Projekte

PHAROS4MPAs Ekonomitë Blu dhe Mbrojtja Detare: Mbrojtja e ZMD të Mesdheut në mënyrë që të arrihet Statusi Mjedisor i Mirë

PHAROS4MPAs
Ekonomitë Blu dhe Mbrojtja Detare: Mbrojtja e ZMD të Mesdheut në mënyrë që të arrihet Statusi Mjedisor i Mirë

Nga njëra anë, tendenca aktuale e "zhvillimit të kaltër" në Detin Mesdhe po përshpejtohet dhe së shpejti do të kemi një ritëm të paqëndrueshëm. Në anën tjetër, zonat e mbrojtura detare (MPA), të përcaktuara posaçërisht për të mbrojtur ekosistemet detare, proceset, habitatet dhe speciet, përfaqësojnë sot 7.14% të basenit të Mesdheut, ku objektivi i përcaktuar nga CBD është 10%.

Pavarësisht nga statusi i MPA-ve në mbrojtje të mjedisit, shumë sektorë ekonomikë funksionojnë brenda ose pranë këtyre zonave të mbrojtura.
Strategjia aktuale “të zhvillimit blu” të BE-së nënkupton që ZMD-të  të përballen me gjithnjë e më shumë mbivendosje dhe kërkesa në rritje për zhvillim ekonomik brenda ose pranë kufijve të tyre, me presion dhe ndikim më të lart në mjedisin detar. Në të njëjtën kohë, Direktiva e Strategjisë Detare kërkon që të arrihet Statusi I Mjedisit të Mirë të Deteve Evropiane deri në vitin 2020.

Projekti PHAROS4MPAs shqyrton se si ZMD Mesdhetare janë prekur nga aktivitetet në rritjen e Ekonomisë Blu, dhe ofron një sërë rekomandimesh praktike për palët e interesuara rajonale se si ndikimet në mjedis në sektorët kyç mund të parandalohen ose minimizohen. Inkurajimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në rrjetet e ZMD dhe bashkëpunimi ndërmjet shtetit, industrisë dhe aktorëve të tjerë, PHAROS4MPAs synon të rrisë efektivitetin e menaxhimit të ZMD dhe të përmirësojë ruajtjen e ekosistemeve detare në të gjithë Mesdheun.

PHAROS4MPAs fokusohet në sektorët e mëposhtëm të ekonomisë blu:

  • ● Transportet detare dhe portet industriale
    ● Krocere● Varkat
    turistike ● Shëtitjet
    me varkë● Prodhimi i
    Energjisë me anë të erës në det të hapur ● Akuakulturë ● Peshkimi
    rekreativ ●
    Aktiviteti i Pëlumbarëve● Peshkimi
    në shkallë të vogël (artizanal)

Qasja e këtij projekti është të vendosë të gjitha palët në mënyrë të barabartë - nga drejtuesit e ZMD, tek autoritetet e MDM dhe përfaqësuesit e sektorëve të biznesit - dhe të krijojnë kushtet për një ekonomi të qëndrueshme blu dhe një mjedis të shëndetshëm detar në dhe rreth Zonave të Mbrojtura Detare, ZMD.

Rezultatet përfshijnë dhënien e një bazë rekomandimesh të përbashkëta, politika të përbashkëta dhe mjetet për t’i arritur ato sipas ndarjeve të rrjetit MedPAN, autoritetet e MSP, Komisioni Evropian, Konventa e Barcelonës dhe sektorët e ndryshëm detar.

 

Projekti, zgjat 18 muaj nga shkurti 2018 deri në korrik 2019, bashkëfinancohet nga Interreg Med, një program i financuar nga Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal.

 

PHAROS4MPAs NË NUMRA

Project website : https://pharos4mpas.interreg-med.eu/

 

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Deshmoret e Kombit nr.1 KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay