Rrapi i Çelës – Patin

Gjëndet në qëndër të fshatit Patin, komuna Klos e rrethit të Matit, në lartësinë 480 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një dru të veçuar me lartësi 18 m, trung me diametër i 70 cm dhe perimetër 250 cm. Ka 6 degë që formojnë një kurorë të rregullt piramidale me perimetër 14 m. Mosha e monumentit është 220 vjeçare. Është ruajtur nga banorët, sepse ka shërbyer edhe si vendtakim për ta. Ka dëmtime jo të vogla për shkak të moshës. Ka vlera biologjike, didaktike, estetike e turistike. Vizitohet duke ndjekur rrugën kombëtare Burrel – Klos – Patin.

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Diber