Uniforma për Rangers-at dhe specialistët e AKZM, AdZM-ve
Shpërndahen uniformat e reja për Ranger-sat dhe specialistët e AdZM-ve dhe AKZM-së. Uniformat me simbolet e tyre do të bëjnë që komuniteti dhe çdo qytetarë t’i identifikojë menjëherë Rangers-at kur t’i shohë në terren, njësoj si identifikon sot policin, apo ushtarakun. Trupa e Rangers-ave shqiptarë është shpërndarë në të gjitha Zonat e Mbrojtura, në 12 qarqet e vendit. Ata janë mbrojtësit e parë të natyrës, si dhe janë në kontakt të përhershëm më komunitetin, por dhe me turistët që vizitojnë Zonat e Mbrojtura, Pajisja me uniforma e stafit të AKZM-së dhe 12 AdZM-ve ka qenë pjesë e objektivave të punës. Me Ligjin e ri të Zonave të Mbrojtura, i cili pritet të miratohet së shpejti, do të krijohet Shërbimi i Rangers-ve, me anë të të cilit do të rriten kompetencat por dhe përgjegjësitë e tyre.
Fotogaleri
http://akzm.gov.al/aktivitete/lajme/item/370-uniforma-per-rangers-at-dhe-specialistet-e-akzm-adzm-ve#sigProId8ce419d771