Kanioni i Urakës

Ndodhet në sektorin e mesëm të rrjedhjes së Urakës (degë e Matit), në lindje të fshatit Urakë, komuna Derjan e rrethit të Matit, rreth 150 m mbi nivelin e detit, ndërsa ajo e buzës së mureve të tij arrin në mbi 300 m. mbi këtë nivel. Përfaqëson një kanion rreth 3 km të gjatë në gëlqerorët e kretës së sipërme, të formuar nga veprimtaria erozive e lumit me të njëjtin emër dhe karsti. Muret rrethues janë vertikalë me guva e shpella karstike, ende të panjohura, por shumë të vështira për t’u eksploruar. Edhe kalimi përgjatë tij është shumë i vështirë. Ka raste kur gjerësia e kanionit është rreth 4-7 m, ndërsa thellësia e tij arrimn rreth 100 m. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike. Mund të vizitohet sipas rrugës rurale Shoshaj (Burrel) – fshati Urakë.

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Diber