Lajmet e fundit

Ministri i Mjedisit priti ish-Sekretarin e përgjithshëm të Shtetit Francez

Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka priti në një takim ish-Sekretarin e përgjithshëm të Shtetit Francez, ish-ministrin dhe të dërguarin special të Ministres Franceze të Ambjentit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe të Energjisë, Z. Jean-Louis Bianco.Ministri Koka e njohu Z. Bianco me arritjet e qeverisë shqiptare në këto dy vite në fushën e mjedisit duke theksuar se është punuar shumë në ndërtimin e sistemeve me besimin se janë pikërisht sistemet që…

Lista e Zonave të Mbrojtura dhe aktet e miratimit të tyre

RRJETI I ZONAVE TE MBROJTURA NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE Nr. Kategoria Qarku Rrethi Emëri i ZM Miratimi Nr.ZM Sipërf. Ha 1 I Kukës Tropojë LumiiGashit VKMnr.102,datë15.01.1996 1 3,000.0 2 I Gjirokastër Gjirokastër Kardhiq VKMnr.102,datë15.01.1996 1 1,800.0   SHUMAI RezervatStriktNatyror/RezervatShkencor   2 4,800.0 3   Shkodër Shkoder Thethi VKMnr.96,datë21.11.1966 1 2,630.0 4 II Dibër Dibër Lura VKMnr.96,datë21.11.1966 1 1,280.0 5 II Vlorë Vlorë Llogara VKMnr.96,datë21.11.1966 1 1,010.0 6 II Korçë Korçë…

“Natyra 2000”, prezantohet projekti për menaxhimin e Zonave të Mbrojtura

Projekti “Forcimi i kapaciteteve në Zonat e Mbrojtura” u prezantua të enjten në Tiranë, gjatë punimeve të konferencës “Natyra 2000”. Të pranishëm ishin Zv.ministrja e Mjedisit, Oljana Ifti, ambasadori italian, Massimo Gaiani, Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej përfaqësues nga Delegacioni Evropian etj. Zv.ministrja Ifi, në hapjen e konferencës, theksoi se ”në dy vite kemi përmirësuar infrastrukturën në 7 Zona të Mbrojtura”. “Do të nisin të zbatohen 5 plane menaxhimi dhe janë gati…

Drejtori i AKZM-se, Zamir Dedej nenshkruan memorandum bashkepunimi ne ZM

Gjate vizites ne Çeki te delegacionit shqiptar, drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, Drejtori i AKZM-se, Zamir Dedej  ka nenshkruar nje memorandum bashkepunimi ne fushen e Zonave te Mbrojtura. Ky eshte hapi i pare per bashkepunime te ketij niveli me partneret nderkombetare. AKZM synon ti ktheje zonat e mbrojtura ne atraksione turistike per turistet e huaj dhe burim te ardhurash dhe mireqenie. Lexo me shume

Konferenca Kombetare "Zhvillimi i Turizmit ne Zonat e Mbrojtura"

Nis punimet Konferenca Kombetare "Zhvillimi i Turizmit ne Zonat e Mbrojtura". Ne konference eshte i pranishem Prefekti i Korces Z. Ardit Konomi, Drejtori i AKZM Z. Zamir Dedej, si dhe perfaqesues te MM, AKZM, IUCN, WWF, UNDP, GIZ, te Rrjetit per Mbrojtjen e Natyres, OJF te zones etj. Konferenca organizohet nga AKZM ne bashkepunim me Rrjetin per Mbrojtjen e Natyres. Pervec masave te marra per mbrojtjen e zonave dhe resurseve…

Turistë francezë vizitojnë Parkun Kombëtar të Divjakës

Këtë fundjavë, veç vizitorëve të shumtë vendas, pati edhe tri kampera me turistë lëvizës që vinin nga Franca. Pasi kanë përshkuar vijën bregdetare dalmate, ata qëndruan për disa orë edhe në Divjakë për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt jugut. Të befasuar nga natyra e bukur dhe popullimi i parkut me shpendë të rrallë, turistët francezë drekuan në një nga restorantet e shumtë që ndodhen në këtë park. Ata ndanë përshtypjet…

Zonat e mbrojtura, investim në sinjalistikë e infrastrukturë detare

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka organizuar sot në qytetin e Vlorës një takim me 12 administratorët e Zonave të Mbrojtura të qarqeve të Shqipërisë, për vënien në efiçencë të këtyre Zonave sipas programit elektronik MMT. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli, Drejtori i AKZA Albania, Zamir Dedej, ambasadorja e PNUD-it në Tiranë, Benjelloun, specialiste të mjedisit dhe përfaqësues të grupeve të interesit.Zamir…

Kontrolle në Parqet Kombëtare

Stafi i AdKZM ka kryer kontrolle në Parkun Kombetar ''MALI TOMORRIT''dhe ne Monumentin ''UJVARA E SOTIRES''. Janë vendosur tabela orientuese per turistet dhe vizitoret.  AKZM

