AdZM, Fier mbjellje me studentët dhe orë mjedisore me shkollën e parkut

AdZM, Fier mbjellje me studentët dhe orë mjedisore me shkollën e parkut

2 Shkurti njihet si Dita Botërore e Ligatinave dhe shërben për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e lartë të ligatinave për njerëzit dhe planetin tonë. Në këtë ditë Parku Kombëtar “Divjakë Karavasta” pati shumē miq të natyrës në park. Parkun e vizituan studentë nga Fakulteti i Histori- Filologji, UT, të cilët pasi vizituan Qendrën e Vizitorëve, ku u njohën me vlerat e parkut, mbollën 100 fidanë pishë duke zyrtarizuar edhe ata parcelën, për të cilën do të kujdesen në vazhdimësi, sipjesë e nismës “Kurora e gjelbër e Universitetit”. Punonjësit e parkut pritën dhe prezantuan vlerat e ligatinave të këtij Parku dhe për nxënësit e shkollës "Hysen Malko", Kryekuq. Në kuadër të Ditës Botërore të Ligatinave dhe në bashkëpunim me specialistë të Shoqatës Ornitologjike Shqiptare zhvilluam një orë edukimi mjedisor, ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e kësaj dite. Kjo ditë është gjithashtu një rast për të përkujtuar nënshkrimin e Konventës Ramsar mbi Ligatinat në qytetin iranian të Ramsarit në 1971. "Veprimi ligatinor për njerëzit dhe natyrën", është tema për vitin 2022. Eshtë një thirrje për të investuar kapital financiar, njerëzor dhe politik për të shpëtuar ligatinat e botës nga zhdukja dhe për të rivendosur ato që kemi degraduar.