Kanioni i Filmit

Ndodhet sektorin e mesëm të rrjedhjes së Filmit (degë e Urakës), në afërsi të fshatit Dukagjin, komuna Derjan në rrethin e Matit, 600 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një kanion në gëlqerorët e kretës së sipërme, të formuar nga veprimtaria erozive e lumit me të njëjtin emër. Është i gjatë rreth 1 km, i thellë rreth 150 m dhe i gjerë deri disa dhjetra metra. Ka shpate të thepisura me lartësi mbi 40 – 50 m. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike. Vizitohet sipas rrugës Burrel – Shoshaj – Derjan – Dukagjin

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Diber