AdZM Korçë në shkollën e fshatit Tren mbi vlerat ligatinore të P.K, Prespë

AdZM Korçë në shkollën e fshatit Tren mbi vlerat ligatinore të P.K, Prespë

Në Ditën Botërore të Ligatinave, AdZM Korçë me mbështetjen e projektit të KfË “Rezerva Ndërkufitare e Biosferës së Prespës”, zhvilloi një orë të edukimit mjedisor në shkollën 9-vjeçare në fshatin Tren. Gjatë kësaj ore u dha një ndërthurrje informacionesh për Parkun Kombëtar të Prespës, florën dhe faunën e tij, dhe u fol për rëndësinë e ligatinave për të ardhmen e njerëzimit. Në përfundim të orës, nxënësit u informuan rreth aktiviteteve edukative e mjedisore, që do të zhvillohen në muajt e ardhshëm, në kuadër të Programit të Edukimit Mjedisor.