Karsti i Malit të Bardhë

Ndodhet në afërsi të fshatit Sllovë të rrethit të Dibrës, në një territor të përbërë nga gjipset e permianit të sipërmë triasi i poshtëm, në të cilët është i zhvilluar fuqimisht procesi i karstit, i cili ka formuar një peizazh me ngjyrë mbizotëruese të bardhë dhe me një mori formash negative karstike: lapieze, gropa e sidomos hinka karstike të ngushta, të thella, por edhe shpella, të cilat ende nuk njihen. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike, didaktike, ekologjike dhe turistike. Vizitohet, duke marrë rrugën Peshkopi – Sllovë dhe pastaj vazhdohet më këmbë për në Mali e Bardhë.

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Diber