Ndodhet në afërsi
të fshatit Urxuall, komuna Derjan në rrethin e Matit, 600 m
mbi nivelin e detit. Përbën një gur ranor dhe konglomeratik,
me formë të veçantë (mullari të stërzgjatur)
në shpat mali dhe i veçuar nga të tjerët përreth.
Lartësia e tij është mbi 20 m, gjërësia 10 –
15 m. Rrëpira shkëmbore ku ndodhet është 20 –
25 m e lartë dhe mbi 30 m e gjerë. Është formuar nga
grryerja e agjentëve atmosferikë. Në rrëzën e
shpatit ka blloqe shkëmborë të rrëzuar me volum prej
dhjetra m³. Përgjatë saj kalon rruga këmbësore
për në Urxuall e Dukagjin. Ka vlera shkencore (gjeologjike,
gjeomorfologjike), didaktike, ekologjike dhe kulturore. Vizitohet sipas
rrugës rurale Shoshaj (Burrel) – Derjan – Urxuall. |
|
< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >
<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>