Njoftime

Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej nënshkruan memorandum bashkëpunimi me homologun çek

Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej nënshkruan memorandum bashkëpunimi me homologun çek

 

Më datë 13 tetor, 2015 Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të Republikës së Shqipërisë, AKZM dhe Agjencia e Mbrojtjes së Natyrës së Republikës Çeke, AMN nënshkruan një memorandum bashkëpunimi “Për shkëmbimin e eksperiencave dhe informacionit” gjatë vizitës së Kryeministrit, Edi Rama, në Republikën Çeke. Nga pala shqiptare ky memorandum u nënshkrua nga Z.Zamir Dedej, Drejtori i AKZM-së dhe nga pala çeke, Z.Frantisek Pelc, Drejtor i AMN. Në këtë memorandum kërkohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së natyrës si dhe në mbrojtjen e lagunave. AKZM dhe ANM do të zhvillojnë projekte me procedura të përbashkëta mbi rregullat e shkëmbimit të informacionit, komunikimit, edukimit dhe ndërgjegjësimit të publikut sipas këtyre prioriteteve: përshtatja dhe manaxhimi i sistemit të informacionit mbi biodiversitetin, shkëmbimi i informacionit, monitorimi, inventari, analiza dhe përpunimi i të dhënave. Planet e menaxhimit dhe dokumentet e tjera strategjike të hartohen në drejtim, të përdorimit të pasurive natyrore,  të zhvillimit të turizmit duke përfshirë dhe markat unike të turizmit. Sipas këtij memorandumi do të ketë aktivitete të përbashkëta në shkëmbimin e përvojave të ekspertëve, vizitave studimore, workshope dhe trajnime të organizuara në bashkëpunim, ose sipas programeve dhe projekteve të përbashkëta. Aktivitetet e përbashkëta do të jenë të hapura dhe të aksesueshme për publikun.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay