoqërisë Botanike Italiane (SBI)

Shoqata Botanike Italiane (SBI) është një organizatë jo-fitimprurëse e themeluar në Firence më 1888, origjina e së cilës ka qenë Shoqëria Botanikë e Firences, shoqata më e vjetër botanike  në botë. SBI ka qenë përgjegjëse për Ministrinë Italiane të Mjedisit që prej 1996 përmes projektit “BioItaly” që parapërgatiti krijimin e Rrjetit Kombëtar Natura 2000, i cili identifikoi speciet e listuara në Habitatet Evropiane dhe Direktivën e Shpendëve si dhe zonat e rëndësisë së veçantë dhe Zonat e Mbrojtura në nivel kombëtar. Në 2013 (SBI) u caktua nga Ministria Italiane e Mjedisit për të analizuar situatën e habitateve Natura 2000 në Itali. SBI po koordinon një ekip ekspertësh (botanistësh, zoologësh dhe GIS) prej institutioneve kryesore italiane shkencore dhe universitetet.

www.societabotanicaitaliana.it

Rreth Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe Agjencive Rajonale të Zonave të Mbrojtura

E themeluar në 2015, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është përgjegjëse për menaxhimin, mbrojtjen, zhvillimin, zgjerimin dhe funksionimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në vendin tonë, që përbëjnë sot rreth 16% të territorit të Shqipërisë. AKZM dhe AdZM kanë detura dhe përgjegjësi sipas legjislacionit mjedisor dhe Ministrisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura dhe më kryesoret janë:

 (a) menaxhimi i zonave të mbrojtura dhe habitateve sipas ligjeve kombëtare dhe konventave e marrëveshjeve ndërkombëtare; 

(b) promovimi dhe shpërndarja e informacionit, edukimi për mjedisin dhe rritja e ndërgjegjësimit për zonat e mbrojtura

(c) zhvillimi i qëndrueshëm i aktivitetit ekonomik brenda zonave të mbrojtura.

akzm.gov.al

Konkurrrim me ide kreative, në kuadër të Ecapital Culture 2016

Konkurrrim me ide kreative, në kuadër të Ecapital Culture 2016

I/e nderuar

Në kuadër të procesit të bashkëpunimit të vendeve të përfshira në Strategjinë e Bashkimit Evropian për Makrorajonin Adriatiko-Jonian ( EUSAIR) dhe prioriteteve në kuadër të Shtyllës së Katërt “Turizmi I Qëndrueshëm”, inkurajojmë institucionet që ju përfaqësoni dhe gjithë partnerët tuaj, të bëhen pjesë e konkurrimit me ide kreative dhe inovative të iniciativës së mëposhtme.

Afati për të aplikuar është deri në datën 15 Shtator 2016.

 

Suksese !

"Ruajtja e Ago-biodiversitetit në Shqipërinë rurale"(CABRA)

"Ruajtja e Ago-biodiversitetit në Shqipërinë rurale"(CABRA) 

 

Financuar:           Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ)

Rajoni i projektit:             Alpet Veriore, Shqipëri

Kohëzgjatja:                       2012-2017

 

Financuar nga Ministria per Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaft

für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, projekti "Ruajtja e Ago-biodiversitetit në Shqipërinë

rurale"(CABRA) synon të ndalë humbjen e biodiversitetit dhe të rrisë larminë e specieve vendase të

kafshëve e bimëve. Që kjo të realizohet me sukses, njerëzit duhet të njohin vlerat dhe përfitimet e tyre.

Kjo vlen sidomos në rastin e zonave të varfra rurale, ku shumë prej banorëve kanë lënë shtëpitë, pasi

nuk shihnin asnjë perspektivë ekonomike. Nëse këto fusha të nxisnin të ardhura më të mëdha dhe nëse

të drejtat e pronësisë dhe përdorimit të burimeve natyrore do të forcoheshin, ka shumë të ngjarë që

biodiversiteti do ishte më i mbrojtur. Për rrjedhojë dhe në funksion të rritjes së vlerës së përgjithshme të

rajonit, CABRA po promovon turizmin e qëndrueshëm malor, bujqësinë dhe biznese të tjera, që krijojnë

përfitime ekonomike e mjedisore.

CABRA vepron në nivel kombëtar, rajonal e lokal. Ajo forcon kompetencat e njësive të qeverisjes vendore dhe administratave në të gjitha këto nivele. Sidoqoftë ky projekt nuk kërkon të vendosë për njerëzit, por bashkë me ta. Kjo është arsyeja që CABRA zbaton një qasje qeverisëse, e cila përfshin një shumësi aktorësh.

Vjen për fëmijët revista “Hapat e Gjelbër”

Vjen për fëmijët revista “Hapat e Gjelbër”

Edukimi mjedisor në Shqipëri vjen si domosdoshmëri e formimit të qytetarëve të rinj me atë pjesë të edukimit të munguar. Dikur i pranishëm me produkte periodike, sot thjesht i përqëndruar në nivelin e organizimeve pikësore. Për të sjellë traditën e revistave që nuk i kanë munguar fëmijëve të dikurshëm, revista “HAPAT E GJELBËR” do të vijë çdo tre muaj, për të informuar fëmijët e moshave 10 – 13 vjeç dhe këdo i cili do të dijë më shumë për vlerat natyrore të Zonave të Mbrojtura, llojet e veçanta, dhe shumë kuriozitete.

Publikimi i revistës u arrit me mbështetjen e Projektit NaturAL, financuar nga BE dhe partnerëve Ministria e Mjedisit, AKZM, IUCN. Këtë revistë e gjeni pranë çdo AdZM-je në Shqipëri si dhe mund ta shkarkoni në faqen e web-it www.natura.al

http://www.natura.al/page.php?lang=al&section=publications 

Page 5 of 18

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay