Lajmet e fundit

Ministri Klosi në Ditën Botërore të Rangers-ave: Fituam një nga betejat e para për natyrën

Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit duke lënë në fuqi vendimin për anullimin e ndërtimit të HEC-eve në kanionet e Osumit.  Lajmin e ka dhënë  ministri Blendi Klosi në Ditën Ndërkombëtare të Rangers, i cili theksoi se ky vendim është lajmi më i mirë që mund të jepej në një ditë që shënon simbolin e ruajtësve të mjedisit  “Gjykata administrative e shkallës së parë vetëm një ditë më parë ka dhënë të drejtën institucionit tonë për bllokimin dhe refuzimin e ndërtimit të 2 HEC-eve mbi kanionet e Osumit. Nuk kishte si të kishte një lajm më të mirë sesa ky në Ditën ndërkombëtare të Rangers, ky vendim i gjykatës. Sipas gjykatës vendimi ynë  i disa muajve më parë, për bllokimin e ndërtimit të këtyre 2 HEC-eve është marrë në përputhje të plotë me legjislacionin dhe procedurat ligjore në përgjithësi.” – deklaroi ministri Klosi gjatë aktivitetit  të mbajtur në Parkun e Liqenit Artificial ku ishin mbledhur rangers nga e gjithë Shqipëria.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit përshëndeti vendimin e gjykatës duke u shprehur se ky vendim do të çojë përpara të gjitha përpjekjet për të mbrojtur natyrën por edhe për të riparë të gjitha vendimet e trashëguara në administratë që nuk janë në përputhje me ligjin.

Ndonëse e vlerësoi vendimin e gjykatës si një shenjë ogurmirë të drejtësisë që po kthehet në anën e opinionit publik, ministri Klosi nuk ka harruar të kujtojë të tjera vendime në dëm të mjedisit  “Ne kemi parë vendime jo të drejta nga ana e gjykatave si në rastin e bllokimit të 9 guroreve në malin e Tomorit, 2 prej të cilave gjykata u dha leje për të vazhduar punën, packa se ato zona me një vendim të propozuar nga Agjencia e Zonave të mbrojtura tashmë janë pasuri kombëtare. Është zonë e mbrojtur dhe ne nuk do të lejojmë që mali i Tomorrit të vazhdojë të shkatërrohet si deri tani”.

Në Ditën Botërore të  Rangers, ministri Klosi theksoi mesazhin se armata më e re e ruajtësve të mjedisit e vendosur pranë Agjencisë së Zonave të Mbrojtura ka një mision shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e pasurive natyrore,  por edhe ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve. Në këtë ditë simbol, ministri Klosi shprehu mirwnjohjen edhe pwr ambientalistët që në çdo kohë sakrifikuan për të mbrojtur natyrën dhe mjedisin.

Në fund të aktivitetit ministri Klosi shpërndau çertifikata për të rinjtë e parë të programit Junior Rangers, program që zhvillohet pranë Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay