AKZM

WWF përshëndet miratimin e Ligjit "Për zonat e mbrojtura" nga Kuvendi i Shqipërisë

Ligji i ri, kontribut për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri

TIRANË - Gjatë seancës plenare të datës 4 maj 2017, Parlamenti i Shqipërisë miratoi ligjin “Për Zonat e Mbrojtura”. WWF Adria dëshiron të përgëzojë Agjencinë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura për punën  e shkëlqyer në draftimin e këtij ligji , i cili reflekton standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së natyrës. 

Ligji “Për zonat e mbrojtura”, synon një menaxhim efektiv dhe të pavarur të gjithë Zonave të Mbrojtura ekzistuese dhe atyre që do të shpallen që nga hartimi i planit të menaxhimit të një zone e deri tek administrimi i vazhdueshëm i saj. Përgjatë një viti ky ligj ka kaluar në një sërë konsultimesh me publikun. Janë zhvilluar rreth 12 tavolina të rrumbullakëta ku është diskutuar drafti me përfaqësues të universiteteve dhe botës akademike, shoqërisë civile, komuniteteve vendore dhe përfaqësuesve të institucioneve të huaja dhe donatorëve.

WWF Adria u ftua dhe mori pjesë aktive në procesin e konsultimit të ligjit. Stafi i  WWF Adria  ndau eksperiencat pozitive lidhur me menaxhimin e Zonave të Mbrojtura në vendet e Ballkanit, duke theksuar rëndësinë e konsultimit me palët e interesit, nëpërmjet një procesi pjesëmarrjeje në menaxhimin  dhe qeverisjen e zonave të mbrojtura , në respekt të marrëveshjeve ndërkombëtarë dhe standardeve evropiane. Falënderojmë AKZM-në që konsideroi kontributin e WWF-it, tha Anila Boshnjaku, zyrtare e politikave për Shqipërinë ne WWF Adria.

Duke qenë një vend kandidat për në BE, nëpërmjet miratimit të këtij ligji, Shqipëria bëri një hap përpara në realizimin e angazhimeve të saj në kuadër të standardeve të mjedisit. Miratimi i këtij ligji ishte një angazhim i parashikuar dhe në Planin Kombëtar të Integrimit Evropian të vendit.

 

Një nga arritjet e këtij ligji është fakti që miratimi i shpalljes së një zone të mbrojtur mund të bëhet pasi Këshilli Kombëtar i Territorit të miratojë zonimin. Ky është një hap në drejtim të përfshirjes së vlerësimit të ekosistemeve  në planet e zhvillimit, nëpërmjet gjetjes së ekuilibrit të duhur midis mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Me miratimin e këtij ligji, Këshilli Kombëtar i Territorit, duke miratuar paraprakisht zonimin e zonës përpara shpalljes së saj me vendim të Këshillit të Ministrave, do të përcaktojë edhe llojet e aktiviteteve që mund të ushtrohen në nën-zona të veçanta të saj, duke e bërë më pas të pamundur vendimmarrjen ne favor te ndonjë aktiviteti i cili bie ndesh jo vetëm me planin e menaxhimit të zonës, por edhe me arsyet e shpalljes së kësaj zone.

Risi tjetër që spikatet në këtë projektligj është përfshirja e shoqërisë civile gjatë gjitha fazave të menaxhimit të një zone, duke filluar që në fazën e marrjes së mendimeve për shpalljen e një zone e deri tek hartimi i planit të menaxhimit të saj. Ky është një reflektim i angazhimit të institucioneve shqiptare për të ndjekur marrëveshjet ndërkombëtare si Konventa për Diverzitet Biologjik. Programi i Punës për zonat e mbrojtura , të cilat këshillojnë krijimin e një kuadri ligjor që siguron një sistem qeverisjeje më pjesëmarrje dhe të diversifikuar , i cili mund t’i përgjigjet më mirë sfidave dhe mundësive te reja

Për të ndjekur zbatimin e planeve të menaxhimit në zonat e mbrojtura, ngrihen komitetet e menaxhimit, me përbërje nga institucionet publike vendore si të bujqësisë, të turizmit, të infrastrukturës si dhe nga përfaqësues të OJQ-të. 
 
WWF Adria mund të ofrojë eksperiencat e saj në krijimin e forumeve të palëve të interesit, të cilat mund të shërbejnë si praktikat më të mira për t’u ndjekur gjatë krijimit të komiteteve të menaxhimit , duke zbatuar sa më mirë parimet e qasjes me pjesëmarrje dhe të transparencës përgjatë gjithë ciklit: nga shpallja deri tek menaxhimi dhe monitorimi i planeve të menaxhimit. 
 
Ligji përcakton më së miri dhe rolet dhe përgjegjësitë e strukturave të menaxhimit të zonave të mbrojtura, duke i dhënë një rol të spikatur AKZM-së.  Kjo agjenci është një nga aktorët kryesorë me të cilin WWF Adria do të bashkëpunojë ngushtë për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në Shqipëri, duke respektuar standardet ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen e natyrës. 

Miratohet në seancë plenare projektligji “Për Zonat e Mbrojtura”

Në seancën plenare të ditës së sotme u miratua projektligji “Për Zonat e Mbrojtura”  

Qëllimi i projektligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, është që të përmirësojë kuadrin ligjor aktual të Zonave të Mbrojtura si një domosdoshmëri ndaj rritjes së kërkesave të menaxhimit dhe mbrojtjes së këtyre territoreve, si dhe ndryshimit të legjislacionit europian në këtë fushë.

Ligji “Për zonat e mbrojtura”, synon përmirësimin e disa elementeve dhe problematikave të vërejtura deri më sot. për Zonat e Mbrojtura duke synuar një menaxhim efektiv dhe të pavarur të të gjithë Zonave të Mbrojtura ekzistuese dhe ato që do të shpallen që nga hartimi i planit të menaxhimit të një zone e deri tek administrimi i vazhdueshëm i saj nëpërmjet menaxherëve që janë strukturat e vartësisë së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Ligji sjell vetëm përparësi në përfitimet që do të kenë Zonat e Mbrojtura, të shpallura aktualisht apo ato që do të shpallen në të ardhmen duke përcaktuar qartë procedurën e shpalljes së një zone të mbrojtur.

Projektligji “Për Zonat e Mbrojtura” ka kaluar përgjatë një viti në një sërë konsultimesh me publikun. Janë zhvilluar  rreth 12 tavolina të rrumbullakta mbi të cilat është diskutuar drafti me  përfaqësues të universiteteve dhe botës akademike, shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve të huaja dhe donatorëve.

Ligji është në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe atë ndërkombëtar, madje është edhe transpozim i pjesshëm i Direktivës së Kèshillit 92/43/EEC e 21 Majit 1992 «Pèr ruajtjen e habitateve natyrore, të florës dhe të faunës së egër».

AKZM dhe NaturAL, së bashku në “Panairin Mesdhetar të Turizmit 2017”

AKZM dhe NaturAL, së bashku në “Panairin Mesdhetar të Turizmit 2017”

Më dt: 8-9 prill gjatë “Panairit Mesdhetar i turizmit 2017” u zhvillua një workshop, ku mori pjesë dhe stafi i AKZM-së drejtuar nga kreu i këtij institucioni Z. Zamir Dedej. Ndërkohë pjesëmarrja e AKZM-së gjatë dy ditëve të panairit si pjesë e stendës së AIC ishte e plotë.

“Zyra e Agjencisë Italiane, Tiranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim" (AICS Tiranë) morri pjesë dhe mbështeti “Panairin Mesdhetar të Turizmit 2017”, të zhvilluar nga Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit.

Në këtë kontekst, AKZM mori pjesë në panair me materiale informuese së bashku me projektet që realizohen me mbështetjen e Kooperacionit Italian (Cooperacione Italiane, NATURA 2000).

Guri i Nikës

Emri i Zonës së Mbrojtur: Guri i Nikës

  1. Kategoria: VI, Zonë e Mbrojtur e Burimeve të Menaxhuara
  2. Vendimi me të cilin është shpallur: Nr.102, datë 15.01.1996
  3. Sipërfaqja: 2 200 ha, vendodhja: Në pjesën Jug-Perëndimore të Pogradecit
  4. Kordinatat: Veri:457063.77 m E;4526502.68 m N, Jug:455515.33 m E; 4516762.06 m N, Lindje:458835.04 m E;4522105.15 m N, Perëndim:455342.85 m E; 4521560.60 m N
  5. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: Pogradec-Guri Nikës (29.2 km;1 h 26 min)
  6. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës: Ariu i murrëm (Ursus arctos)

Klaus Toepfer Fellowship Programme - application period open until 30 May

Klaus Toepfer Fellowship Programme - application period open until 30 May

I want to inform you that the application process to the 2017-2019 cycle of the Klaus Toepfer Fellowship Programme for Future Leaders in Nature

Conservation from the Countries of Central and Eastern Europe, the Caucasus, West and Central Asia is open from now on, until 30 May, 2017. The extra-occupational programme combines learning on international best conservation practice and policy with management training, network development and a transfer project. Over a period of 1.5 years, four training modules are conducted at the International Academy for Nature Conservation on the Isle of Vilm in English language. Application documents and further information about the programme are available at www.bfn.de/klaus-toepfer-fellowship.html. We kindly ask you to disseminate this information through your networks, and to support eligible candidates from your own institution to apply for the Klaus Toepfer Fellowship Programme.

