Njoftime

22 Shtatori, Dita pa makina

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u bën thirrje dhe inkurajon të gjithë qytetarët në javën pa makina (16-22 shtator).
“Në veçanti, në datën 22, të lini makinën tuaj në shtëpi, ashtu si shumë qytetarë të tjerë evropianë. Ecni, përdorni biçikletat ose drejtojuni transportit publik! Të paktën një ditë në vit të gjithë meritojmë ajër më të pastër”, apelon ministri. Kjo është një nismë e Bashkimit Evropian e cila shtrihet në të gjithë botën, e titulluar “Java Evropiane e Qarkullimit”, e cila finalizohet më 22 shtator me ditën “Në qytet pa makinën time”. Nisma synon uljen e përdorimit të makinave private dhe promovimin e alternativave mjedisore në transport.

Veprimtaritë në kuadër të kësaj nisme zhvillohen në të njëjtën kohë në 1130 qytete në 35 shtete të botës, duke synuar të ndërgjegjësojnë publikun për pasojat negative që shkakton përdorimi i automjeteve në mjedis, si dhe për të inkurajuar zhvillimin e transportit të qëndrueshëm publik.

Në kuadër edhe të temës së vitit 2015 shpallur nga Bashkimi Evropian “Zgjidh. Ndrysho. Kombino” (Choose. Change. Combine), Ministria e Mjedisit ka nisur një fushatë sensibilizimi në lidhje me 22 shtatorin. Shqipëria është bërë anëtare e kësaj nisme në vitin 2002.  Pjese e ketyre aktiviteteve do te jete edhe AKZM dhe stafi i saj.

AKZM

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay