Ministria Kumbaro, viziton Rezervatin Natyror të Menaxhuar Kune-Vain

Ministria Kumbaro, viziton Rezervatin Natyror të Menaxhuar Kune-Vain

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë pune në Rezervatin Natyror të Menaxhuar Kune-Vain. Gjatë takimit Kumbaro u njoh me Zonat e Mbrojtura që administrohen nga ky institucion, vlerat natyrore dhe problematikat e tyre. Kune-Vain është zona e parë e mbrojtur natyrore që prej vitit 1940. Ky vit që po mbyllim ka pasur numrin më të lartë të turistëve në Kune-Vain-Tale. Kjo lagunë po ashtu është shpallur zonë e rëndësishme për shpendët në Europë. Janë 196 lloje shpendësh popullojnë zonën dhe ekspertët e Administratës së Zonave të Mbrojtura, Lezhë, të cilët shkelin çdo ditë territorin pohojnë se ka një rikthim të shpendëve dhe shtim të numrit të tyre. Moratoriumi i gjuetisë ka shmangur në masë të madhe abuzimet që i bëheshin faunës. “Por ende vigjilenca dhe puna në terren s’duhet ngadalësuar për t’u siguruar gjallesave një jetesë të qetë në habitatet që u takojnë”, theksoi ministria në këtë vizitë.