AKTIVITETE

7 Vjetori i shpalljes, “Park Kombëtar”

Banorët e zonës Shebenik-Jabllanic festuan 7 vjetorin e shpalljes, “Park Kombëtar” me vendim qeverie. Kjo festë u kurorëzua me lajmin që ju dha banorëve Ministri i Financave, Shkelqim Cani, i cili ju premtoi shtrimin e rrugës nga Librazhdi deri Shupenz. Gjatë aktivitetit folën Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtiura, Zamir Dedej, Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Fatmir Brazhda, si dhe kandidati i PS-së për kryetar bashkie, për Librazhdin, Kastriot Gurra. Ky aktivitet u organizua nga Agjencia Kombetare e Zonave të Mbrojtura, AKZM, Administrata e Zonave të Mbrojtura, Elbasan dhe shoqëria civile. Pas fjalëve të rastit u dha një koncert festiv nga fëmijët e shkollave përreth, si dhe u zhvillua një panair agro-ushqimor.
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ju premtoi banorëve shtrimin e rrugës nga Librazhdi në Shupence. Kjo është një rrugë rreth 40 kilometra, është shtruar traseja e rrugës, por sa më shpejt duhet të shtrohet dhe asfalti, në mënyrë që të mos të zhbëhet puna e bërë. “Unë nuk premtoj shumë, pasi gjithnjë është dikush që i ndjek premtimet. Por, po ju them me siguri që do të punoj për çeljen e një fondi për shtrimin e kësaj rruge. Në mënyrë që turistët t’i sjellim sa më shpejt këtu. Njëkohësisht do të loboj me miqtë e mi, që të vijnë sa më shumë njerëz për të vizituar këtë vend”, deklaroi Ministri i Financave, Shkëlqim Cani. 
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej deklaroi se me krijim e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, sipërfaqet e tyre jo vetëm do të zgjerohen, do të manaxhohen më mirë, por do të bëhen të njohura dhe të prekshme nga gjithkush që do të njihet me vlerat e tyre. Dita e shpalljes Park Kombëtar Shelbenik Jabllanic, do të kthehet në festë e përvitshme, duke u kthyer në traditë, ku do të tregohen vlerat e zonës, mjedisore, klimaterike, ekologjike, etj. Kjo do të shërbej për të promovuar turizmin në zonë. Dedej falenderoi komunitetin, të cilët i mbrojnë çdo ditë këto pyje nga prerjet e paligjshme. Ky park ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 40 mijë ha dhe është i madhi në vend. Përcaktohet si zonë me vlera të larta për natyrën dhe biodiversitetin.

Regjistrohu me E-mail

Adresa/Kontakte

Rruga: Norbert Jokl KP:1000, Tiranë, Albania

Tel: +35542258120 / +35542225068

Email:
info@akzm.gov.al
denonco@akzm.gov.al

Rrjetat Sociale/Mobile App

googleplay