3 Mars, Dita Ndërkombëtare e Jetës së Egër, aktivitete në 8 qarqe
Me rastin e 3 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Jetës së Egër, nga data 27 Shkurt deri më 4 Mars AKZM dhe Projekti NaturAL do të organizojnë aktivitetin me temë "Vizito Zonat e Mbrojtura - Streha e Jetës së Egër" në qytetet Tiranë, Shkodër, Fier, Kukës, Dibër, Berat, Gjirokastër dhe Vlorë.
Aktiviteti do të kulmojë më Tiranë më dt 3 Mars, me hapjen e ekspozitës me fotografi të Lakuriqëve të Natës në Bunk’Art. Bunkerët janë jo vetëm simbole të komunizmit, por aty ku kanë qenë të vendosur kanë shërbyer dhe si vendstrehim për lakuriqët e natës, duke u kthyer në strehën natyrore të tyre. Të ftuar në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, AKZM-së, Delegacionit të Bashkimit Evropian, si dhe vizitorë dhe dashamirës së natyrës. Ndërkohë aktivitetet në rrethe kanë nisur më datën 27 Shkurt dhe do të vazhdojnë deri më 4 Mars.
AdZM – të Gjirokastër, Dibër, Kukës, Shkodër, Berat, Fier dhe Vlorë po organzojnë një orë edukimi mjedisor, mësimi të hapur me nxënësit e shkollave të qyteteve dhe më pas në datën 4 Mars grupet e nxënësve do të vizitojnë Zonën e tyre të Mbrojtur. Sipas qyteteve që ju përkasin nxënësit ato do të vizitojnë Zonat e Mbrojtura si Liqeni i Shkodrës, Korab - Koritnik, Parkun Kombëtar Divjakë- Karavasta, atë të Tomorrit, Bredhin i Hotovës - Dangelli dhe Lagunën e Nartës përsa i përket AdZM-së Vlorë.
Fotogaleri
http://akzm.gov.al/aktivitete/lajme/item/371-3-mars-dita-nderkombetare-e-jetes-se-eger-aktivitete-ne-8-qarqe#sigProId4babb54901