Gjuetia e paligjshme

Gjuetia e paligjshme, AZM, Shkodër dhe OMP monitorojnë 24 orë liqenin dhe lumin Buna Ndalohet dhe sekuestrohet një gjenerator dhe materialet e tjera Për të ndaluar gjyetinë e paligjshme të peshkut Administrata e Zonave të Mbrojtura, Shkodër sëbashku me Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit po monitorojnë 24 orë liqenin e Shkodrës. Konkretisht, është kapur një gjenerator dhe materialet janë sekuestruar. Procedurat ligjore po i ndjek policia kufitare. Në kuadër të…

Forcimi i kapaciteteve kombëtare për mbrojtjen e natyrës

Drejtori i Agjencise se Zonave te Mbrojtura, AKZM, Zamir Dedej, gjate nje interviste te dhene per ALSAT TV, ku flet per projektin IPA 2013 “Forcimi i kapaciteteve kombëtare për mbrojtjen e natyrës - përgatitje për rrjetin ‘Natura 2000'”, si dhe per punen qe po behet per nje manaxhimin sa me te mire te Zonave te Mbrojtura.

Takim me punonjësit e Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice

Inplemetimi i Planit të Menaxhimit të parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë dhe hapat që do të ndiqen në lidhje me aktivitetet e përcaktuara ishte tema e takimit të përbashkët ndërmjet drejtuesve të IUCN dhe Administratës të Zonave të Mbrojtura në Librazhd. Të përfshirë në këtë projekt janë dhe shoqëria civile cila po jep një kontribut të rëndësishëm në funksion të promovimit të vlerave ekoturistike dhe social ekonomike të zonës!!

Mbremje Festive ne qender te Himares!

Ftojmë të gjithë qytetarët, datë 23 Korrik ora 20:00-21:30 në sheshin kryesor të Himarës, të bëhen pjesë e festimeve me grupin e valleve të fëmijëve, këngë të ndryshme nga fëmijët/këngëtar, grupet polifonike të Himarës, valle tradicionale të Himarës etj. Agjencia Kombetare e Zonave të Mbrojtura është duke finalizuar procesin e shpalljes së kësaj zone "Park Natyor". Së shpejti kjo zonë do të jetë një vlerë e shtuar në Rrjetin e…

Studim mbi shpalljen e Parkut Kombetar te Alpeve

Po diskutohet studimi mbi shpalljen e Parkut Kombetar te Alpeve me komunitetin e Valbones. Nje muaj me pare eshte diskutuar ky projekt me komunitetin e Thethit dhe me pas do te diskutohet me ate te Vermoshit. Aktiviteti po zhvillohet nga AKZM ne bashkepunim me Ministrine e Mjedisit dhe GIZ-in.

Pastrimi i Parkut kombëtar të Dajtit

Akzm Albania dhe AdZM Tiranë së bashku me Shkollen e Mesme "Ymer Lala" zhvilluan aksionin për pastrimin e Parkut Kombëtar të Dajtit. Në bashkëpunim me komunitetin dhe me nxënësit e shkollave u pastrua një pjesë e madhe  e këtij parku që frekuentohet nga vizitorët. Problematike në këtë park është hedhja e mbeturinave në tokë duke ndotur ambientin dhe natyrën. Me këtë  rast, AKZM u bën thirrje qytetarëve të mbajnë të pastër hapësirën…

Ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura do të prishen

Zonat e mbrojtura që njëkohësisht janë edhe zona turistike, por që në to janë ngritur ndërtesa pa leje dhe jashtë arkitekturës së traditës së zonës si hotele, bujtina, apo lokale ku priten turistë dhe vizitorë të shumtë, do të ndërhyhet që këto ngrehina t’i përshtaten arkitekturës tradicionale dhe të paisen me leje ndërtimi. Zona turistike e Thethit apo edhe të tjera që do jenë pjesë e parkut kombëtar të alpeve,…

Parku Kombëtar i Alpeve, zonë e mbrojtur midis tre shteteve

“Parku Kombëtar i Alpeve do të ketë një sipërfaqe të propozuar prej 86 mijë ha dhe do të jetë më i madhi në vend”, shprehet Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej. Sipërfaqja aktuale e zonave të mbrojtura në vend është 16% e territorit të Shqipërisë, por AKZM veç menaxhimit dhe mbrojtjes së këtyre zonave ka si qëllim edhe zgjerimin e tyre, ndaj dhe ka nisur të…

Kontrolle ne ZM, Qarku Elbasan

Punonjësit e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë patrullojne deri në orët e vona të natës në lidhje me abuzimet që mund të ndodhin në hapsirën e këtij parku.  AKZM cdo dite e me teper po kontrollon zonat e mbrojtura nga demtuesit dhe keqberesit. Abuzuesit do te vihen para drejtesise

Stebleva turistike dhe Çesma e Gjizaxhiut

Stebleva shtrihet midis zonës së Dibrës dhe asaj të Librazhdit. Ajo është perlë e vërtete për bukuritë e rralla natyrore. Është shumë e përshtatshme për turizëm, pasi verës ka lulëzim të plotë, ndërsa dimrit mbulohet me borë, pra është e përshtatshme për turizmin e bardhe dhe sportin e skive. Shumë steblevas, tashme biznesmene, kanë ndërtuar shtëpi ku qëndrojnë për pushime.Qëndra e turizmit klimaterik malor ngrihen në vende ku kushtet klimaterike…
Page 4 of 5

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay