Ishujt e Ksamilit

Gjendet pranë bregdetit të Jonit në bashkinë e Ksamilit të rrethit të Sarandë. Kanë sipërfaqe 15 ha, prej së cilës 5 ha tokë dhe 10 ha det. Ndodhen rreth 7.5 - 15 m m mbi nivelin e detit. Janë ishuj të vegjël shkëmborë pranë njëri-tjetrit, të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft mirë i zhvilluar, i përbërë nga ilqeja (Quercus ilex), vërriu (Alnus glutinosa), vidhi (Ulmus campestris), dafina (Laurus nobilis), mersina (Myrtis communis), etj, të klasës Qurcio-Ilicis, ndërsa në ujin detar gjallon një faunë e florë mjaft e pasur, ku vlen të veçohet fanerogami (Halophyla stipulacea) dhe bivalvori (Pinna nobilis), lloje të mbrojtur nga konventat Ndërkombëtare, ku Shqiperia aderon. Përbën një zonë unikale dhe mjaft përfaqësuese e bregdetit shkëmbor jonik shqiptar. Monumenti në fjalë është në gjendje të mirë. Vitet e fundit po shtohet prania e vizitorëve dhe e pushuesve në to dhe janë shfaqur dëmtimet e para, sepse presioni i turizmit në këtë zonë sa vjen e rritet. Ky monument ka vlera shkencore, edukative, biologjike, estetike, dhe turistike. Për të shkuar tek ky monument merret rruga automobilistike Sarandë-Ksamil, Ksamil ishuj me lundrim.

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Vlore