Konfirmohet prania e rrëqebullit në Parkun Natyror Korab-Kortnik

Konfirmohet prania e rrëqebullit në Parkun Natyror Korab-Kortnik

Konfirmohet prania e rreqebullit në një zonë të re, në Parkun Natyror Korab-Kortnik. Më parë ai është fotografuar në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanic dhe Malin e Munellës. Gjithashtu prania e tij është konfirmuar dhe në pjesën Maqedonase, Mavrovë. Në gjithë Ballkanin këto janë provat e vetme të ekzistencës së kësaj specie në zhdukje. Ndërsa në të gjithë botën janë konfirmuar 55 individë. Pamjet janë realizuar prej mësuesit Naim Palushi nga fshati Zapot.