Shpella e Haxhi Alisë

Gjëndet pranë kepit të Gjuhëzës në gadishullin e Karaburunit, pranë vijës së ujit të detit midis kepit të Gjuhëzës dhe atij të Gollovecit. Përfaqëson një shpellë karstike të formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë. Gjatësia e saj është mbi 30 m, gjerësia arrin në 10 – 12 m. Hyrja ka lartësi rreth 15 m dhe po gati kaq është edhe në brendësi. Emri i shpellës lidhet me atë të detarit Haxhi Alia, i cili e përdorte atë si vend strehimi. Në tabanin dhe pranë hyrjes së saj ka blloqe shkëmborë të rrëzuar. Ka vlera shkencore (gjeomorfologjike), didaktike, historike e turistike. Vizitohet po të udhëtohet me anije dhe varkë nga porti i Vlorës për në kepin e Gjuhëzës

 

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Vlore