Gjiri dhe shpella e Gramës

Gjëndet në rrëzën e shpatit perëndimor të malit Rrëza e Kanalit, në perëndim të qytezës së Orikumit në rrethin e Vlorës. Gjiri detar futet deri disa qindra metra në tokë, ku formon një bregdet shkëmbor me faleza. Duhet të ketë edhe shpella nënujore. Peizazhi natyror është shumë tërheqës për çdo vizitor. Ky gji është përdorur shumë për mbrojtjen e anijeve nga furtuna në det. Gjithashtu ai është përdorur gjatë në antikitet si gurore. Gurorja e Gramës është mjaft e njohur që në lashtësi. Detarët që strehonin aty anijet, punëtorët që nxirrnin blloqe shkëmborë që përdoreshin për ndërtim në qytetet ilire e më gjërë kanë gdhëndur aty emrat e shumë të dhëna të tjera. Ndaj dhe shpesh shpella që ndodhet aty emërtohet si shpella e shkrimeve. Arkeologët tanë i kanë studiuar dhe kanë shkruar për këto dokumente historike të gdhëndura në shkëmb. Vlerat e këtij monumenti natyror janë shkencore (gjeomorfologjike, historike, arkeologjike), didaktike, kulturore e turistike. Mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimit me det nga Vlora apo Himara.

 

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Vlore