Lisi në Varret e Kurmetës – Shqefën

Gjëndet në afërsi të shtëpive të fisit të Kurmetëve, prej nga ka marrë emrin, në fshatin Shqefën të komunës Macukull në rrethin e Matit, 530 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një dru qarri të veçuar, me lartësi 20 m, diametër të trungut 90 cm, perimetri të tij 270 cm. Ka 12 degë që nisin nga trungu në lartësinë e 4 m mbi sipërfaqen e tokës. Ka kurorë të rregullt ombrellore e perimetër 25 m. Mosha e tij është 260 vjeçare. Është dëmtuar pjesërisht nga faktorët natyrorë. Ka vlera biologjike, estetike, didaktike. Vizitohet sipas rrugës rurale Shoshaj (Burrel) – Shqefën.

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Diber