Who can apply?

The Klaus Toepfer Fellowship Programme targets early-career conservation professionals in the natural resource sector, who have at least three years of professional experience, are fluent in English and preferably not older than 35 years. The programme aims at emerging conservation leaders with proven outstanding abilities and motivation, who have the support of their home organizations to attend the course, a clear commitment to a career in  their country of origin, and are citizens and residents of one of the eligible countries: Albania, Armenia, Azerbaijan, Belarus, Bosnia and Herzegovina, Bulgaria, Croatia, Czech Republic, Estonia, Georgia, Hungary, Iran, Jordan, Kazakhstan, Kosovo, Kyrgyzstan, Latvia, Lithuania, FYR Macedonia, Moldova, Mongolia, Montenegro, Poland, Romania, Russia, Serbia, Slovakia, Slovenia, Tajikistan, Turkey, Turkmenistan, Ukraine and Uzbekistan.

Introducing Protected Areas of Albania

Introducing Protected Areas of Albania

March 19, 2017

Interested in protected areas? Want to learn what they are and which social, environmental and economic benefits they provide to people and communities worldwide? Who are the Albanian rangers?

This booklet on Protected Areas of Albania will briefly answer your questions!

Read through and get inspired to visit different Protected Areas of Albania. Discover their uniqueness and learn…

… where is the Rude sheep (Kalaja e Dodës) raised?

… about the legend of the Mourning Rock (Shkëmbi i Vajit).

… which park is the home to over 14 small glacial lakes of great beauty and three rivers?

… where is the home of the Dalmatian Pelican?

… what you have to experience in Hotovë – Dangëlli National Park?

… where is the Flag Pine?

Visit the Publications section to access the files.


 

http://www.natura.al/page.php?lang=en&section=publications

Të njohim Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë

Të njohim Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë

Je i interesuar rreth Zonave të Mbrojtura? Dëshiron ti njohësh dhe të mësosh se cilat janë përfitimet sociale, ekonomike dhe mjedisore që sjellin për njerëzit dhe komunitetet anembanë botës?  Cilët janë rejnxhërsat shqiptarë?

Ky botim i Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë u përgjigjet pyetjeve tuaja! Zbuloni veçoritë e tyre dhe mësoni….

... ku rritet Delja Rudë?

… rreth legjendës së Shkëmbit të Vajit.

… cili park është banesa e mbi 14 liqeneve të vogla akullnajorë me një bukuri të jashtëzakonshme dhe 3 lumenjve?  

… cila është banesa e Pelikanit kaçurrel?  

… çfarë përjetoni në Parkun Kombëtar Hotovë – Dangëlli?

… ku ndodhet Pisha Flamur?

Ky botim rreth Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë u përgjigjet shkurtimisht pyetjeve tuaja! Informohuni dhe frymëzohuni për të vizituar Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë. Zbuloni veçoritë e tyre dhe mësoni…

Vizotoni rubrikën Publikime për tu njohur me botimet.


 

http://www.natura.al/page.php?lang=al&section=publications

Prezantohen rezultatet e Censusit Kombëtar të Shpendëve Dimërues

Prezantohen rezultatet e Censusit Kombëtar të Shpendëve Dimërues

Ministri Koka: Censusi i Shpendëve dimërues  konfirmon efektet e shkëlqyera të Moratoriumit të Gjuetisë.

Ministri Koka: U njoha dje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi vendimin e moratoriumit. Nuk dua t’i dekurajoj gjuetarët por dua sot t’u them që ne jemi tashmë të hapur, të ulemi me ta për të diskutuar pikërisht këto rezultate të Censusit dhe për të hapur një dialog të ri.

Ministri Koka: Duke iu bashkuar Censusit Ndërkombëtar, Shqipëria konfirmon edhe një herë rolin e saj të rëndësishëm në mbrojtjen e biodiversitetit botëror.  

 

Në Rezervatin e Menaxhuar Kune-Vain në Lezhë u prezantuan sot rezultatet e Censusit Kombëtar për Shpendët Dimërues të Ujit në Shqipëri. I pranishëm në këtë prezantim ishte Ministri i Mjedisit, Z.Lefter Koka, i cili përshëndeti mbajtjen e këtij censusi për herë të dytë në vendin tonë dhe vuri në dukje efektet pozitive të Moratoriumit të Gjuetisë.

“Formalizmi dhe sistemi na bën të kuptojmë situatën jo vetëm të faunës së egër por të të gjithë sektorëve të Mjedisit. Sot jemi këtu ku është bërë një punë e shkëlqyer për të evidentuar rezultatet e moratoriumit të gjuetisë. Më vjen mirë që rezultatet ishin shumë pozitive dhe kjo na bën tashmë që të ulemi dhe të diskutojmë dhe me shoqata të ndryshme dhe pasionantë të gjuetisë. E kam thënë vite më parë nuk do të jenë gjykatat ato të cilat do të vendosin sesi duhet të funksionojë edhe ky sektor në Shqipëri, por duhet të jemi të gjithë së bashku, pra Ministria,  specialistët e fushës, gjuetarët për ta ushtruar këtë pasion në mënyrë sa më të ligjshme.

Dje unë u njoha me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që në fuqi vendimin e moratoriumit. Nuk dua t’i dekurajoj gjuetarët por dua sot t’u them që ne jemi tashmë të hapur, të ulemi me ta për të diskutuar pikërisht këto rezultate të nxjerra nga specialistë të fushës, dhe për të hapur një dialog të ri dhe për funksionuar edhe sektor në një mënyrë ligjore dhe korrekte.” tha ministri Koka.

Më tej ministri Koka u shpreh se rezultatet e reformës administrative tashmë janë të dukshme: “ Reforma administrative e bërë nga Ministria e Mjedisit në fund të vitit  2013 sot po jep rezultatet e saj. Ne kemi një Agjenci Kombëtare të Zonave të Mbrojtura që nuk e kishim më parë dhe sot kemi njerëz profesionistë dhe të përkushtuar. Kemi gjithashtu Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit të cilat në mënyrë të pavarur funksionojnë me agjencitë simotra në vende të tjera europiane. Nuk është normale që një census që është detyrë ligjore apo morale për t’u bërë ndërkombëtarisht, Shqipëria të mos ishte pjesë e këtij raportimi.”

Këtë vit Censusi shënon disa arritje si: shtrirje më të gjerë  krahasuar me një vit më parë. (19 ligatina kundrejt 16 ligatinave në 2016-ën), përfshirje më të gjerë dhe të kualifikuar të stafit të AKZM-së, prani më të madhe të shpendëve krahasuar me një vit më parë si dhe praninë e shpendëve të cilët prej kohësh nuk ishin parë në ligatinat e vendit tonë. Rezultatet e këtij Censusi konfirmojnë efektet pozitive të moratoriumit të gjuetisë, si pasojë e të cilit  është vërejtur një progres i dukshëm në shfaqjen dhe numrin e popullatave të llojeve të faunës së egër.

Pavarësisht një dimri më të ashpër se vitet e shkuara, u regjistrua një numër i lartë i shpendëve të uji. Në total u regjistruan 64 lloje të shpendëve të ujit dhe një numër të përgjithshëm 165,268 individësh.(krahasuar me 98,564 individë në 2016). Shumë lloje me interes global ruajtje u vrojtuan këtë vit të cilat dëshmojnë rëndësinë e Shqipërisë për zogjtë shtegtarë. Censusi ofroi disa vëzhgime të rëndësishme për disa lloje të tjera që shënojnë  për herë të parë dimërimin e tyre në ligatinat shqiptare.Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta regjistroi 39,999 individë dhe 51 lloje të ndryshme të shpendëve të ujit duke u shpallur kështu zona më e pasur në këtë mes dimër. Zona të tjera të rëndësishme për shpendët e ujit ishin Narta me 40 lloje, Kune-Vaini me 36 lloje dhe Butrinti me 33 lloje. Indeksi më i lartë i larmisë u regjistrua në Kune-Vain duke treguar një barazpeshë të mirë midis numrit të lartë të shpendëve të ujit dhe diversitetit të lartë të llojeve të vrojtuara.  Censusi u krye më 13-16 Janar 2017 dhe u krye në kuadër të Censusit Ndërkombëtar të  shpendëve dimërues të ujit. Duke iu bashkuar kësaj nisme ndërkombëtare, Shqipëria konfirmon edhe një herë rolin e saj të rëndësishëm në mbrojtjen e biodiversitetit botëror.

Shqipëria promovon një strehë të re për lakuriqët e natës, tunelet dhe bunkerët e braktisur

Bunkeri i kohës së komunizmit, sot Bunk’Art,  hap dyert për ekspozitën unike të lakuriqëve të natës “Bunkerët: Streha e Jetës së Egër”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Jetës së Egër e cila festohet në mbarë botën në 3 Mars.

Ekspozita mundësohet nga Projekti i financuar nga BE-ja NaturAL, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, AKZM dhe Bunk’Art. Ajo ka si qëllim të ndërgjegjësojë vendimmarrësit dhe të gjithë qytetarët për mbrojtjen e jetës së egër. “Vëmendje e veçantë i kushtohet lakuriqëve, këtyre gjitarëve insektngrënës, të cilët janë  shumë të rëndësishëm për ekosistemet dhe ekonominë. Kështu bunkerët marrin dhe një vlerë tjetër, si vende po kaq të rëndësishme edhe për mbrojtjen e natyrës”- shpjegoi Z. Çelik Rruplli përfaqësues i Bunk’Art.

Ekspozita “Bunkerët: Streha e Jetës së Egër”, e cila u përurua zyrtarisht sot, do të qëndrojë hapur për vizitorët në mjediset e Bunk’Art përgjatë gjithë vitit 2017. Ndërsa vizitojnë ekspozitën, vizitorët do të mësojnë për llojet e lakuriqëve që gjenden në Shqipëri. “Jemi shumë të kënaqur të dëshmojmë se prezenca e jetës së egër në Shqipëri po rrit ofertën turistike dhe po shton atraksione të reja turistike. Përpjekjet tona dhe kontributi i partnerëve kanë mundësuar krijimin e databazës së faunës së egër në Shqipëri që do të përmirësojë menaxhimin e habitateve të jetës së egër dhe do të mbrojë këto specie,” theksoi  Adriana Petri përfaqësuese e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. 

Si rezultat i një seri vrojtimesh mbi lakuriqët, të kryera me mbështetjen e projektit NaturAL dhe disa projekteve të financuara nga BE, u rregjistruan 32 specie lakuriqësh – një numër shumë i lartë duke konsideruar se 54 specie janë rregjistruar në të gjithë Evropën. 18 nga këto 32 specie të rregjistruara në vendin tonë ku mund të përmendim Lakuriqin e natës hundpatkua i vogël ose Lakuiqi i natës veshëmiu i madh  të vrojtuar në në bunkere. Z. Ervis Loçe, ekspert i lakuriqëve dhe kurator i ekspozitës u shpreh se Shqipëria është banesa e Lakuriqit të natës veshgjatë të Ballkanit, specie endemike e lakuriqëve për Ballkanin Perëndimor.

3 Mars, Dita Ndërkombëtare e Jetës së Egër, aktivitete në 8 qarqe

Me rastin e 3 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Jetës së Egër, nga data 27 Shkurt deri më 4 Mars AKZM dhe Projekti NaturAL do të organizojnë aktivitetin me temë "Vizito Zonat e Mbrojtura - Streha e Jetës së Egër" në qytetet Tiranë, Shkodër, Fier, Kukës, Dibër, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë.

Aktiviteti do të kulmojë më Tiranë më dt 3 Mars, me hapjen e ekspozitës me fotografi të Lakuriqëve të Natës në Bunk’Art. Bunkerët janë jo vetëm simbole të komunizmit, por aty ku kanë qenë të vendosur kanë shërbyer dhe si vendstrehim për lakuriqët e natës, duke u kthyer në strehën natyrore të tyre. Të ftuar në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, AKZM-së, Delegacionit të Bashkimit Evropian, si dhe vizitorë dhe dashamirës së natyrës. Ndërkohë aktivitetet në rrethe kanë nisur më datën 27 Shkurt dhe do të vazhdojnë deri më 4 Mars.

AdZM – të Gjirokastër, Dibër, Kukës, Shkodër, Berat, Fier dhe Vlorë po organzojnë një orë edukimi mjedisor, mësimi të hapur me nxënësit e shkollave të qyteteve dhe më pas në datën 4 Mars grupet e nxënësve do të vizitojnë Zonën e tyre të Mbrojtur. Sipas qyteteve që ju përkasin nxënësit ato do të vizitojnë Zonat e Mbrojtura si Liqeni i Shkodrës, Korab - Koritnik, Parkun Kombëtar Divjakë- Karavasta, atë të Tomorrit, Bredhin i Hotovës - Dangelli dhe Lagunën e Nartës përsa i përket AdZM-së Vlorë. 

Page 3 of 18

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Deshmoret e Kombit nr.1 KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay