AKZM

Laguna e Karavastasë - Pisha e Divjakës

Emri i Zonës së Mbrojtur: Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta

Eshtë pjesë e Konventës së Ramsarit që prej 29/11/1995 dhe mban nr. 781 në Regjistrin Ramsar.

  1. Kategoria: II
  2. Vendimi me të cilin është shpallur: VKM 413, dt 28/8/1994
  3. Sipërfaqja, vendodhja, kordinatat: Përfshin Pishën e Divjakës 1162 ha, zonën e Kularit 850 ha dhe sip.l agunore prej 3967 ha. midis lumenjve Shkumbin në veri dhe Seman në Jug, në perëndim deti Adriatik dhe lindje kodra e Divjakës.
  4. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion: autostrada SH4 Durrës-Fier deri në rotondën e Cermës së Sipërme (38 km), këtu vazhdohet me destinacion Divjakë për 17 km dhe ke arritur ëe destinacion.
  5. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës. karakterizohet nga pylli me pisha mesdhetare, pisha e butë (pinus pinea) dhe pisha e egër (pinus halopensis). Përfaqësuesi me specifik i faunës është pelikani kaçurrel (pelicanus crispus), laguna është i vetmi vend në Shqipëri ku ai ndërton foletë.
  6. Monumente natyre

1.Ishulli i Kularit

2.Kordoni litoral i lagunës së re

3.Godulla e Pishës

4.Pisha e Egër

5.Ishulli i Pelikanit

6.Vidhat e Zharrnecit

7.Gorrica e kodrës së Kryekuqit

8. Dunat e Oazit Divjakë

7. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës: Kemi disa objekte me rëndësi të veçantë: Kisha e Shën Thanasit në Karavasta (shek. XVIII), rrënojat e qytetit antik të Arnisës.

8. Objekte në shërbim të komunitetit: qendra e vizitorëve, qendra shëndetësore, hotele

Bjeshka e Oroshit

Emri i Zonës së Mbrojtur:  “Bjeshka Oroshit”

 Është e kategorisë Vl:  Zonë e Mbrojtur e Resurseve të Menaxhuara

Bjeshka e Oroshit është shpallur Zonë e Mbrojtur me V.K.M. Nr. 102 datë 15.01.1996.

1. Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat

Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë

ZM ka një sipërfaqe  prej 4691.2 ha(sipërfaqe me pyje, inproduktive (boshe) dhe kullota), ndodhet në Njesin Administrative Orosh, Bashkia Mirditë dhe administrohet nga AdZM ZM, Qarku Lezhës.

Kufijtë natyral me: 

Ne veri: Lumi Fan i Vogël, M.Konaj, shkallë Konaj (Njesia Administrative Fan)

             X 41º53’17’’                                          Y 20º 08’ 52’’

Në lindje: Maja Zezë, Maja Gurit Kuq (Nj. A. Orosh)

X   41º 50’ 59’’                                        Y 20º 11’ 34’’                                                         

Në jugë: Fshatrat Merkurth dhe Kurbnesh (Nj. A. Selitë)

X 41º47’ 53’’                                         Y 20º 06’ 34’’

Në përendim: Maja gurit Kalbet (Nj. A. Selitë) M.Gurit Shqipës, Qaf Qiri (Nj. A. Orosh).

X 41º51’ 28’’                                         Y 20º 06’ 32’’

 

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Për të arritur ne ZM “Bjeshka Oroshit” shkohet nëpërmjët këtij rrjeti rrugor:

-          Rruga Kombit- Reps-Bulsharë- Ndershenë-Nenshejt

-          Rruga Kombit –Reps- Mashterkor- Grykë Orosh- Nenshejt

-          Rruga Kombit – Klos(Fan)- Shengjin- Shkallë Konaj- Fushë Lugje

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Flora e ZM “Bjeshka Oroshit” përfaqësohet më keto llojë kryesore:

Ahu (Fagus silvatica), pisha e zezë(Pinus nigra), Robulli (Pinus heldreichii), Bredhi i bardhe (Abies alba), Dellinja e zeze (Juniperus communis), Delinja e kuqe (Juniperus oxycedrus). 

