AKTIVITETE

Prezantohen planet e menaxhimit të Peisazhit të Mbrojtur, Lumi Buna dhe Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanic

Prezantohen planet e menaxhimit të Peisazhit të Mbrojtur, Lumi Buna dhe Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanic. Të pranishëm ishin Zv.Ministri i Mjedisit, Klejdi Xhaxhiu, Drejtori  për Shqipërinë I Cooperacione Italiane, Andrea Senatori, Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej, Drejtues të IUCN, Natura2000, etj.  Në këtë kuadër stafi i Agjencisë Kombëtare tè Zonave të Mbrojtura zhvilloi një workshop, ku përveçse  u prezantuan këto dy studime u shpjegua dhe qasja metodologjike, sipas të cilit ato…

Ministri Koka: Së shpejti në Parlament do të kalojmë ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura

Ministri Koka: Së shpejti në Parlament do të kalojmë ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura   AKZM zhvilloi analizwn vjetore tw vitit 2015 dhe objektivat e vitit 2016 të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM). I pranishëm në analizën e vitit të parë të punës për këtë agjenci ishte Ministri i Mjedisit Z. Lefter Koka dhe prezantimi u bë nga kreu i AKZM-së, Z. Zamir Dedej dhe drejtues…

Mbrojtja e biodiversitetit në Evropën juglindore, Shqipëria pjesë e projektit

Mbrojtja e biodiversitetit në Evropën juglindore, Shqipëria pjesë e projektit Ministria e Mjedisit dhe AKZM, tashmë janë pjesë e një projekti të madh për mbrojtjen e biodiversitetit në Evropën juglindore. Projekti “Open Regional Fund” u lancua në Beograd nga data 4-5 shkurt 2016. Ky project financohet nga Ministria Federale Gjermane e Ekonomisë dhe Zhvillimit, dhe zbatohet në nivel rajonal nga GIZ. Projekti synon rritjen e bashkëpunimit midis grupeve të interesit…

Televizioni gjerman publikon një dokumentar për natyrën shqiptare “Wildes Albanien - Në vendin e shqiponjave”

Për kameran e një televizioni gjerman Shqipëria nuk është vendi i zhurmës, varfërisë dhe i trazirave, por është vendi i bukurive të egra, ku gjenden habitate nga më të ndryshmet dhe me vlera natyrore të padiskutueshme. Institucionet shqiptare, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, (AKZM), komunitetet lokale dhe gjithë shqiptarët duhet të përpiqen t’i pasurojnë këto vlera natyrore, t’i mbrojnë dhe t’i promovojnë ato. Në faqen e vet ky televizion…

Rrezikohet fauna nënujore në liqenin e Ulzës

TIRANË, 26 Nëntor / ATSH / – Organizata “Miqësia Ulëz”, në bashkëpunim me OM Peshkimit të liqenit Ulëz-Shkopet dhe aktore të tjerë lokale, organizuan monitorimin e gjuetisë së peshkut në liqenin Ulëz dhe Shkopet në 5 grupe peshkatarësh, për të parë më nga afër sasinë dhe lloin e specieve të peshkut në këtë liqen dhe rezultatet e monitorimit ishin shqetësuese. Nga peshkimi i 5 grupeve u kapën vetëm 13 kg…

Parku Natyror i Zagorisë me nje plan menaxhimi të avancuar

TIRANË, 25 Nëntor / ATSH / – Parku natyror rajonal i Zagorisë së shpejti do të ketë një plan menaxhimi. Kjo zonë dallon për pasuritë natyrore dhe kulturore, po ashtu edhe për shumëllojshmërinë e florës dhe faunës së rrallë, por së fundmi disa specie po rrezikohen. Zagoria është një zonë tepër e lakmueshme për turizmin natyror dhe atë kulturor. Synimi që ky park natyror të mbrohet dhe të ketë një…

Ministri Koka apel donatorëve për mbështetjen në moratoriumin 10-vjeçar të pyjeve

Balkanweb publokon lajmin mbi aktivitetin e zhvilluar nga Ministria e Mjedisit dhe AKZM për prezantimin e "Programit Strategjik të Zonave të Mbrojtura 2016-2020"

