Bjeshka e Zonjave Zimur

Gjëndet në afërsi të kurrizit malor të Malit të Korabit në verilindje të qytetit të Peshkopisë, rrethi i Dibrës, 1700 m mbi nivelin e detit. Përbën një shpatullim të madh akullnajor të formuar në rreshpe, 1000 metra i gjatë, deri në 100-180 m i gjerë. Ka formën e një katërkëndëshi të çrregullt dhe të një ballkoni të madh natyror. Është e pasur me bimësi barishtore (kullota alpinë), të cilat përdoren vazhdimisht për verimin e bagëtive të imëta në bjeshkë. Lulet natyrore janë të shumta, mjaft tërheqëse, që lulëzojnë në verë. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike), didaktike, ekologjike, turistike dhe kulturore. Mund të vizitohen duke ndjekur rrugën rurale nga qyteti i Peshkopisë drejt fshatrave në verilindje e më pas ndiqet rruga këmbësore përgjatë shpatit perëndimor të Korabit.

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Diber