Ne zonën e ulet (në afërsi të lumit Fani Vogël ne lagjën Vilëz) takohet Bunga(Quercus petrea), Qarri (Quercus  cerris), shkoza e bardhe (Carpinus betulus), Frasheri fletengushte(Fraxinus angustifolia), Boshtra (Forsythia europaea e rrallë që shtrihet buzë lumit Fani Vogël deri në lartësin 800 m).

Edhe flora barishtore është mjatë e pasur me graminace, trumëz, lisën, thundërmushke, mente e shumë barishte të shumë llojshmë.

Fauna përfaqësohët me keto lloje më kryesorë:

Gjitaret: Ariu (Ursus arctos), Ujku (Canis lupus), Dhelpëra (Vulpes vulpes), Iriqi (Erinaceus concolor), Urithi(Talpa), Lepuri i murmë (Lepus capensis), etj

 Shpendet  Shqiponja(Aquila chrysaetos), Skifteri kthetrazi (Alectoris graeca), Thëllënza e malit ( Qyqja(Cuculus canorus), Turtulli (Streptopelia turtur), Qukapiku i vogël (Dentrocopos minor), Bishtëlekundësi (Motocilla), Mëllenja (Turdus merula), Grifsha (Garrullus glandarius), korbi (Corvus corax) etj.

Amfibet: Bretkosa përrenjve (Rana graeca), Bretkosa barkverdhë (Bombina variegate) Thithlopa (Bufo bufo), etj.

Reptilet: Nepërka (Vipera ammodytes), Zhapiu i gjelbër (Lecerta viridis), Hardhuca e barit (Podarcis taurica), Hardhuca e murit(Podarcis muralis), etj.

 

  1. Monumente natyre

Nuk ka monument natyre brenda teritorit të ZM.

  1. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës

-          Në teritorin e Zonës Mbrojtur mund të përmendim disa vende dhe rrenoja objektesh të kultit, si Kishat e Shelbumit, Shengjergjit, Petkut, “mbi Malin e Shenjtit ka qenë vendosur Kuvendi Benediktin dhe nje kishë (pa çati dhe dysheme por vetëm tokën) kushtuar Shen Gjon Pagezuesit martir” shenime: sipas ish Abatit  të Oroshit imzot Prend Doçi. Të gjitha keto objekte fetare kanë qenë të vendosura ne një largesi 200-1000 ml larg nga njera tjetra.

-          “Mali i Shenjtit ne Bjeshket e Oroshit është kryetempulli i krishterimit në Miditë, një nga qendrat benediktine kishtare me të famshme të vendit dhe me gjerë”, marre nga libri Toka e Kadetraleve me autor sudiuesin Ndue Dedaj.

-          Ka vendë të tjëra me toponime të veçanta dhe histori nga me të ndryshmet, siç janë Shkalla Shenjtit, Shpella e Akullit, Baremuzhak, Sharkëz, Qaf Qerep, Maja Shelbumit etj, që tregohen nga banorët e zonës përreth.

-          Vlen të përmendën vende të veçanta atraktive që mund të vizitohen, si Qafa Qirit, Guri Kuq, Frashi, Mulli, Livadhet e Oroshit, Fushe Lugje me Liqenin Artificial, Hurdha Kolecit, Varianti i Tushit, Maja Kamerdhisë etj.

-          Brenda territorit të Zonës Mbrojtur shtrihet fshati Nenshejt dhe lagjia Vilëz që kanë një shtrirje dhe bukuri të vacantë.

Piskal Shqeri

Emri i Zonës së Mbrojtur:Zonë e Mbrojtur e Burimeve të Menaxhuara Piskal Shqeri

  1. Kategoria: VI Zonë e Mbrojtur e Burimeve të Menaxhuara

Vendimi me të cilin është shpallur: VKM 102 date 15.01.1996

Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat: 5400 ha, Jug – Perendim

Kolonjë

Kordinatat:

X   4460902,8

Y 4462819,6

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Ersekë Leskovik – Ruga e Piskalit, Rruga e Sanjollasit – Radimisht, Leskovik - Peshan

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Arbutus unedus, Arbutus andreade

Pinus nigra

  1. Monumente natyre: Rrapi i Mbreshanit,

4. Objekte kulturore, fetare, historike brenda zonës:

1.  Xhamia e Mbreshanit

Luzni-Bulaçi

Emri i Zonës së Mbrojtur:Zonë e Mbrojtur e Burimeve të Menaxhuara Luzni-Bulaç

 

  1. Kategoria: VI Zonë e Mbrojtur e Burimeve të Menaxhuara

Vendimi me të cilin është shpallur: VKM 102 date 15.01.1996

Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat: 5900 ha, Bulqizë

Kordinatat:

V 44400834.08l 4609120.46v

L 4444867.80l 4615430.57v

J 4450859.04L 4607097.40V

P 4443632.81l 4604901.96v

 

Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

1. Rruga nacionale

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Pyje ahu të përzier me dushk, shkurre

Ujku, ariu,  dhelpra, deri egër

Dardhë-Xhyrë

Emri i Zonës së Mbrojtur: Rezervat Natyror i Menaxhuar “Dardhë-Xhyrë”

  1. Kategoria: IV
  2. Vendimi i Këshillit Ministrave me të cilin është shpallur: nr.102,datë 15.01.1996
  3. Sipërfaqja, vendodhja, kordinatat:

Sipërfaqja: 400 ha

Vendodhja: Stravaj Librazhd

Kordinatat: N 4552905.05, E 530533.09

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Librazhd- Dardhë (Mali), 20 km

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Përfaqësues specifik të florës janë: Ahu (Fagus sylvatica), Dushqet(Quercus sp.), Panja gjethegjërë (Acer obtusatum)

Përfaqësuesit specifik të Faunës janë: Ariu (Ursus arctos), Ujku(Canis lupus), Kaprolli, (Capreolus capreolus), Lepuri i egër (Lepus europaeus), Dhelpra (Vulpes vulpes).

Sopot

Emri i Zonës së Mbrojtur: Rezervat Natyror i Menaxhuar “Sopot”

  1. Kategoria: IV
  2. Vendimi i Këshillit Ministrave me të cilin është shpallur:nr.102,datë 15.01.1996
  3. Sipërfaqja, vendodhja, kordinatat:

Sipërfaqja:300 ha

Vendodhja: Sopot, Librazhd

Kordinatat: N 4541026.08, E 528672.15

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Librazhd-Qukës- Stravaj-Sopot,65 km, Elbasan-Gjinar-Sopot 55 km

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Përfaqësues specifik të florës janë: Ahu (Fagus sylvatica), Bredhi i bardhë (Abies alba), Rrobulli (Pinus heldreichii), Pisha e zezë (Pinus nigra),Rrobulli (Pinus heldreichii), Arrneni (Pinus peuce), Tisi(Taxus baccata), Bliri (Tilia cordata),Dushqet,(Quercus sp),         Boronica (Vaccinium myrtillus) etj.

Përfaqësuesit specifik të Faunës janë: Ariu (Ursus arctos), Ujku(Canis lupus), Kaprolli, (Capreolus capreolus), Derri i egër (Sus scrofa), Lepuri i egër (Lepus europaeus), Kunadhja (Martes foina), Zardafi (Martes martes), Dhelpra (Vulpes vulpes) etj.

Stavraj

Emri i Zonës së Mbrojtur: Rezervat Natyror i Menaxhuar “Stravaj”

  1. Kategoria: IV
  2. Vendimi i Këshillit Ministrave me të cilin është shpallur:nr.102, datë 15.01.1996
  3. Sipërfaqja, vendodhja, kordinatat:

Sipërfaqja:400 ha

Vendodhja: Stravaj Librazhd

Kordinatat: N 4540597.59, E 530129.41 

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Librazhd-Qukës-Stravaj-Radigoz, 45 km

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Përfaqësues specifik të florës janë : Ahu (Fagus sylvatica), Bredhi i bardhë (Abies alba), Rrobulli (Pinus heldreichii), Gështenja e egër (Aesculus hippocastanum), Tisi (Taxus baccata), Plepi i egër (Populus tremuloides), Bliri (Tilia cordata) Dushqet (Quercus sp), Lajthia (Corylus colurna ),Shelgjet(Salix sp.) etj.

Përfaqësuesit specifik të Faunës janë: Ariu (Ursus arctos), Ujku(Canis lupus), Kaprolli, (Capreolus capreolus), Derri i egër (Sus scrofa), Lepuri i egër (Lepus europaeus), Kunadhja (Martes foina), Dhelpra (Vulpes vulpes), Trofta e malit (Salmo trutta).

  1. Monumente natyre

Pylli i Stravajt.

Polis

Emri i Zonës së Mbrojtur: Rezervat Natyror i Menaxhuar “Polis”

  1. Kategoria: IV
  2. Vendimi i Këshillit Ministrave me të cilin është shpallur: nr.102, datë 15.01.1996
  3. Sipërfaqja, vendodhja, kordinatat:

Sipërfaqja: 45 ha

Vendodhja: Spathar, Librazhd

Kordinatat: N 4555410.85, E 527521.83

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Librazhd- Spathar-Arrzat e Spatharit 15 km

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Përfaqësues specifik të florës janë: Ahu (Fagus sylvatica), Dushqet (Quercus sp), Panja gjethegjërë (Acer obtusatum  ), Mëlleza(Ostrya carpinifolia).

Përfaqësuesit specifik të Faunës janë: Ariu (Ursus arctos), Ujku (Canis lupus), Kaprolli, (Capreolus capreolus), Lepuri i egër (Lepus europaeus), Kunadhja (Martes foina), Dhelpra (Vulpes vulpes).

  1. Monumente natyre

Guri Skënderbeut

Gërmenj-Shelegurë

Emri i Zonës së Mbrojtur: Rezervati Natyror i Menaxhuar Gërmenj-Shelegurë

Kategoria: Kategoria Rezervat natyror i menaxhuar kategoria IV

Vendimi me të cilin është shpallur: VKM 102 date 15.01.1996

Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat: Sip. 430 ha, Qarku Korçë

Kordinatat:

Jug –Lindje Kolonjë

X 4471547,3

Y 4448790,84     

4.            Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion:

Erseke Leskovik – Rruga nacionale Piramida 17.

Kroi i Kelcyrës Piramida 17

5.            Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës:

Abias borisis rechia

Në një terren mjaft të ngushtë takohen të gjitha zonat fitoklimatike, nga pyjet e shkurretat mesdhetare
deri në kullotat malore mesdhetare. Rreth 500 ha janë pyje totalisht të virgjër. Formacionet më
interesante janë ato të Abies borisii-regis Matf. Formacionet pyjore të pishës së zezë (Pinus
nigra) kanë zhvillim të mirë. Po kështu dhe të Fagus sylvatica. Formacione interesant dhe të
rrallë konsiderohen ato të Alnus glutinosa-Salix sp.-Populus nigra, me lajthi (Corylus avellana).
Në brëndësi gjënden liqenj dhe ligatina të bukur nga pikëpamja peizazhiste, por dhe floristike.  
Pyjet e pishes, ahut dhe bredhit, përfaqësojnë habitate të rëndësishme për gjitarët e mëdhenj, si
ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), kaproli (Capreolus capreolus), etj.. Është nje vend i pasur
me e burime te ftohta. Prania e ligatinave ia rrit së tepërmi vlerat shkencore, turistike, shlodhëse
dhe kurative që do të përbënin njëherazi burime të ardhurash ekonomike dhe për popullsinë
lokale.

Tejdrinit të Bardhë

Emri i Zonës së Mbrojtur: Tejdrinit të Bardhë

  1. Kategoria

Rezervat natyror i menaxhuar kategoria IV IUCN

  1. Vendimi me të cilin është shpallur

VKM nr.102, datw 15.01.1996

  1. Sipërfaqja, vendndodhja-kordinatat

Ka një sipërfaqe prej 30ha, ndodhet në qarkun e Kukësit rrethi Has, afër fshatit Cahan.

  1. Rrugët me anë të të cilave shkohet në destinacion

Rrugë auto Krumë- Cahan- Dajç.

  1. Përfaqësuesit specifik të Florës dhe Faunës

Pyll mix gjethe gjërë,  pjesa dominante pyll ahu. Bimet barishtore perfaqesuese jane Cephalantera rubra, Digitalis grandiflora, Cardamine bulbifera, Anemone nemorosa, Mercurialis sp.

Nga kafshët takohet takohet,  ujku,  lepuri, dhelpra, iriqi, skifteri, mëllenja.

  1. Monumente natyre 

Rreth 1.5  kilometër afër ndodhen monumentet e natyres Maja Qytezës, Shpella e Dajçit.

  1. Objekte në shërbim të komunitetit:

Një kamping në lagjen Mujaj 1.5km larg.

Page 10 of 18

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Deshmoret e Kombit nr.1 KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay