AdZM Vlorë, nxënësit njohin vlerat e lagunës së Nartës

AdZM Vlorë, nxënësit njohin vlerat e lagunës së Nartës

Tejçimi i njohurive teorike dhe praktike për brezat e ardhshëm lidhur me rëndësinë e ligatinave shërben si një element mjaft i rëndësishëm për sigurimin e mbrojtjes së ekosistemeve ligatinore dhe vlerave natyrore që ato kanë. Në kuadër të kësaj dite u zhvillua një aktivitet me nxënësit e shkollës “Reald” të Vlorës, mbi njohjen e një prej lagunave më të rëndësishme në Shqiperi si laguna e Nartës. Pas orës edukative, u zhvillua një vizitë në terren si dhe një vazhgim i zogjve me mjete profesionale, duke i parë dhe i prekur vlerat e kësaj lagune.