Zgavra e Zaverit

 

Ndodhet në bregun perëndimor të Liqenit të Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Goricë e Vogël. Ajo është një zgavër e madhe karstike, ku zë fill një nga depërtimet e shumta nëntokësore të ujit të liqenit të Prespës së Madhe drejt Liqenit të Ohrit. Është formuar nga procesi i karstit në kryqëzimin e dy thyerjeve tektonike. Ka vlera të veçanta shkencore sidomos gjeologjike dhe gjeomorfologjike, didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas rrugës automobilistike Korçë – Goricë.

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Korçe