Prezantohet “Programi strategjik i Zonave të Mbrojtura për 2016-2020” i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura

U prezantua sot “Programi strategjik i Zonave të Mbrojtura për 2016-2020” i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM). Të pranishëm në këtë prezantim ishin Ministri i Mjedisit Z.Lefter Koka, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese dhe Mjedisit, Z. Eduart Shalsi, përfaqësues së delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, përfaqësues të trupit diplomatik dhe donatorë të huaj në fushën e mjedisit.Në fjalën e tij, Ministri Koka shprehu kënaqësinë që vetëm…

Misioni i Qeverisë gjermane takon Z. Zamir Dedej, Drejtor i AKZM-së, dhe stafin e agjencisë

Misioni i Qeverisë gjermane takon Z. Zamir Dedej, Drejtor i AKZM-së, dhe stafin e agjencisë Misioni i Qeverisë gjermane kryesuar nga Z.Dirk Schattschneider, përfaqësues i Ministrisë gjermane të Ekonomisë në kuadër të takimeve që po zhvillon me Qeverinë Shqiptare, pati një takim me përfaqësues të stafit të AKZM-së kryesuar nga Drejtori i këtij institucioni, Z.Zamir Dedej. Në këtë takim Drejtori Dedej prezantoi punën e bërë deri tani nga stafi i…

Nis puna për pastrimin e mbetjeve në brigjet e liqenit Kukës-Fierzë

  TIRANË, 14 Nëntor /ATSH/ – Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) dhe AdZM e qarkut Kukes, në bashkepunim me shoqatën “Mbrojtja e Mjedisit” dhe bashkinë e këtij qyteti e me mbështetjen e The Drin Core Grup (DSC), Global Water Partnership Mediterranean (GWP-Med), ka nisur punën për pastrimin e mbetjeve të ngurta ne pikat më të ndotura në brigjet e liqenit të Fierzë- Kukës. Kjo veprimtari do të ndikojë…

Pylli i Ballollit, monument natyror me një biodiversitet të veçantë

Posted on 09:37 - 11 November 2015 by Nikolla Lena in Ceshtjet e Mjedisit, Kryesor, Lajme Nga Vendi, Turizem TIRANË, 11 Nëntor /ATSH/ – Monumentet natyrore në territorin tonë pyjor, janë të shumtë dhe kanë një histori të veçantë që i shoqëron. Në sipërfaqen pyjore të Qarkut të Beratit ka shumë të tillë, por e veçanta është se një pyll i tërë me një sipërfaqe rreth 330 ha është shpallur park natyror. Kjo sipërfaqe e menaxhuar ndodhet në…

Takim mbi Planin e Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Alpeve, Projekti ECRAN

Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura si dhe grupet e interesit zhvilluan një takim për hartimin e Planit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Alpeve, i cili u mbajt në datën 10 nëntor dhe do të vazhdoj deri më 12 nëntor 2 015. Shqipëria është palë përfituese në Projektin ECRAN të financuar nga BE nëpërmjet instrumentit TAIEX.   Për më shumë informacione, ju lutemi klikoni

Nikaj- Mërtur, çelen bujtinat e para për turizmin malor dhe të aventurës

TIRANË, 9 Nëntor /ATSH-Nikolla Lena/.- Nikaj-Mërturi është një park rajonal në zonën verilindore dhe zë pjesën perëndimore të rrethit të Tropojës, në anën veriperëndimore të luginës së Drinit, duke u kufizuar në lindje përmes Majës së Korës dhe Qafës së Kolçit me komunën e Bujanit dhe të Fierzës dhe në perëndim përmes Qafës së Ndërmanjës dhe Qafës së Agrit me komunat e Shalës, Shoshit dhe Temalit, të rrethit të Shkodrës.…

Nis testimi dendrometrik në pyjet e Elbasanit

TIRANË, 6 Nëntor / ATSH / – Në pyjet e qarkut të Elbasanit dhe në Zonën e Mbrojtur Shebenikë-Jabllanicë, ka nisur numerimi i drurëve për hektar sipërfaqe. Këto quhen sipërfaqe provë të përkohshme, sepse monitorimi i shtimit të drurëve për hapsirë, bëhet vazhdimisht. Të dhënat dendrometrike në pyjet e ahut dhe lisit realizohen për të nxjerrë volumin aktual dhe numrin e drurëve për hektar në këto pyje. Rritja mesatare vjetore…

Projekti CABRA, mbështetje për ruajtjen e agrobiodiversitetit në Shqipërinë rurale

Parku Natyror Rajonal i Shkrelit, i cilësuar edhe si Porta e Alpeve shqiptare, është një ndër dy parqet rajonale në veri të Shqipërisë, që është inauguruar disa muaj më parë. Ky park është krijuar falë bashkëpunimit të komuniteteve lokale dhe mbështetjes së Bashkëpunimit Gjerman nëpërmjet GIZ (Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – Shoqata për Bashkëpunim ndërkombëtar) në Shqipëri. Projekti i GIZ-se, “Ruajtja e agrobiodiversitetit në Shqipërinë rurale” (CABRA) ka mbështetur prej vitit 2008…

Ekosistemi i gështenjës së Tropojës, me homogjenitetin gjenetik më të lartë në Europë

Specialisti i ekosistemit të gështenjës, njëherësh kryetar i shoqatës “Gështenja e Tropojës”, inxhinier Shpend Nikoçi, në një intervistë për ATSH-në, evidenton vlerat që mbart ky frut, në aspektin ushqimor, mjeksor, ekonomik, ekologjik e tradicional. Por gjithashtu, ai shpreh shqetësimin e madh për një sërë rreziqesh që i kanosen seriozisht sot kësaj pasurie kombëtare, më e madhja në Ballkan në llojin e saj. Ai thekson nevojën emergjente për ndërhyrje të organeve të specializuara…

Shqipëri-Kosovë, takimi i dytë i grupit të punës

Shqipëri-Kosovë, takimi i dytë i grupit të punës Më datën 30 – 31 tetor 2015 u zhvillua takimi i dytë i grupit të punës, për bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri-Kosovë. Takimi i parë është mbajtur në muajin gusht të këtij viti në Shqipëri, ndërsa i dyti u zhvillua në Kosovë. Në takim mori pjesë Ferid Agani, Ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapsinor të Kosovës, i cili ndër të tjera tha: “Unë…

Dedej në takimin e 5-të Komitetit Drejtues të Projektit MedPartnership dhe ClimVar & ICZM

Dedej në takimin e 5-të Komitetit Drejtues të Projektit MedPartnership dhe ClimVar & ICZM Drejtori i Përgjithshëm i AKZM, Z. Zamir Dedej merr pjesë në takimin e 5-të, që  është  dhe mbledhja e fundit e Komitetit Drejtues të Projektit MedPartnership dhe ClimVar & ICZM. Takimi mbahet nw Greqi, filloi më datë 3 nëntor 2015 dhe do të zgjasë 2 ditë. Në të marrin pjesë përfaqësuesit zyrtarë të vendeve të mesdheut,…

Gështenjat në Tropojë, së shpejti shpallen“Zonë e Mbrojtur”

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, duke vlerësuar vlerën ekologjike dhe atë ekonomike të masivit të gështenjave në Tropojë, po përgatitet që t’i jap statusin “Zonë e Mbrojtur” me qëllim mirëmenaxhimin e sipërfaqes së kultivuar me këtë frut. Masivi i gështenjave të Tropojës, merr edhe vlerën e një parku turistik, ku shumë vizitor kurioz ngjiten drejt tij edhe për turizmin e natyrës, të sportit apo ekoturizmin. Fruti i gështenjës është edhe një…

Parku Divjake- Karavasta vizitohet nga studente te huaj

Parku Kombetar Divjake- Karavasta vizitohet kohet e fundit nga studente te huaj Ceke, Skoceze te cilet jane shume te interesuar per te njohur faunen e Parkut. Sot gjithashtu vizitore ishin dhe 2 vellezer nga Suedia admirues te natyres. Administrata e Zonave te Mbrojtura-Qarku Fier
Page 3 of 5

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay