Lajmet e fundit

Lancohet projekti LASPEH ne Berat

Lancimi i projektit LASPEH (Speciet dhe habitatet e Adriatikut), financuar nga Programi INTERREG IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali I Zi 2014/2020.

 

Konsorciumi i Menaxhimit të Parkut Natyror Rajonal "Duna Bregdetare nga Torre Canne në Torre San Leonardo" është përfituesi kryesor i këtij projekti në bashkëpunim me partnerin shqiptar (Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura), një partner malazez (Ndërmarrja Publike e Parqeve Kombëtare të Malit të Zi) dhe tre partnerë italianë (Organi Menaxhues i Rezervave Natyrore Rajonale të Bregut Lindor të Taranto, Komuna e Ugento dhe Bashkia Guardiaregia).

Projekti LASPEH, është pjesë e shtyllës 3 të programit (Mbrojtja e Mjedisit, menaxhimi i rrezikut dhe strategjia e ulët e karbonit) dhe synon të promovojë dhe mbështesë mbrojtjen e biodiversitetit (shumëllojshmëria biologjike) duke reduktuar tkurrjen e diversiteteve biologjike. Me fjalë të tjera, LASPEH përballet me humbjen e biodiversitetit duke përcaktuar një strategji të përbashkët për të ruajtur trashëgiminë natyrore dhe peisazhin në pellgun e Adriatikut të ulët.

Në Shqipëri projekti do të veprojë në zonën e Malit të Tomorit, Dardhë dhe Kapinov. Projekti do të ndërmarrë përmirësime me pyllëzime të këtyre territoreve, duke përmirësuar habitatet e një specie të rrezikuar, që rritet në këtë zonë si Gjeli i Egër (Tetrao Urogalus). Megjithëse kjo zonë është “shtëpia” natyror e kësaj specie të rrallë, numri i individëve këto 20 vite ishte ulur shumë, duke shkuar drejt zhdukjes. Me vendosjen e moratoriumit të gjuetisë, prania e kësaj specie ka ardhur duke u rritur. Projekti parashikon ndërmarrjen e fushatës sensibilizuese dhe edukuese me nxënësit e shkollave dhe komunitetin e zonës. 

Në kuadër të këtij projekti do të rivitalizohet rruga ekzistuese që të con në vendin ku gjendet më së shumti kjo specie si dhe do të ngrihet një kull vrojtimi për turistët, të cilët do të vrojtojnë këtë specie dhe peisazhin përreth.

LASPEH do të zbatojë disa aktivitete si një strategji e përbashkët rajonale (vendet e Adriatikut) për menaxhimin më të mirë të specieve prioritare në zonat e Natura 2000. Planet e ruajtjes për llojet prioritare dhe fushat pilot të tyre që do të miratohen në nivel rajonal, veprime pilote konservuese për të përmirësuar nivelin mbrojtjen e specieve / habitateve të synuara dhe rritjen e ruajtjes afatgjatë të mjedisit, dhe së fundi fushatën ndërgjegjësuese për palët e interesuara (takime me nxënësit e shkollave ​​dhe familjet për ruajtjen e mjedisit, vizita në sitet natyrore me fëmijët, shkollat ​​dhe familjet për të nxitur turizmin e qëndrueshëm).

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay