AKZM

Kardhiq

Emri i Zonës së Mbrojtur:    Rezervat strikt natyror/ Rezervat shkencor “ Kardhiq”

Kategoria:  I

Vendimi me të cilin është shpallur: VKM nr. 102 date 15.01.1996

Sipërfaqja, vendndodhja - kordinatat:

Sipërfaqja e pergjithshme e zonës është 1800 ha

Eshtë i vendosur në zonën veri - perëndimore të rrethit të Gjirokastrës, në një largësi prej 22 km larg tij.

 Kordinatat:

a.Në veri: Përroi i Piksit (44 15 838.61   44 42 129.87)

b.Në Lindje: Përroi i Qafë Mollës (44 18 376.85   44 41 829.74)

c.Në Jug: Maja Kershait (1782.8m) (44 20 254.80  44 87 696.53)

d.Në Perëndim:  Qafa e Skërficës (812.0m) (44 15 392.70  44 37 319.22).

Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: Për të shkuar në destinacion përshkohet rruga nacionale Ura e Kardhiqit – Prongji - Zhulat

Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:

Flora përfaqësohet nga: Bredhi i bardhë, panja emalit, krekëza, frashëri, dushqet, rrobulli e pisha e zezë etj

Fauna përfaqësohet nga: derri i egër, dhia e egër, lepuri i egër, ujku, dhelpra, thëllëza e malit etj.

Monumente natyre:

Kanioni i Piksit

Lumi i Gashit

Emri i Zonës së Mbrojtur: Lumi i Gashit

  1. Kategoria

Rezervë Strikte Natyrore kategoria I-rë IUCN

  1. Vendimi me të cilin është shpallur

VKM Nr.102, datw 15.01.1996

  1. Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat

Ka një sipërfaqe prej 3000 ha, dhe është e vendosur në verilindje të Alpeve Shqiptare: N 42 ° 29 '2', E 20 ° 03 '31 " në Qarkun e Kukësit rrethi i Tropojës larg zonës së banuar.

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Me rrugë automobilistike, B. Curri-Dragobi- Qerem- Markovce-Torkuz –doberdol 45 km, nga këtu rrugë këmbësore- LumiGashit. Dhe shtegu tjetër rrugë këmbësore, Tropojë e vjetër –Degaj-Kanali i Gashit-Brodoshnicë-Qafa e Livadhit-Kusheticw-Doberdol- Lumi Gashit.

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Rreth 1/3 e sipërfaqes së ZM lumi i Gashi është e mbuluar me pyje të virgjëra ahu dhe pjesa tjetër është e mbuluar me pyje të përziera ahu dhe halorë, si Pinus heldreichii, Abies Alba   Pinus sylvestris, Pinus peuce. Vertikaliteti dhe prania e rrjedhave ujore  ka krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e florës barishtore. Llojet më të përhapura ndër to janë Ranunculus platanifolius, Cardamine enneaphyllos, Actaea spicata, Geum coccineum, Cephalantera rubra, Digitalis grandiflora, Viola aethiolica, Viola tricolor. Përveç kësaj, këtu gjenden edhe specie bimore të listuara në librin e kuq që ja rrisin vlerat zonës si; Atropa Belladonna, Lilium albanicum, Convallaria majalis dhe Lunaria telekiana kjo e fundit bimë endemike. L. telekiana është një specie shumë e rrallë dhe e rrezikuar e cila rrit vlerat e biodiversitetit në  pjesën e Lumit Gashit.

Përsa i përket faunës kjo zonë krijon kushte shumë të favorshme për rritjen dhe përhapjen e shumë llojeve të kafshëve dhe shpendëve.

Llojet kryesore të kafshëve që gjenden në ZM "Lumi i Gashit" janë; ariu i murrmë (Arsus arctos), dhia e egër (Rupicapra rupicapra), kaprolli (Capreolus capreolus) macja  e egër (Felis silvestris), ujku (Canis lupus), derri i egër, lepuri, dhelpra. Kurse shpendë mund të permendim; gjeli i egër (Tetrea urogallus), shqipja e ballkanit (Circus pygargus), zhgaba (Gyps fulvus), thëllëza e malit, (Alectoris graeca) etj. Është propozuar për të qenë pjesë e trashëgimnisë natyrore botërore.

  1. Monumente natyre

Në afërsi të zonës ndodhen liqejtë akullnajorë të Dobërdolit dhe Sylbicës.

Parku Kombëtar "Mali i Tomorrit"

Emri i Zonës së Mbrojtur:Parku Kombëtar “Mali i Tomorit”

1. Kategoria: II

2. VKM Nr.472 date 18.07 2012. (me sipërfaqe të zgjeruar).

3. Sipërfaqa, Vendndodhja, Kordinatat: Ndodhet në Lindje të qytetit të Beratit dhe në veriperëndim të qytetit të Çorovodes. Bashkia, Berat, Poliçan, Skrapar.

Kordinatat:

Veri-Pika 1-4425 5630.30,,L/ 4514853.20 V.

Lindje-Pika 2-4433012.69L/4516042.90V.

Jug -Pika 3- 4440357.62 L/4496629.90V

Perëndim -Pika 4-4429078.51L/4492547.29 V.

Sipërfaqa: 23444.2 ha

4. Rruga që mund të shkohet: Berat- Dardhë, Berat-Tomorr, Berat-Lybesh, Berat-Kapinovë, Berat –Poliçan –Pronovik-Qafa e Kulmakut, Berat –Poliçan –Çorovod-Gjerbës -Trebel –Dumck-Romas-Terov.

5. Përfaqësuesit specifik të florës dhe faunës: Përbëhet kryesisht nga Rrobulli, ahu, lisi, ashja, shkoza, lajthia, dëllinjë, frashër, mëlleza, thana, mare, shqopa, lojfata, etj, si dhe 6 lloje bimesh endemike, mes të cilave Astragalus Autroni, si lloj endemik i cili ndodhet vetëm në Malin e Tomorit. Përsa i perkët mbulesës barishtore përbëhet nga llojet Agulice, festuke, telishe, tërfili, çaj i malit, graminace etj.

Përsa i përket kafshëve dhe shpendëve të egra përbëhet nga këto lloje: Ariu i murmë, ujku, dhia e egër, derri  i egër, mace  e egër, lepuri i egër, dhelpra, kunadhja, baldosa, ketri, shqiponja, gjeli i egër, fëllëza e malit, disa lloje skifteresh, grifsha, mëllinja, dhe disa lloje të tjera zogjsh.                                                                                               

6. Monumente Natyre: Rrapi i Lybeshës, Shpella e Kapinovës, Sterra e Prosekut, Serra e Katafiqit, Sterra e Kakrukës, Cirqet Akullnajore të Tomorrit, Stera Uvlën (Pusi Ramijës), Morenat Akullnajore të Ujanikut, Vrima e Dragojt, Qafa e Kulmakut, Robulli i Kulmakut.

7. Objekte kulturore, fetare, historike: Teqeja e Abaz Aliut.

8. Objekte në shërbim të komunitetit:  Teqeja e Abaz Aliut. Qendër Shëndetësore

Parku Kombëtar Detar "Karaburun-Sazan"

  1. 1.Emri i Zonës së Mbrojtur: Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan

2.  Kategoria: E dytë

  1. Vendimi me të cilin është shpallur: Është shpallur PKD më 28 prill 2010 me Vendim të Këshillit të Ministrave.
  2. Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat:PKD ka sipërfaqe 12428 ha. Mbulon zonën detare përgjatë vijës bregdetare të gadishullit të Karaburunit (Nis në kepin e Shën Vasilit deri në derdhjen e përroit të qerashesë) dhe ishullit të Sazanit, 1 milje detare (1852m) nga vija bregdetare. Parku Kombëtar Detar ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Vlorës.

Sipërfaqja e përgjithshme e “Parkut Kombëtar” Karaburun-Sazan është e ndarë, si më poshtë:

 Pjesa detare pranë gadishullit të Karaburunit ka sipërfaqe 9 848.95 (nëntë mijë e tetëqind e dyzet e tetë pikë nëntëdhjetë e pesë) ha, me kufijtë e e dixhitalizuar si mëposhtë:

a.  Veri:Pika 1 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Gjuhëzës, me koordinata 4353018.48 V e 4478005.72 L, deri te pika 2 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Shën Vasilit, me koordinata 4363780.19 V e 4477378.71 L;

b.     Lindje:Pika 2 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Shën Vasilit, me koordinata 4363780.19 V e  4477378.71L dhe më pas vijon përgjatë vijës bregdetare nga kepi i Shën Vasilit, kepi i Dhim Kushtës, kepi dhe gjiri i Shën Janit, kepi i Gjuhëzës, ndjek vijën bregdetare perëndimore të malit të Karaburunit, bregun e Gjinarës, faqen e Bishtit të Malit, Rrëzën e Kanalit, faqen e Langadhës deri te pika 3, me  koordinata  4379221.15 V e 4449696.28 L;

c.     Jug: Pika 3, me koordinata 4379221.15 V e 4449696.28 L, deri te pika 4 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga faqja e Langadhës, me koordinata 4378104.94 e 4448193.75 L;

ç.   Perëndim: Pika 4 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga faqja e Langadhës, me koordinata 4378104.94 e 4448193.75 L dhe ndjek izobatin deri te pika 1 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Gjuhëzës, me koordinata 4353018.48 V e 4478005.72 L.

Pjesa detare pranë ishullit të Sazanit ka sipërfaqe 2 721.87 (dy mijë e shtatëqind e njëzet e një pikë tetëdhjetë e shtatë) ha, me kufijtë e mëposhtëm:

 Pika 1, me koordinata 4354004.14 V e 4487718.40 L;

Pika 2, me koordinata 4355536.33 V e 4486707.03 L;

Pika 3, me koordinata 4351587.21 V e 4485140.06 L;

Pika 4, me koordinata 4357134.42 V e 4486668.09 L;

Pika 5, me koordinata 4355142.57 V e 4486658.75 L

4. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: duke ndjekur rrugën detare me anije apo varkë nga porti i Vlorës dhe nga Marina Orikum.

5. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës: Kjo zonë konsiderohet me larmi të pasur peizazhesh nënujore, habitatesh për rritjen e shumë organizmave bimore e shtazore nënujore, duke filluar me algat detare, sfungjerët, knidarët, molusqet, krustacet, lëkurëgjëmborët, koralin e kuq, reptilët, gjitarët, për Fokën e Mesdheut, dhe lloje globalisht të rrezikuara në shkallë kritike, si disa lloje peshqish, peshkaqenësh, breshkash deti, delfinësh dhe Foka e Mesdheut (Monachus monachus). Karakteristik për këtë zonë jane edhe livadhet nënujore të posidonias(Posidonia oceanica), dhe shkëmbinjtë koralor.

6.  Monumente natyre:

Shpella dheGjiri iGramës:Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihetështëVlorë-Llogara-Gramë; Vlorë – Delta epalasës-Gramë(Foto nefolderinPD Karaburun-sazan)

Shpella e Haxhi Alisë (Iliriane): Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është rruga detare me anije dhe varkë nga porti i Vlorës, Qendra e Peshkimit Radhimë dhe Moli i Jahteve Orikum, për në kepin e Gjuhëzës.

Barrierakoraloree Grykës së Djallit: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është rruga detare me anije apo varkë nga Vlora për në ishullin e Sazanit. Mund të vizitohet vetëm nga vizitorë të specializuar dhe zhytës, perderisa ndodhet brenda zonës qëndrore të parkut detar.

Faleza e Sazanit: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është rruga detare me anije nga porti i Vlorës për në ishullin e Sazanit.

Parku Kombëtar "Bredhi i Hotovës-Dangëlli"

Emri i Zonës së Mbrojtur: Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”

  1. Kategoria:  II
  2. Vendimi me të cilin është shpallur: VKM nr. 1631 date 17.12.2008
  3. Sipërfaqja, vendndodhja - kordinatat:

       - Sipërfaqja e përgjithshme e Parkut është 34,361.05 ha nga te cilat:

        Në rrethin e Permetit 33,165.3 ha

        Në rrethin e Kolonjës 1,195.8 ha

         - Eshtë i vendosur në jug – lindje të Shqipërisë, në afërsi të qytetit të Përmetit, në lindje të lumit Vjosa.

         - Kordinatat:

a.   Në Veri: Kuota (1511 m), (44 75 590   44 47 340)

b.   Në Lindje: Kuota (1350 m), (44 54 890  44 57 690)

c.    Në Jug: Kuota (250 m),  ( 44 52 200    44 51 150 )

d.    Në Perëndim:  Kuota (192 m), (44 61 150    44 43 910)

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: Parku përshkohet nga 2 rrugë kryesore që janë:

    -Piskovë – Frashër  dhe  Petran - Gostivishtë

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:

        -Flora përfaqesohet nga: Bredhi i Maqedonisë, shparthi, qarri, panja, shkoza e bardhë, frashëri, dëllinja, marreja etj.

         -Fauna përfaqesohet nga: ariu i murrmë, kaprolli, derri i egër, lepuri I egër, ujku, dhelpra, ketri, shqiponja e malit, bufi, etj.

  1. Monumente natyre:

         -Pylli i Rapushës

         -Bokërrimat e Dangellisë

         -Gështenja e Teqesë, Frashër

         -Bredhi i Kokojkës

         -Kanioni i Kamenckës

        -Kanioni i Borockës ( Guri i Bletës)

       - Ujrat termale të Benjës

       -Kanioni i Langaricës

       -Shpella e Pëllumbave

       -Bredhi i Petranit

       -Arra e Llukanit Frashër

  1. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës:

        -Teqea Frashër

        -Teqea e Alipostivanit

       - Kisha e Ogrenit

       - Kisha e Bënjës

      - Kisha e Kosinës 

  1. Objekte në shërbim të komunitetit:

      - Ujrat termale të Bënjës.

Parku Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë"

Parku Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë"

Kategoria e II

  1. Vendimi me të cilin është shpallur 

“  VENDIM    Nr.640, datë 21.5.2008 “

  1. Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat  

Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” ka një sipërfaqe të përgjithshme 33 927,66 (tridhjetë e tre mijë     e   nëntëqind e njëzet e shtatë presje gjashtëdhjetë e gjashtë) ha, ku pjesën kryesore të territorit e zënë sipërfaqet pyjore, të ndjekura nga sipërfaqet kullosore, bujqësore, joprodhuese, shkëmbore dhe sipërfaqe troje, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Kufijtë e këtij "Parku Kombëtar" janë, si më poshtë vijon:

a) Veri:

Pika e takimit të rrugës automobilistike Librazhd-Steblevë, me rrugën Librazhd-Dorëzi, me koordinata 4441509.41L/4564276.59V, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llanga, Fushë Studa. Kufiri verior ndjek rrugën e fshatit Borovë, në kuotën 887 m, përroin e Zallit të Klenjës, ndërpret rrugën automobilistike Steblevë-Klenjë, në kuotat 1328 m, 1462 m, 1484 m, 1654 m, 1778 m, pika kufitare, me kuota 1980 m (Shkëmbi i Shqipes) (4 460 524.30 L/4 580 064.18V)

b) Lindje:

Kuota 1980.0 m (Shkëmbi i Shqipes), me koordinata 4 460 524.30L/4 580 064.18V, vijon përgjatë kufirit shtetëror, në kuotat 2071 m, Maja e Radacit (2081 m), 2069 m, Qafa e Kruqit, 2132 m, Shpella e Ariut, 2030 m, Qafa e Kokelit (1883 m), 1922 m, 1948 m (Maja Reti Kurorës), 2020 m (Maja "Varri Marikës"), 2133 m (Maja e Kallkanit), 2189 m, 1709 m, 1611 m, 1594 m, Qafa Rinas 1404 m, me koordinata 4 465 215.85L/4 553 644.62V.

c) Jug:

Kuota 1404 m, me koordinata 4 465 215.85L/4 553 644.62V, ndjek kurrizin dhe rrugën për këmbësorë, në drejtim te Qafa e Policës, në kuotën 1366 m (Maja Kyqi Mjet), kalon te Qafa e Gjashtë Lisave, ndjek rrugën për këmbësorë dhe me kuotat 1379 m, 1376 m (Maja e Skurës), me koordinata 449 513.84L/4 553 516.22V.

ç) Perëndim:

Kuota 1376.3 m (Maja e Skurës), me koordinata 449 513.84L/4 553 516.22V) zbret kurrizin, ndërpret lumin e Bushtricës, vijon në kuotat 1147 m, 1054 m (Maja e Trestenikut), 1143 m (Maja "Varri i Plakës"), 1063 m, ndjek rrugën për këmbësorë për në fshatin Bozgarë-Kokrevë, në kuotën 783 m, ndërpret përroin e Hotolishtit, ngjitet kurrizit, në kuotat 767 m, 744 m, 1100 m, 505 m, 916 m, kalon përgjatë rrugës Dorëzi-Librazhd, deri te pika e takimit me rrugën automobilistike Librazhd-Steblevë, me koordinata 4 441 509.41L/4 564 276.59V.

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

 Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë  mund të  vizitohet :

v  Librazhd - Fushë Studen –Stebleve

Për të apasionuarit pas natyrës mund të vizitojnë  në këmbë, majën e Kallkanit, liqenet e Sal Xhyrës, Vishoricën, majën e Zezë rreth 4 orë me këmbë  vajtje  ardhje  nga rruga auto.

v  Librazhd Qafë Shapkë,Sereci

Me andej me këmbë majën e Shebenikut, qafën e Derstilës, liqenet e Dragostunjës, liqenet e Shebenikut  etj, 5 ore vajtje ardhje me këmbë.

v  Prrenjas -Rrajcë Bardhaj ose Skenderbej dhe me andej fushën e Valit ,liqenet e Rrajcës, luginen e Bushtricës, Koklin,gropat e Belicës etj; vajtje ardhje 5 orë në këmbë.

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

 

 

  1. FLORA

Në  territorin e Parkut Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” ka një florë të pasur dhe shumë të larmishme, prej kushteve të përshtatshme të terrenit dhe formave të shumta gjeologjike e gjeografike, duke krijuar larmi mikroklimatike dhe habitatesh. Aty  gjenden rreth 32 % e florës së Shqipërisë duke filluar nga bimët e ulta te zonës  shkurretave  pyjeve te dushkut (Quercus), pishës  zezë (Pinus nigra), ahut (Fagus Sylvatica) bredhit bardhë (Abies Alba )e deri tek kullotat alpine.

Rëndësi të vecantë kanë edhe bimët mjekësore e mjaltëse të cilat numurohen në  mbi 178 lloje, si kamomili(Matricaria chamomilla), njëmijëfleteshi (Achillea millefolium), lulebalsami (Hypericum perforatum), trumza (Satureja Montana), trëndafili egër (Rosa canina), molla e egër (Malus sylvestris), kulumbria (Prunus spinosa), mjedra (Rubus idaeus), dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrus), dëllinja e zeze, (Juniperus communis), bliri (Tilia platyphyllos), rigoni (Origanium vulgare), salepi (Orchis mascula), agulicja(Primula veris), shpatorja (Iris illyrica), murrizi (Crataegus oxyacanthea), vadhëza (Sorbus aucuparia), Peshtriku vilëngjashëm (Muscari botryoides), Mokërrza (Genista hassertiana Bald.) Pinguikula e ballkanit (Pinguicula balcanica) Hepatika fisnike (Hespatica nobilis Miller.)

Shumë bimë janë të rrezikuara dhe kërkojnë mbrojtje strikte si: tisi (Taxus baccata), panja e malit (Acer platanoides), mëlleza (Ostrya carpinifolia), bliri (Tilia platyphyllos), sanza (Gentiana lutea), salepi (Orchis albanica), ajdësi alpeve (Laburnum alpinu), crocusi (Crocus dalmaticus), zambaku Shqiptar(Lilium albanicum), boronica (Vaccinum mirtyllus), çaj mali (Sideritis raeseri), mëshrekna (Betula pendula), manushaqja e dukagjinit (Viola ducadjinika), genista endemike (Genista hassertiana).

  1. FAUNA

Fauna është shumë e pasur në lloje të ndryshme,duke filluar nga gjallesat njëqelizore e më andej me dhjetra specie zvarranikësh, amfibësh, peshqish brejtësish , gjitaret e vegjël e deri tek gjitarët e medhenj dhe shpendët e zogjtë.

Ndër specie më të rëndesishme janë triton, trofta e malit,lakuriqet e nates, zvarranike të ndryshëm , si vipera, etj. Specie te rendesishme takohen edhe tek gjitaret e vegjel si minjte, si psh. gjumashi i lajthise.

