AKZM

Monumentet e natyres, harta, listimi, pershkrimi, foto

Monumentet e natyres, te listuara i gjeni duke klikuar te direktoria Harta e ZM, ose ne linkun me poshte

http://www.akzm.gov.al/apps/akzm_cd/Mon_Hyrje/List_Mon.htm

Inkurajim për ruajtjen e natyrës ndërkufitare midis Shqipërisë dhe Malit të Zi

Inkurajim  për ruajtjen e natyrës ndërkufitare  midis Shqipërisë dhe Malit të Zi

Podgorice, Mal i Zi, 5 Dhjetor 2016,  Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e Shqipërisë dhe Ndërmarrja Publike e Parqeve Kombëtare në Malin të Zi, nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi sot në Podgoricë, duke vendosur sëbashku që të rrisin bashkëpunimin ndërkufitar për mbrojtjen e natyrës. Vetëm përdorimi i mençur e biodiversitetit do të garantojë ruajtjen e burimeve natyrore për të mirën e njerëzve në të dyja vendet.

"Vetë ky projekt dhe eventi i  sotëm  janë shembuj të shkëlqyer të njëmirebashkepunimi  mes organizatave partneret, donatorëve  dhe institucioneve. Mbështetja e  këtij projekti për hartimin e planit të Menaxhimit për PK te Liqenit të Shkodrës ishte tepër i rëndësishëm - plani që përcakton drejtimet e zhvillimit kësaj zone në pesë vitet e ardhshme ishte miratuar së fundmi nga Qeveria. Me mbështetjen e ekspertëve  ne kemi  përpunuar një dokument cilesor  për të drejtuar punën tonë brenda kuadrit  të përcaktuar ", ka thënë Azra Vukovic, drejtore e Ndërmarrjes Publike të  Parqeve Kombëtare në Mal të Zi. "Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri, ne biem dakord për të ndarë informacione dhe të planifikojmë aktivitete të përbashkëta të cilat do të përmirësojnë menaxhimin e zonës së mbrojtur dhe zvogëlojnë aktivitetet e paligjshme dhe do te kene si rrezultat  promovimin e vlerave unike natyrore te ketyre zonave duke bërë të mundur zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale ", përfundoi ajo.

Drejtori i Pergjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Z. Zamir Dedej, nënvizoj momentin shumë pozitv lidhur me bashkëpunimin e institutcioneve përgjegjëse për zonat e mbrojtura në të dy vendet. “Edhe në të shkuarën ka pasur disa përpjekje për të rritur dhe zbatuar bashkepunimin mes dy vendeve ne fushen e mjedisit. Ne mendojme se tashme eshte koha te konkretizojmë këto marrëveshje me sa më shume programe pune te perbashketa, duke perfshire aktoret me te rendesishem ne zone, duke synuar ne rritjen e rrezultateve te bashkepunimit  per ruajtjen e natyres se Liqenit te Shkodres/Skadar dhe lumit Buna/Bojana, si edhe ne zonat malore”

Ekspertët që punojnë për ruajtjen e natyrës në të dy vendet  duhet të gjejnë lehtësisht një gjuhë të përbashkët, si ata të ndajnë objektivat dhe vizionet. "Bashkëpunimi ndërkufitar nënkupton bashkëpunimin mes njerëzve për të përfituar nga trashëgimia natyrore, dhe IUCN është anagazhuar për të mbështetur përpjekjet që do të nxisin ruajtjen dhe menaxhimin ndërkufitar të liqenit të Shkodrës, si dhe zona të tjera të mbrojtura të përbashkëta. Ne jemi të përkushtuar për të parë autoritetet, komunitetet dhe shoqërinë civile të të dy vendeve që të kontribuojnë për këtë qëllim ", tha zoti Boris Erg, Drejtor i Zyrës Rajonale IUCN për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore.

INCA, si një Organizatë Mjedisore e Shoqërisë Civile të Shqipërisë, kontribuon dhe beson që Liqeni Ndërkufitar i Shkodrës, do të bëhet një destinacion i rëndësishëm kombëtar dhe ndërkombëtar për konservimin e biodiversitetit, peizazhit dhe të mjediseve tokësore, bregliqenore dhe ujore, kur ndërveprimi i njerëzve me natyrën të konsiderohet identitet dhe trashëgimi natyrore dhe kulturore, pasi  ruajtja e integritetit të këtij bashkëveprimi ndërkufitar është jetike për konservimin e liqenit, të vlerave natyrore, kulturore dhe ekoturistike, duke mbështetur dhe inkurajuar mirëintegrimit të tij si një ekonsistem që siguron mirëqënie për banorët në të dy anët e kufiri dhepër brezat e ardhshëm, theksoi Drejtori Ekzekutiv i INCA-s, Z. Nihat Dragoti.

Për shkak të diversitetit të lartë të habitateve dhe specieve, Liqeni i Shkodrës është përcaktuar si një zonë e mbrojtur në të dy vendet si në Shqipëri ashtu edhe në Mal të Zi, është njohur gjithashtu ndërkombëtarisht si një vend Ramsar dhe Emerald, si dhe një zonë e rëndësishme për zogjtë dhe bimët. Zyra Rajonale e IUCN për Evropën Lindore dhe Azinë Qëndrore (IUCN ECARO) në partneritet me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), Green Home në Malin e Zi dhe autoritetet për zonat e mbrojtura dhe ruajtjen e natyrës, u angazhuan për të punuar së bashku drejt një menaxhimi efektiv të biodiversitetit të këtij liqenit, përmes Projektit "Mbështetje afatgjatë për menaxhimin e qëndrueshëm ndërkufitar të Liqenit të Shkodrës", financuar nga CEPF që përfundoi sot në Podgoricë. Përveç marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar, arritjet kryesore të partnerëve të projektit përfshijnë hartimin e planit të dytë të Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Liqenit të Shkodrës 2016-2020 duke ndjekur praktikat më të mira dhe standartet e IUCN-së, një propozim për një zonim të ri të menaxhimit për liqenin e Shkodrës, Rezervë e Menxhuar Natyrore, që mbulon pjesën shqiptare të rajonit, dhe një Manual lidhur me aspektet ligjore të mbrojtjes së Liqenit të Shkodrës. Ngritja e kapaciteteve për planifikimin e menaxhimit, dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar, ka qënë pika më e fortë e këtij projekti. Të gjitha këto rezultate kanë kontribuar në zbatimin e ligjit, rritjen e pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në monitorimin dhe menaxhimin e zonës së mbrojtur, dhe edukimin e të rinjve mbi vlerat dhe rëndësinë e natyrës.

Shënim për botuesit:

Projekti

Projekti “Mbështetje për menaxhimin e qëndrueshëm e afatgjate të Liqenit ndërkufitar të Shkodrës” është një projekt 3 vjeçar i IUCN që synon të nxisë menaxhimin efektiv të biodiversitetit të liqenit të Shkodrës nëpërmjet përmirësimit të praktikave dhe kapaciteteve për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri dhe Mal të Zi.

www.iucn.org/skadarlake

IUCN

IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës) është organizata mjedisore më e vjetër dhe më e madhe në botë, me më shumë se 1200 qeveri dhe OJQ anëtare dhe rreth 11’000 ekspertë vullnetare në mbi 160 vende. Zyra e IUCN-së për Evropën mbulon kontinentin Evropian, Rusinë dhe Azinë qendrore dhe vendet e Bashkimit Evropian përtej detit. Zyra e IUCN për Evropën Juglindore (IUCN SEE) nxit përmirësimin e qeverisjes së burimeve natyrore dhe biodiveristetit dhe mbështet nismat për ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e ekosistemeve për mirëqenien e njerëzve. Duke punuar bashkërisht me anëtaret e IUCN dhe Komisionet ajo harton politikat rajonale dhe mbështet dy iniciativa kryesore: Nismën e Harkut Dinarik dhe Brezin e Gjelbër të Evropës.

www.iucn.org/southeasterneurope

INCA

Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) është një OJQ e krijuar në korrik 2000, me qendër në Tirane por që punon në të gjithë vendin dhe në rajon nëpërmjet organizatave partnere. Qëllimi kryesor i INCA është lehtësimi i ngritjes së kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimeve dhe proceseve me pjesëmarrje, ruajtja e natyrës dhe mbrojtja e florës dhe faunës në Shqipëri, mbështetja e zhvillimit rural. Ajo fokusohet në vlerësimin e biodiversitetit, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e baseneve të lumenjve dhe zbaton projekte në Shqipëri dhe në kontekst ndërkufitar. INCA është anëtar i IUCN dhe Forumit Global të Ujit (GËP) dhe përfaqëson ËËF në Shqipëri. Që prej prillit 2013 INCA drejton Rrjetin për Rruajtjen e Natyrës në Shqipëri.

http://ww.inca-al.org/

Green Home

Shoqata Green Home është themeluar nga studente të shkencave biologjike në vitin 2000, si një Shoqate Jo Qeveritare, jofitimprurëse e Jo politike. Shoqata lindi nga nevoja për pjesëmarrje e një numri të madh qytetaresh në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe marrja e një roli më aktiv në zhvillimin e shoqërisë civile nëpërmjet respektimit të biodiversitetit dhe përpjekjeve për zhvillimin e qëndrueshëm. Green Home është e dedikuar ndaj ruajtjes dhe përmirësimit të mjedisit që nxit një të ardhme të qëndrueshme dhe çon në përmirësimin e kushteve sociale e ekonomike të komuniteteve në nivel kombëtar. Për këtë qellim, ajo është e angazhuar të punoje me një game të gjere aktoresh për të mbështetur partneritetet dhe punuar së bashku për të garantuar një të ardhme të qëndrueshme dhe një njohje të gjere mbare botërore si Shteti Ekologjik i Malit të Zi.

http://www.greenhome.co.me/

Fondi i Partneritetit për Ekosistemet Kritike (Critical Ecosystem Partnership Fund)

Fondi i Partneritet për Ekosistemet Kritike është një nisme e përbashkët e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, Conservation International, Bashkimit evropian, Fondit Global për Mjedisin, qeverise Japoneze, Fondacionit MacArthur dhe Bankës Botërore. Qëllimi themelor është të garantoje pjesëmarrjen e shoqërisë civile në ruajtjen e biodiversitetit.

Balloll

Emri i Zonës së Mbrojtur: Rezervati Natyror i Menaxhuar, Balloll

1. Kategoria: IV-të.

2.Vendimi i shpalljes rezervati natyror: Rregullore e Ministrisë së Bujqësisë nr.1 27.07.1977

3. Sipërfaqa,vendndodhja –kordinatat: ndodhet në fshatin Çorogjaf, bashkia Policcan me këto kordinata: 

Veri- pika 1-.4413322.24 l/ 4493314.25 v.

Lindje-pika 2.4415598.10 l/4492125.39v.

Jug -pika 3.. 4415191.14 l/4491277.07v

Perëndim -pika 4-4413830.77l/4491787.89 v.

Sipërfaqa: 330 ha

4. Rruga që mund të shkohet:  Berat- Velabisht-Drobonil-Zhitom-Terpan-Çorogjaf.

5. Përfaqësuesit specifik të florës dhe faunës: Përbëhet kryesisht nga: dushqet, pishë mesdhetare, shkoza, mëlleza, mollë e egër, thana, dëllinja, murizi, cermendeli, etj. Mbulesa barishtore: graminace, groshina, fieri etj. Kafshë dhe shpendët: deri i egër, ujku, dhelpra, lepuri i egër, kunadhja, baldosa, shqiponja, skifteri, mëllinja, guak, breshkat, disa lloje zvaranikësh dhe shumë lloje zoqsh.

Bashkëpunimi i fuqishëm për zonat e mbrojtura të Shqipërisë - koha për të festuar mbi arritjet dhe për të reflektuar mbi hapat e së ardhmes

Bashkëpunimi i fuqishëm për zonat e mbrojtura të Shqipërisë - koha për të festuar mbi arritjet dhe për të reflektuar mbi hapat e së ardhmes

TIRANË, 25 Janar 2017 –Projekti pesëvjecar "Mbështetje institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri" ka ardhur në fundin e tij, duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në progresin e bërë në fushën e mbrojtjes së natyrës në Shqipëri. Projekti – i zbatuar nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit (MM) dhe Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura (AKZM), i financuar nga Agjencia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (AICS) - ndihmoi në formimin e një kuadri të ri kombëtar institucional për zonat e mbrojtura, në inicimin e ndryshimeve legjislative dhe forcimin  e menaxhimit të zonave të mbrojtura me efektivitet.

“Ne kemi bërë një punë e madhe deri më tani në forcimin e sistemit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë, dhe partneriteti ynë me MM, IUCN dhe AICS ishte i rëndësishëm në këtë drejtim", tha Z. Zamir Dedej, Drejtor i Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë. "Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë sinergji dhe të eksplorojnë potencialin e gjenerimit të të ardhurave- të zonave të mbrojtura, pa kompromentuar ruajtjen e tyre", përfundoi ai.

Projekti ishte i rëendësishëm në forcimin e politikave për zonat e mbrojtura përmes integrimit të standarteve ndërkombëtare  në proceset e planifikimit dhe menaxhimit të zonave te mbrojtura. Dy zona pilote, Peisazhi i Mbrojtur i Lumit Buna dhe Territoreve Ligatinore përreth tij  dhe Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë (PK) janë përzgjedhur për rëndësinë e shërbimeve të ekosistemit që ato ofrojnë për komunitetet lokale. Planet e tyre të menaxhimit janë hartuar dhe përpunuar sipas Udhëzimeve për Planifikimin e Menaxhimit të  IUCN ËCPA (Komisioni Botëror mbi Zonat e Mbrojtura ), përmes proceseve te konsultimit ku për herë të parë në Shqipëri ka pasur një shkallë kaq të gjerë pjesëmarrjeje aktive të aktorëve locale.

"Autoritetet kanë nevojë për shumë mbështetje që të arrijnë të sigurojnë krijimin dhe menanxhimin e sistemit kombëtar të zonave të mbrojtura, të sigurojnë krijimin dhe menaxhimin e sistemit kombëtar të zonave të mbrojtura.  Ajo që kemi parë gjatë pesë viteve të fundit është një hap i madh përpara në përmirësimin e kuadrit institucional dhe menaxhimit me efektivitet të zonave të mbrojtura në Shqipëri. IUCN mbetet e angazhuar për ofrimin e këshillave të nevojshme për autoritetet dhe komunitetet për të shfrytëzuar potencialin e plotë të sistemit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë ", tha z Boris Erg, Drejtor i Zyrës Rajonale IUCN për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Disa nga kontributet më të dukshëm të  projektit në menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri janë:

- Procedura e standardizuar për planifikimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe dy plane menaxhimi të  përgatitura në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare për zonat e mbrojtura

- Rinovimi i faciliteteve të zonave të mbrojtura dhe hapja e dy qendrave për vizitorët, si dhe ndërtimi i infrastrukturës së vizitorëve dhe ndertimi i shtigjeve  të ecjes dhe çiklizmit për të çuar përpara zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura,

- Sigurimi i instrumenteve dhe metodologjive për planifikimin e menaxhimit dhe monitorimit në zonat e mbrojtura dhe një bazë të dhënash kombëtare të biodiversitetit (BioNNA) për të lehtësuar punën e autoriteteve,

- Disa fushata ndërgjegjësimi dhe programe arsimore që synojnë për të ngritur njohuritë e komuniteteve lokale mbi parqet dhe vlerat e tyre,

- Aplikimi Online për zonat e mbrojtura në Shqipëri, nisur si një mjet i rëndësishëm promovues, me të dhënat e për të dy zonat pilote të projektit.

Italia tradicionalisht e sheh Shqipërinë si një partner të vlefshëm në rajon, dhe do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e saj të qëndrueshëm. Përmes projektit NatyrAL, si dhe përmes iniciativave të tjera të reja, ne do të cojme më tej arritjet dhe do të zgjerojmë  punën tonë tashmë  në dhjetë zona të mbrojtura, ndërsa hedhim bazat  për ngritjen e rrjetit kombëtar Natura2000 ", tha Z. Nino Merola, Drejtor i Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Shqipëri.

<Fund>

Për më shumë informacion:

Deniz Xhoga, Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura,

E: Deniz.Xhoga@akzm.gov.al  

Aleksandra Nikodinovic, IUCN ECARO,

E: aleksandra.nikodinovic@iucn.org

Shënime për Botuesit :

Informacion rreth projektit:

Titulli: Mbështetja institucionale për menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri

Shqipëria është një vend i pasur me diversitet biologjik dhe mbi një e treta e territorit të saj është e mbuluar me pyjet-vendbanimi i ujqerve, arinjve, rrëqebullit, derrit te egër dhe shumë llojeve të tjera te faunes se eger.

Megjithëse rrethuar nga pasuritë natyrore, shumë njerëz në Shqipëri luftojnë për të bërë me te miren per te veten e tyre. Një nga planet tashme të mire avancuara është shfrytezimi I  parqeve kombëtare të vendit dhe zonave të tjera të mbrojtura ne mbeshtetje te nevojave te popullsise, si dhe te vete natyrës. Bashkepunimi Italian për Zhvillim është duke bashkëpunuar me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) për të promovuar qasje të reja për menaxhimin e zonave të mbrojtura, për të treguar një gamë të gjerë të përfitimeve që komunitetet lokale dhe më gjerë do të mund të gëzojnë nga ekosistemet e mire ruajtura dhe mirë-funksionale . Projekti ka për qëllim të përfshijë në mënyrë aktive popullsinë lokale dhe influencimin e tyre ne të ardhmen zonave te mbrojtura te  Velipojës dhe Shebenik-Jabllanicës, te trajnoje zyrtaret  në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe te rrise ndergjgjesimin për të ndihmuar qeveritë lokale dhe kombëtare për të shfrytëzuar më mirë potencialin natyror të këtyre zonave. Aktivitetet janë të mbështetura nga dy anëtarët e IUCN në Shqipëri: Instituti për Ruajtjen e Natyrës të Shqipërisë (INCA) dhe Shoqata per Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

website i projektit: www.iucn.org/projectalbania

Broshura "Për një të ardhme të qëndrueshme"

https://www.iucn.org/sites/dev/files/import/downloads/albania_brochure_eng_31_05_2012_web_1.pdf

Rreth Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS)

Në njëzet vitet e fundit, Shqipëria ka ndërmarrë një rrugë të rëndësishëm drejt stabilizimit politik dhe ekonomik, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe rritje progresive ekonomike. Bazuar ne  këtë zhvillim politik dhe ekonomik, Kooperacioni Italian ka riformuluar programin e saj, duke synuar në këtë mënyrë kryesisht të mbështesi procesin e integrimit të Shqipërisë ne BE si dhe identifikimin e prioriteteve dhe strategjive për miratimin dhe zbatimin e acquis communautaire, sikurse thuhet në Protokollin e Ri te bashkepunimit dhe Zhvillimit  Italo-Shqiptare, 2014-2016. Për të nxitur zhvillimin social dhe ekonomik, Italia miraton një qasje multi-sektorial, zbatimin e projekteve që prekin disa fusha të ndërhyrjes. Bashkëpunimi italian aplikon si marevshjet dypalshe ashtu edhe ato shume palshe , mbështet në të njëjtën kohë projektet e OJQ-ve  dhe bashkëpunimin e decentralizuar. Agjencia italiane për Bashkëpunimin dhe  Zhvillim (AICS) siguron koordinimin e përgjithshëm, menaxhimin, monitorimin dhe raportimin e projektit. Ofron mbështetje teknike për aktivitetet dhe promovon koordinimin dhe sinergjitë me partnerët institucionalë dhe ndërkombëtarë shqiptare në këtë fushë.

www.italcoopalbania.org

Rreth IUCN

IUCN është një Union anëtarësimi unike i përbërë si nga organizata  qeveritare ashtu edhe ato të shoqërisë civile. Ajo ofron i organizatave publike, private dhe jo-qeveritare njohuritë dhe mjetet që mundësojnë ne te njejten kohe progresin njerezor, zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e natyrës. Krijuar në vitin 1948, IUCN tani është rrjeti mjedisor më i madh dhe më i shumellojshem ne bote botë, i cili mbledh njohurite burimet , burimet e 1300 organizatave anëtare dhe 15.000 ekspertë. Ai  është një ofrues kryesor i të dhënave të ruajtjes, vlerësimit dhe analiza. Anëtarësimi i saj i gjerë mundëson IUCN për të mbushur rolin e inkubatorit dhe besuar e praktikave më të mira, mjetet dhe standardet ndërkombëtare. IUCN ofron një hapësirë ​​neutrale ku aktorë të ndryshëm, duke përfshirë qeveritë, OJQ-të, shkencëtarët, bizneset, komunitetet lokale, organizatat popujve indigjenë dhe të tjerët mund të punojnë së bashku për të krijuar dhe zbatuar zgjidhje për sfidat e mjedisit dhe për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm. Duke punuar me shumë partnerë dhe përkrahës, IUCN zbaton një portofol të madh dhe të ndryshme të projekteve të konservimit në të gjithë botën. Duke kombinuar shkencën e fundit me njohuritë tradicionale të komuniteteve lokale, këto projekte të punojnë për të rikthyer humbjen e habitatit, rivendosjen e ekosistemeve dhe për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve. Si një partner i projektit të Natyrës IUCN ofron mbështetje teknike në lidhje me zonat e mbrojtura, ngritjen e kapaciteteve, shikimit dhe komunikimit.

www.iucn.org

Rrepet e Arramerasit Fushë Krujë

Emri i Zonës së Mbrojtur: Rrepet e Arramerasit Fushë Krujë

A.Të dhëna të përgjithshme

             Kategoria III

             VKM 676 Datë 20.12.2002

 

               Sipërfaqja  0.93 Ha

v  Lartësia mbi nivelin e detit: 30m

v  Kordinatat  (veri, jug): X=4392200  Y=4593300

C.Të dhënat të natyrës Dentromentrike dhe Biologjike

v  Lartësia mesatare: 19m

v  Mosha: 260 vjecare

v  Gjendja e( MN): Shumë e mire

v  Vlera fetare: Po

Është ndërtuar një objekt Kulti Kishë Katolike në vitin 1999  ,

Si dhe njӕ qendër rehabilitimi për personat me problem mendore.    

 

v  Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet: Fush-Krujë-Tiranë 2km

v  Auto: Krujë-Tiranë 14km

Kroi i Nënës Mbretëreshë

Emri i Zonës së Mbrojtur: Kroi i Nënës Mbretëreshë

             

  A.Të dhëna të përgjithshme

             Kategoria III

             VKM 676 Datë 20.12.2002

 

v  Lartësia mbi nivelin e detit: 1050m

v  Kordinatat  (veri, jug)X=4407450         Y=4599245

C.Të Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet: Krujë-Mat (Burrel) 20km

v  Auto: Krujë- Qaf-Shtamë 18km

v  Këmbësore

Masivi i Pishës së Zezë Qafë Shtamë

Emri i Zonës së Mbrojtur: Masivi i Pishës së Zezë Qafë Shtamë

A.Të dhëna të përgjithshme

             Kategoria III

             VKM 676 Datë 20.12.2002

            Sipërfaqja  700Ha

 

1.  Lartësia mbi nivelin e detit: Min 730 m,  Mes 1240 m, Max 1550 m

2.  Kordinatat  (veri, jug)A-x=4404200 y=4599675.B-x=4405300 y=4601375.C-x=4408255y=4598825                 

D-x=4405300 y=4598100

3.  Lartësia mesatare: 16 m

4.  Mosha: 120 vjeçare

5.  Gjendja e (MN): Shumë e mirë

      

 E. Të dhëna tëtjera dhe shënime të ndryshme

1.  Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet: Krujë-Qafë-Shtamë18 km

2.  Auto: Krujë-Mat, 25 km

3.  Këmbësore: Qafë-Tenë-Kroi i Madh 7 km

Rrapi i Buranit

Emri i Zonës së Mbrojtur: Rrapi i Buranit

            

A.Të dhëna të përgjithshme

              Kategoria III

              VKM 676 Datë 20.12.2002

 

v  Lartësia mbi nivelin e detit: 350m

v  Kordinatat  (veri, jug): X= 44 0 16 75    Y= 45 92 18 0

v  Lartësia mesatare   12m

v  Mosha: 350 vjecare

v  Gjendja e( MN): E mirë

                                                                              

v  Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet: Nikël-Mukje  12km

v  Auto: Krujë- Mukje 11km.

v  Këmbësore: Rruga e vjetër, Krujë-Zall-Herr (Tiranë)

 

 

Selvia e Fushë-Krujës

Emri i Zonës së Mbrojtur: Selvia e Fushë-Krujë

A.Të dhëna të përgjithshme

               Kategoria III

              VKM 676 Datë 20.12.2002

 

v  Lartësia mbi nivelin e detit: 30m

v  Kordinatat  (veri, jug): X=4393950  Y=4595625

 

C.Të dhënat të natyrës Dentromentrike dhe Biologjike

v  Lartësia mesatare: 18m

v  Mosha: 320 vjeçare

v  Gjendja e( MN):  Shumë e mirë

v  Vlera fetare     PO                                                                     

 E. Të dhëna tëtjera dhe shënime të ndryshme

v  Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet:  Fushe-Krujë  -Borizanë 1 km.

v  Auto: Fushe-Krujë- Zallë 1 km

              Këtu ndodhet objekti  kultit Teqeja e “Shememi Babait” 

Page 4 of 18

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Deshmoret e Kombit nr.1 KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay