Lisi i Qershizës

Ndodhet në juglindje të liqenit të Ulzës, pranë rrugës automobilistike që lidh fshatrat Shoshaj – Bruç, në lartësinë rreth 250 m mbi nivelin e detit. Përbën një dru qarri, me trung dhe kurorë të veçantë ombrellore dhe mjaft të hapur mbi territorin e varrezave të fshatit. Ka lartësi mbi 15 m e trashësi trungu mbi 1 m. Mosha e tij duhet të jetë mbi 200 vjeçare. Ruhet në gjëndje shumë të mirë. Në trungun e degëve kryesore të tij ka një bimë tjetër parazite, lartësia e së cilës arrin deri 60 – 70 cm. Ka vlera shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale Shoshaj – Kalbrosh – Bruç.

 

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Diber