Ndër gjitarët e mëdhej permendim dy grupe të rëndësishme barengrënsit si lepuri i eger (Lepus  europaeus), derri egër (Sus scrofa), kaprolli (Capreolus capreolus), dhija e egër (Rrapicapra rupicapra), ketri (Sciurus vulgaris), baldosa (Meles meles),  etj.

Mishngrënsit kryesore janë: Rriqebulli (Lynx lynx balcanicus),ariu i murrëm(Ursus arctos),  ujku (Canis lupus), zardafi (Martes martes), kunadhja (Martes foina), ,macja e egër( Felis silvestris), dhelpra (Vulpes vulpes),  etj

Shpendët përbëjnë një pasuri të vecante  e të mahnitëshme,takohen  shumë specie të rëndesishme, si: gjeli egër, kaliqyqes, shqiponja, qukapiku,skifteri, gjeraqina, thëllëza e malit, shkabat.

Zogjtë përbëjnë një ansambël të vërtetë me cicerimat e tyre, takohen gjithandej në zonat urbane, pyjet  e deri tek kullotat alpine.

Monumente natyre

Në Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë ndodhen këto MN :

  1. Mështekna e Qarishtës
  2. Shpella e Kosharishtit 
  3. Shpella e malit të Letmit
  4. Burimi i Studnës
  5. Gurra e Kosharishtës
  6. Liqenet e Rajcës
  7. Liqeni i Shebenikut
  8. Liqeni i Varrit të Plakës
  9. Rrapi i Taksimit
  10. Rrapi i Gizaveshtit

  1. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës (nëse ka)

Shpella e Kosharishtit (Eremite) ndodhet në fshatin Koshorisht Njësia Administrative Lunik e vendosur mbi  një shkëmb gëlqeror e cila  ka një hitori nga shekulli XI-të hyrja me kundrejtm nga jugu (shpella e kishës) ka një muzati të pikturuar mjaft të bukur.  

Parku Kombëtar "Divjakë-Karavasta"

Emri i Zonës së Mbrojtur: Parku Kombëtar “Divjake-Karavasta” me sipërfaqe 22.230 ha

1. Kategoria e II-të

2. Vendimi me të cilin është shpallur: Keshilli i Ministrave Nr 687 date 19/10/2007

3. Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat     

Në Veri: Grykëderdhja e Lumit Shkumbin (4398754.42L/4571385.23V) deri te pika e ndërprerjes së Lumit Shkumbin me rrugën automobilistike, pranë fshatit Sulzotaj (4398754.42L/4571385.23V).

Në Lindje: Nga pika e ndërprerjes së rrugës automobilistike me lumin Shkumbin, pranë fshatit Sulzotaj (4398754.42L/4571385.23V), dhe kalon përmes fshatit Babunjë deri ku ndërpritet me ujëmbledhësin e Myzeqesë, vijon në krahun e majtë të rrjedhjes së këtij ujëmbledhësi deri te ura pranë hidrovorit të Ndërnenasit, vazhdon përgjatë rrugës automobilistike, deri ku ndërpritet me lumin Seman (4386723.94L/4520674.33V).

c) Në Jug: Lumi i Semanit (4386723.94L / (84520674.33V) deri te grykëderdhja e tij, në Detin Adriatik (4363408 . 97 L / 4522464.10V).

d) Në Perëndim: Grykëderdhja e Lumit Seman (4363408.97 L /4522464.10V), vijon përgjatë vijës bregdetare deri te grykëderdhja e Lumit Shkumbin (4398754.42L/4571385.23V).

4. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: Rruga kryesore për në Divjakë dhe në drejtim të qendrës së plazhit. Klubi i shoferit kthen djathtas për në fshatrat Gradishtë, Babunjë, Remas, Karavasta. 

5. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës          

6. Monumente natyre:

Gjithsej: 39 monumente por 4 prej tyre e kanë humbur statusin për shkaqe natyrore

7. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonws:     

Manastiri i Ardenices, 7 Kishat e Karavastasë

8. Objekte në shërbim të komunitetit (nëse ka)          

Parku kombëtar i Lurës

Emri i Zonës së Mbrojtur: Parku Kombëtar i Lurës

1. Kategoria: Park Kombëtar (II)

2. Vendimi me të cilin është shpallur: V.K.M nr.96 date,21.11.1966

3. Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat: 1280 ha, Peshkopi

Kordinatat:   

V L 4434005.23l 4629885.37v

L 4432433.07l 4630364.16v

J 4433705.09l 4720043.33v

P 4432433.07l 4630364.16v

4. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Rruga Peshkopi-Lurë

Rruga Urakë-Lurë

 

5. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Pishë, arrnen, rrobull, shkurre, lloje endemike dhe relike

Ariu, ujku, rriqebulli, dhia egër, kaprolli, gjeli egër, shqiponja

6. Monumente natyre

Fusha e Pelave, Liqeni i Luleve, Liqeni Zi, Liqeni Madh, Hartinat e Lurës, Rrobulli Lurës

Parku Kombëtar i Llogarasë

  1. Emri i Zonës së Mbrojtur: Parku Kombëtar Llogara
  1. Kategoria: E dytë
  2. VKM nr.96, datë 21.11.1966
  3. Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat: Ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Vlorës. Sipëfaqja aktuale është 1010 ha.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:

  1. Në Veri: Kuota 487.0 m (43788304.59L/4455899.28V), ndjek Përroin e Bucelave,

             kuotën 1942.7 m, majën e Qores (2018.2 m) (4381428.53L/4454556.69V);

  1. Në Lindje: Majën e Qores (2018.2 m) (4381428.53L/4454556.69V), ndjek rrugën

             këmbësore, qafën e Llogarasë (1025 m) (4380181.59L/4452708.39V);

  1. Në Jug: Qafën e Llogarasë (1025 m) (4380181.59L/4452708.39V), kuotën 1218.0

m, majën e Thanasit (1352.8 m), rrugën këmbësore, kuotën 1415.o m, majën e Gjipalit (1446.0 m) (4477219.04L/4453829.80V);

  1. Në Perëndim: Majën e Gjipalit (1446.0 m) (4477219.04L/4453829.80V), ndjek

kurrizin, kuotën 487.0 m ((43788304.59L/4455899.28V).

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion:

Duke ndjekur rrugën automobilistike Vlorë – Orikum-Dukat-Llogara (rruga nacionale Vlorë- Sarandë).

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës: Zona ka biodiversitet të lartë dhe të rëndësishëm në Mesdhe: livadhe alpine e subalpine, pyll pishe (Pinus nigra) dhe rrobulli (Pinus leucodermis), bredhit të Maqedonisë (Abies borisii-regis), dushkut (Quercus coccifera), makie tipike mesdhetare, bimësi tipike e shkëmbinjve, etj. Është Zonë me një florë e faunë shumë te pasur detare dhe tokesore. Zonë ku tokohen lloje endemike e subendemike si dhe shumë lloje të rallw e te kërcënuar (Taxus bacata, Ceratonia siliqua etj.). Zonë me potenciale te mëdha per zhvillimin e turizmit dhe ekoturizmit. 
  2. Monumente natyre:

Pisha flamur: Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet është rruga automobilistike Vlorë- Dukat- Llogara deri para se të dalësh në qafën e Llogorasë.

  1. Objekte në shërbim të komunitetit: Zyrë informacioni për turistët 

Syri i Kaltër

Emri i Zonës së Mbrojtur: Monument Natyre Syri i Kaltër

 

A.Të dhëna të përgjithshme

v  Emri i MN: Syri i Kaltër

v  Qarku: Vlo

v  Rrethi:Delvinë

v  Bashkia:Finiq

v  Qyteti/Fshati: Krongj

v  Institucioni që e mbulon: AdZM Vlorë

v  Pronësia e tokës ku ndodhet (MN):Shtetërore &Private

       B.Vendndodhja dhe të dhënat mbi terrenin

v  Zona e Mbrojtur

v  Zonimi,(nëse ka)

v  Kundrejtimi:

v  Lartësia mbi nivelin e detit:

v  Kordinatat (gjeresi, gjatesi):   1. X=4432149. Y=4431143   

       D. Vlera e (MN)

v  Vlera historike:

v  Vlera didaktike:Po

v  Vlera ekologjike: Po

E. Të dhëna të tjera dhe shënime të ndryshme

v  Rruga nëpërmjet të cilës mund të arrihet: Ndodhet 2.2  km larg fshatit Krongj

v  Auto: Po

v  Këmbësore: Po

Page 18 of 18

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Deshmoret e Kombit nr.1 KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay