AKZM

Klosi: Lançojmë nisjen e punës për censusin e shpendëve në 26 zona

Nis puna për censusin e shpendëve të ujit në 26 zona të mbrojtura, por jo vetëm, nga veriu në jug, për vitin 2019. Të dhënat e vitit 2018 treguan se numri i shpendëve të ujit në vendin tonë është rritur ndjeshëm! Kjo edhe si pasojë e vendimeve të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria në mbrojtje të mjedisit, siç është moratoriumi i gjuetisë. “Ndryshimi shumë i madh i specieve të ndryshme që vendi ynë, dëshmon se moratoriumi i gjuetisë ka qenë një vendimmarrje e drejtë, por po ashtu dëshmon sesa më shumë ne mund të bëjmë me disa veprime administrative, por më shumë pjesëmarrje të mendimit intelektual për të rritur dashurinë për natyrën dhe për ta transformuar natyrën në një burim fuqie, kënaqësie, ekonomie, por edhe një potencial të vërtetë turistik për vendin tonë. I kemi kërkuar ministrisë së Brendshme dhe organeve ligjzbatuese të forcojnë kontrollet dhe masat represive karshi atyre, që nuk zbatojnë moratoriumin”, tha ministri Klosi, nga Liqeni Artificial i Tiranës, një sajt i ri që i shtohet monitorimit dhe numërimit të shpendëve për këtë vit. Për ministrin e Turizmit dhe të Mjedisit, viti 2019 ka ardhur me detyra të qarta dhe me më shumë buxhet, veçanërisht për zonat e mbrojtura nga pikëpamja turistike. “Kjo do të jetë një nga politikat që ministria e Turizmit dhe Mjedisit gjatë vitit të ri dhe ne kemi vënë një sasi të konsiderueshme buxhetore, për ti transformuar zonat e mbrojtura, si pasuri turistike, si zona që duan shumë vizitorë për t’i shndërruar në një potencial të vërtetë ekonomik. Detyra jonë është që të ruajmë ekuilibrin ndërmjet zhvilimit të qëndrueshëm të turizmit dhe mbrojtjes së vazhdueshme të pasurisë natyrore”, tha ministri Klosi.

Buletini AKZM Dhjetor 2018

AKZM ju prezanton me aktivitetet, punën e këtij institucioni gjate muajve të fundit paraqitur nëpërmjet këtij buletini, i cili do të jetë i përmuajshëm
 
Buletinin e lexoni në linkun e mëposhtëm

Projekti LASPEH "Speciet dhe Habitati e Adriatikut të ulët"

Projekti LASPEH "Speciet dhe Habitati e Adriatikut të ulët"

Projekti LASPEH "Speciet dhe Habitati e Adriatikut të ulët" financohet nga Programi Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri Mali i Zi. Projekti, i financuar nga Aneksi 3 i prioriteteve- Mbrojtja e Mjedisit, menaxhimi i rriskut dhe strategjia e karbonit të ulët - me një buxhet rreth 500,000.00 €, synon të promovojë dhe mbështesë mbrojtjen e biodiversitetit për zvogëlimin e tkurrjes së diversitetit biologjik në rajonin e Adriatikut të ulët.

Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet specieve të mbrojtura nga Direktivat 92/43 / EEC dhe 79/409 / EEC, tipike të këtyre eko-rajoneve dhe / ose të kërcënuara nga variacionet mjedisore, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe menaxhimi i gabuar. Projekti do të krijojë një rrjet organizatash për ruajtjen dhe përmirësimin e vendeve të Natura 2000 duke shkëmbyer praktikat më të mira dhe duke zhvilluar një strategji të përbashkët transnacionale për ruajtjen e specieve dhe habitateve të përbashkëta.

Konsorciumi i Menaxhimit të Parkut Natyror Rajonal "Dunat bregdetare nga Torre Canne në Torre San Leonardo" është përfituesi kryesor i këtij projekti në bashkëpunim me një Partner Shqiptar (Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura) me partnerin tjetër të Malit të Zi (Ndërmarrja Publike e Parqeve Kombëtare të Malit të Zi) dhe tre partnerë italianë (Bordi Menaxhues i Rezervave Natyrore Rajonale të Bregu lindor të  Tarantos, Komuna e Ugento dhe Komuna e Guardiaregisë).

OBJEKTIVI

Objektivi kryesor i LASPEH është trajtimi i humbjes së biodiversitetit duke përcaktuar një strategji të përbashkët për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe peizazhit në zonën e Adriatikut të ulët, me prioritet mbrojtjen e specieve tipike të këtyre eko-rajoneve, tw kërcënuara nga variacionet mjedisore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe menaxhimi i gabuar.

Rezultatet

  • LASPEH do të zbatojë një program gjithëpërfshirës të aktiviteteve ndërkufitare. Midis tyre:
  • Strategjia e Përbashkët Transnacionale për menaxhimin e specieve prioritare në zonat e Natura 2000;
  • Planet e konservimit në zonat e prekura;
  • Veprimet pilot të konservimit të fokusuara në habitatet / speciet e përzgjedhura;
  • Fushata ndërgjegjësimi për palët e interesuara

Kohëzgjatja e Projektit: 15.04.2018 – 14.04.2020 (24 muaj)

Buxheti total: € 504.490,10 EUR (IPA bashkëfinancim 85%)

Website i programit: www.italy-albania-montenegro.eu

Website i projektit: http://www.italy-albania-montenegro.eu/laspeh

Faqja në Facebook e projektit: https://www.facebook.com/LASPEHproject

You Tube: https://www.youtube.com/channel/UCY_Z5lY8qP3gvJë199BBA2ë

Për më tepër informacion: info@akzm.gov.al

Lancohet projekti LASPEH ne Berat

Lancimi i projektit LASPEH (Speciet dhe habitatet e Adriatikut), financuar nga Programi INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali I Zi 2014/2020.

 

Konsorciumi i Menaxhimit të Parkut Natyror Rajonal "Duna Bregdetare nga Torre Canne në Torre San Leonardo" është përfituesi kryesor i këtij projekti në bashkëpunim me partnerin shqiptar (Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura), një partner malazez (Ndërmarrja Publike e Parqeve Kombëtare të Malit të Zi) dhe tre partnerë italianë (Organi Menaxhues i Rezervave Natyrore Rajonale të Bregut Lindor të Taranto, Komuna e Ugento dhe Bashkia Guardiaregia).

Projekti LASPEH, është pjesë e shtyllës 3 të programit (Mbrojtja e Mjedisit, menaxhimi i rrezikut dhe strategjia e ulët e karbonit) dhe synon të promovojë dhe mbështesë mbrojtjen e biodiversitetit (shumëllojshmëria biologjike) duke reduktuar tkurrjen e diversiteteve biologjike. Me fjalë të tjera, LASPEH përballet me humbjen e biodiversitetit duke përcaktuar një strategji të përbashkët për të ruajtur trashëgiminë natyrore dhe peisazhin në pellgun e Adriatikut të ulët.

Në Shqipëri projekti do të veprojë në zonën e Malit të Tomorit, Dardhë dhe Kapinov. Projekti do të ndërmarrë përmirësime me pyllëzime të këtyre territoreve, duke përmirësuar habitatet e një specie të rrezikuar, që rritet në këtë zonë si Gjeli i Egër (Tetrao Urogalus). Megjithëse kjo zonë është “shtëpia” natyror e kësaj specie të rrallë, numri i individëve këto 20 vite ishte ulur shumë, duke shkuar drejt zhdukjes. Me vendosjen e moratoriumit të gjuetisë, prania e kësaj specie ka ardhur duke u rritur. Projekti parashikon ndërmarrjen e fushatës sensibilizuese dhe edukuese me nxënësit e shkollave dhe komunitetin e zonës. 

Në kuadër të këtij projekti do të rivitalizohet rruga ekzistuese që të con në vendin ku gjendet më së shumti kjo specie si dhe do të ngrihet një kull vrojtimi për turistët, të cilët do të vrojtojnë këtë specie dhe peisazhin përreth.

LASPEH do të zbatojë disa aktivitete si një strategji e përbashkët rajonale (vendet e Adriatikut) për menaxhimin më të mirë të specieve prioritare në zonat e Natura 2000. Planet e ruajtjes për llojet prioritare dhe fushat pilot të tyre që do të miratohen në nivel rajonal, veprime pilote konservuese për të përmirësuar nivelin mbrojtjen e specieve / habitateve të synuara dhe rritjen e ruajtjes afatgjatë të mjedisit, dhe së fundi fushatën ndërgjegjësuese për palët e interesuara (takime me nxënësit e shkollave ​​dhe familjet për ruajtjen e mjedisit, vizita në sitet natyrore me fëmijët, shkollat ​​dhe familjet për të nxitur turizmin e qëndrueshëm).

Page 2 of 19

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Deshmoret e Kombit nr.1 KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay