Projekte

Ruajtja dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Biodiversitetit në Liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës

       

Titulli:                        Ruajtja dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Biodiversitetit në Liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodres

 

Financuar:                              Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ)

Rajoni i projektit:                    Shqipëri, Maqedoni, Mal i Zi

Kohëzgjatja:                           2012-2017

Financuar nga Ministria per Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaftfür Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, projekti Ruajtja dhe Perdorimi i Qendrueshem i Biodiversitetit ne Liqenet e Prespes, Ohrit dhe Shkodres (CSBL), mbështet vendet ndërkufitare për të mbrojtur më mire biodiversitetin e liqeneve dhe lumenjve, duke zhvilluar njëkohësisht në mënyrë të qëndrueshme edhe ekonomitë e tyre.

Projekti CSBL përqendrohet në katër fusha kryesore veprimi:

1. peshkim i qëndrueshëm,

2. bashkëpunim ndërkufitar,

3. mbrojtje e biodiversitetit

4. menaxhim i burimeve ujore në përputhje me Direktivën Evropiane Kuadër të Ujit (DKU).

Instrumenti më i rëndësishëm i projektit në këtë kontekst është ai i Zhvillimit të Kapaciteteve. Në fazën e parë projekti së bashku me partnerët e tij ka zhvilluar sisteme monitorimi në përputhje me standardet dhe kërkesat evropiane. Ekspertet e të tre shteteve ndërkufitare po punojnë për vlerësimin e gjendjes ekologjike dhe fiziko-kimike të liqeneve duke zbatuar kriteret dhe kërkesat e DKU-se.

Një zhvillim i rëndësishëm në kontekstin e bashkëpunimit ndërkufitar është hartimi i një liste te përbashkët me bimë dhe kafshë të egra prioritare për të tria vendet, për të cilat nevojitet mbrojtje e veçantë, disa prej të cilave projekti i ka realizuar. Projekti bashkë me partnerin e tij zbatues, Institutin e Peshkimit të Ujerave të Ëmbla në Potsdam-Sacrow (Gjermani) ka realizuar vlerësimin ndërkufitar te rezervave peshkore ne përputhje me standardet e Komitetit Evropian të Standardizimit. Projekti CSBL ka mbështetur Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit, me qëllim marrjen nga ana e tyre të më shumë përgjegjësive në procesin e bashkëmenaxhimit, në monitorimin e peshkimit të paligjshëm dhe hartojnë rregullore të përbashkëta për përdorimin e mjeteve të peshkimit dhe periudhat e ndalimit te tij. Përsa i përket menaxhimit të burimeve ujore, projekti zhvillon koncepte së bashku me fermerët dhe komunitetin lokal, me qëllim reduktimin e derdhjes së kimikateve bujqësore dhe ujërave te ndotur në të tre liqenet.

Financuar:                            

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay