Lajmet e fundit

Konferenca "Drejt rrjetit Natura 2000 në Shqipëri"

“Natura 2000” është thembra e vlerave të mbrojtjes së natyrës. Duke përqafuar standardet e BE-së, Shqipëria po përparon drejt plotësimit të kushteve për hapjen e negociatave në kapitullin e mjedisit dhe ndrysheve klimaterike. Projekti NaturAl ka bërë një punë shumë të rëndësishme, duke afruar rrjetin e zonave të mbrojtura në Shqipëri në linjë me rrjetin e BE-së Natura 2000”. tha Ambasadori i BE-së në Shqipëri Soreca, i cili foli në konferencën përmbyllëse të projektit NaturAl në emër të Komisionerit të BE-së për Mjedisin, Peshkimin dhe Çështjet Detare, Karmenu Vella.

Më datën 16-17 Prill u mbajt konferenca përmbyllëse e projektit NaturAL, “Drejt rrjetit Natura 2000 në Shqipëri”.

Në 4 vitet e ekzistencës së tij Projekti i Bashkimit Evropian, NaturAl – “Forcimi i kapaciteteve kombëtare për ruajtjen e natyrës – përgatitja për rrjetin Natura 2000" (2015-2019) ka punuar në forcimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë duke u përqëndruar në:

  1. Trajnime dhe forcimin e kapaciteteve të AKZM dhe agjencive rajonale: - Rreth 100 persona nga agjencia janë trajnuar në mbrojtjen e biodiversitetit, zbatimin e planeve dhe protokolleve monitoruese, luftës kundër zjarreve dhe fatkeqësive natyrore, zhvillimin e infrastruktures për turistët si dhe kanë marrë pjesë në vizita studimore dhe shkëmbimi brenda dhe jashtë vendit.
  1. Monitorimi i jetës së egër – Eshtë krijuar Databaza Kombëtare e Biodiversitetit (BIONNA) dhe sistemi i menaxhimit dhe informimit të jetës së egër, të cilat përdoren nga rejnxhërsat për të mbledhur dhe analizuar të dhënat e jetës së egër dhe statusin e biodiversitetit në Shqipëri.

Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura janë pajisur me mjete motorike (makina off-road, motocikleta, bicikleta dhe varka lundrimi) dhe pajisje të tilla si kompjutera dhe mjetet e inspektimit (dylbi, teleskopë, GPS, kamera kurth).

  1. Mardhëniet me komunitetin– Vëmendje e vecantë i është kushtuar komuniteteve që jetojnë në zonat e mbrojtura. 3 qendrat e reja të rindërtuara me fondet e projektit në parqet kombëtare të Divjakë-Karavasta, Llogora dhe Dajt janë shembulli më i mirë i bashkë-ekzistencës mes vizitorëve të parqeve, rejnxhërsave dhe komunitetit vendas.

Projekti ka investuar rreth 1 milion euro në rehabilitimin e infrastrukturës, përmirësimin e kushteve dhe mjediseve të punës për stafet e administrative rajonale në Shkodër, Velipojë, Kukës, Berat, Lezhë, Shebenik, Llogora, Peshkopi, Bredhi i Hotovës, Dajti, Tomori, etj.

  1. 4. Natura 2000 – Janë identifikuar zonat e mundshmë të rrjetit Natura 2000 me interes për komunitetin, duke krijuar një listë paraprake me 43 zona të propozuara. Janë hartuar 13 protokolle monitorimi për specie të caktuara, udhëzime teknike për krijimin e rrjetit Natura2000, plani kombëtar i veprimit për lakuriqët e natës dhe Atlasi i Lakuriqëve të Natës në Shqipëri.

Konferenca përmbyllëse “Drejt Rrjetit Natura 2000” ka sjellë eksperiencën më të mirë të shteteve fqinjë në rrugëtimin e tyre drejt rrjetit Natura 2000 si Kroacia, Serbia e Greqia dhe ka bërë bashkë ekspertët e fushës, donatorë dhe autoritetet vendase për të garantuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt Rrjetit më të madh Evropian për mbrojtjen e natyrës, NATURA 2000.

Projekti NaturAl u financua nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Asistencë Para Anëtarësimit (IPA 2013) dhe u zbatua nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, AICS Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës IUCN dhe Shoqata Italiane e Botanikës SBI.  

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Deshmoret e Kombit nr.1 KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay