Rrapi i Taslloit (Krujë)

Ndodhet prane murit te pjeses veriore te Kalase se Krujes. Afër tij ka shtepi banimi dhe nje burim, qe nuk shteron as ne vere. Disa shkalle te gurta nisin nga sheshi i vogel e ngjiten ne brendesi te Kalase. Ne stinen e veres vizitoret pushojne nen hijen e rrapit, freskohen ne ujin e ftohte e ngjiten ne Kalane e famshme te Krujes, teper e njohur dhe me emer ne historine e Shqiperise. Prej aty sodit me kenaqesi pjesen me te madhe te qytetit te Krujes dhe shpatin perendimor te Sarisalltikut. Rrapi i Taslloit ka vlera natyrore, estetike e biologjike. Gjeresia e trungut eshte rreth 1,5 m, por i zgaveruar nga zjarri.

 

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Durres