Ministria Kumbaro viziton “shtëpinë” e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta

Ministria Kumbaro viziton “shtëpinë” e Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta

Qendra e Vizitorëve, qendër informimi dhe edukimi Gjatë një vizite pune në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro theksoi se duhet të punohet për rritjen e aktiviteteve në park, gjithnjë duke qenë miqësor me natyrën dhe me gjallesat që banojnë në të. Në këtë park miqtë priten në Qendrën e Vizitorëve, e cila është një qendër informuese dhe edukuese mbi të gjitha për fëmijët që duhet të mësojnë që të vegjël të duan natyrën dhe kafshët Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është shtëpia e shumë specieve që e popullojnë gjatë gjithë vitit, ndërsa së bashku me zonën e plazhit Divjaka arrin në 500,000 vizitorë, ku për vitin që po mbyllet 50 mijë ishin turistë të huaj. Qendra e Vizitorëve Divjakë është xhevahiri udhërrëfyes i gjithë ekosistemit të zonës.